Gruevski kundërshton emrin ‘Republika e Maqedonisë Veriore’
Kryeministri Nikolla Gruevski kundërshton emrin Republika e Maqedonisë Veriore, si varinat i mundshëm për zgjidhjen e kontestit me Greqinë. Në intervistën e sotme për emisionin e sotëm “NE” , Gruevski thotë se nëse paraqitet oferta që “Republika e Maqedonisë Veriore” të ketë përdorim ndërkombëtar, gjëja e vetme që mund të bëjë është organizimi i referendumi në mënyrë që fjalën e fundit ta thonë qytetarët.
“Qeveria ka qëndrim dhe ne në programin tonë kemi qëndrimin tonë. Por në pyetjen tuaj konkrete, nëse në referendum shtrohet pyetja Republika e Maqedonisë Veriore për përdorim të përgjithshëm unë do të kisha votuar kundër”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër i Maqedonisë. /alsat-m/