Gruevski, kujdes! Nuk heshtin të gjithë shqiptarët si BDI – ja!
Gazetari i mirënjohur nga Shqipëria, Pandi Gjata, njëkohësisht një nga kryeredaktorët e kanalit më të madh shqiptar, Top Channel, në një intervistë ekskluzive për portalin Almakos shpreh opinionin e tij lidhur situatën e krijuar midis Republikës së Kosovës dhe
ish Republikës së Jugosllavisë, Maqedonisë. Ndër të tjera, Gjata taksën e kryeministrit Nikolla Gruevski ai e barazon me një çmenduri, thekson faktin se Maqedonia është duke e zgjeruar konfliktin me të gjitha shtetet e rajonit, tani së fundmi edhe me shqiptarët. Ai shpreh habinë për mos reagimin e partnerit shqiptar në qeverinë maqedonase, partinë e Ali Ahmetit, me rastin e vendosjes së taksave nga të dyja shtetet. Në këtë intervistë Pandi Gjata flet edhe për reagimin e qeverisë së Shqipërisë në rast se do të vendosej regjimi i vizave për kosovarët nga ana e qeverisë maqedonase, si dhe për politikat anti – shqiptare pas ardhjes në pushtet të VMRO – DPMNE’së.
Almakos: Cili është mendimi i juaj lidhur me haraçin e qeverisë Gruevski – Ahmeti me taksat e fundit që ua vendosën kosovarëve?
Pandi GJATA: Taksa e vënë nga qeveria Gruevski për të gjithë qytetarët e Kosovës është veç një çmenduri sot ne vitin 2013. Unë personalisht nuk habitem nga vendimet e Gruevskit, pasi kam vite që ndjek zhvillimet në rajon dhe kam parë lloj – lloj politikash anti-shqiptare, jo vetëm ndaj atyre në Maqedoni, por edhe ndaj atyre te Shqipërisë, Kosovës dhe atyre të Luginës së Preshevës. Qofsha unë i painformuar, por do doja të paktën një distancim nga partneri shqiptar BDI dhe më pas një qëndrim të prerë nëse Gruevski nuk e kthen mbrapsht këtë vendim deri edhe ne daljen nga koalicioni. Gruevski me politikat e tij ndaj shqiptarëve në Maqedoni, por edhe tashmë ndaj atyre të Kosovës, dihet që ka vetëm një qëllim; të forcojë pozitat e tij, të prekë sa më shumë nacioanlistë dhe të mbajë një parti të çimentuar me votë në çdo palë zgjedhje, për të qenë i përjetshëm në pushtet dhe që të qeverisë edhe i vetëm, pa ia patur nevojën as BDI-së dhe as PDSH-së në parlament. Por kështu, më anët të këtyre veprimeve ai i vë kundër edhe shqiptarët ndaj njëri-tjetrit, siç edhe është pozita e përfaqësuesve të BDI-së në qeveri.
Almakos: Sa do të ndikojë kjo në marrëdhëniet ndërshtetërore midis Kosovës dhe Maqedonisë?
Pandi GJATA: Padyshim që ndikon. Dhe tensione të tilla artificiale absolutisht nuk na duhen mes fqinjëve. Maqedonia është një nga njohësit e hershëm të pavarësisë së Kosovës, dihet, jo prej dëshirës, por prej kërkesës së SHBA-ve. Por ajo që unë nuk kuptoj prej kaq vitesh është se Maqedonia është një shtet i rrethuar me fqinjë që nuk i njohin emrin, gjuhen dhe kishën, siç janë Greqia, Bullgaria dhe Serbia. Tashme konfliktin përpiqet ta zgjeroje më të gjithë shqiptarët, në 3 shtetet e ndryshme që jetojnë, Shqipëri, Kosove dhe Serbi. Dhe nuk arrij të kuptoj që pse kërkon të mbetet një vend i izoluar, si ishull, në mes të tokës dhe i rrethuar më fqinjë që hap vetëm konflikte.
Almakos: Gruevski këtë masë, me aprovimin ministrave të BDI-së e justifikon me taksat për prodhimet maqedonase që qeveria kosovare i zbatoi para pak kohësh. Ndërsa autoritetet në Prishtinë e thonë të kundërtën. Si e vlerësoni nga pikëpamja e juaj veprimin e qeverisë kosovare?
Pandi GJATA: Edhe ne rastet kur qeveritë e mëparshme të Shkupit kanë marrë vendime, siç me kujtohet vite më parë për vendosjen e regjimit të vizave me Shqipërinë, reciprociteti ka munguar nga ana e Tiranes Zyrtare. Unë do e përshëndesja vendimin e Prishtinës për ndalimin e prodhimeve me origjinë maqedonase pasi i tregon Gruevskit se është ky është shteti i Kosovës. Prishtina nuk mund të vendoste taksen për qytetarët e Maqedonisë, pasi kështu i vendos taksë edhe qindra mijëra shqiptareve të Maqedonisë. Ndaj përgjigjja ka qene e gjetur dhe e duhur me bllokimin e mallrave.
Almakos: Si është e mundur që gjithnjë politika të tilla revanshuese zbatohen kur dëmtohen vetëm shqiptarët (duke pasur në këtë rast parasysh shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë)?
Pandi GJATA: E thashë dhe pak më lart, politikat e qeverive në Shkup, por sidomos qe pas ardhjes së VMRO-DPMNE-se në pushtet kanë qenë anti-shqiptare dhe kjo ka qene e dukshme. Mendoj se ka ikur koha e kërcitjes se dhëmbëve dhe Gruevski apo qeveritë e Shkupit, duhet të kuptojnë që shqiptarët nuk mund të përdoren si mish për top si në të shkuarën. Ekzistenca e dy shteteve shqiptare sot në Ballkan duhet të bëjë këdo që është kokë e nxehtë në Shkup, Beograd apo edhe Podgoricë, që të mos luajë më me shqiptarët në Maqedoni, Serbi dhe Malin e Zi, e jo me me ata të Shqipërisë dhe Kosovës. Plus që mëndje të tilla sot, janë për tu izoluar një ditë e më parë.
Almakos: Tash së fundmi, media të afërta me pushtetin e Gruevskit kanë paralajmëruar edhe mundësinë e regjimit të vizave për kosovarët nga ana e Maqedonisë. Nëse do të vendosej një masë e tillë, cili do të duhej të ishte reagimi i shtetit shqiptar, e cila mbase mund ta ndërgjegjësojë Maqedoninë si pretendente për tu anëtarësuar në Nato me veto eventuale, derisa ajo mos ta ndryshojë qasjen ndaj shqiptarëve….
Pandi GJATA: Nuk besoj se kjo do te ndodhë. Nuk besoj se BE dhe SHBA do të lejonin një vatër tensioni në Ballkanin e 2013-es, se diçka i ka shkrepur në kokë një individi. Por nëse kjo ndodh do të kishte një situatë të tensionuar dhe padyshim që Shqipëria mendoj se do të ketë reagimin e saj. Por reagimi i parë padyshim i takon Prishtinës dhe përgjigjja e parë e saj ka qenë më vend. Një veto e Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO? Nuk besoj që gjerat të shkonin deri këtu. Kjo në radhe të parë nuk I intereson Maqedonisë që të hapë një kapitull të ri me çështje veto-je, me një tjetër fqinj, siç ka këto 20 vjet me Greqinë që nuk po mund dhe nuk po mund ta zgjidhë dot çështjen e emrit. Tiranë nuk do ta mendonte besoj një veto në radhë të parë për shqiptarët e Maqedonisë. Por në fund dua të them se këto janë ca tullumbace, që si ato paraardhëset, do të shfryhen shpejt./Almakos