Dimitris Tzanakopoulos, zëdhënës i Qeverisë greke dhe ministër pa resor, ka deklaruar se ndryshimi i emrit kushtetues është parakusht për zgjidhjen e çështjes së emrit.

Në deklaratën e tij për radio Alfa 984, Tzanakopoulos rikonfirmoi pozitat greke, që sipas tij do ta pranonin edhe një zbatim teknik të palës maqedonase për një zgjidhje të qëndrueshme.

Sipas tij, marrëveshja duhet qartë të përshkruaj hapat e zgjidhjes, që duhet të fillojë me ndryshimin e emrit në marrëdhëniet ndërkombëtare, njohja nga Greqia, pastaj ndryshimi i Kushtetutës, ku duhet të përfshihet emri i ri, e më pastaj vjen mbështetja greke për integrimet në organizatat ndërkombëtare.

Shpërndaje artikullin në: