Gjendet trupi i pajetë i një shqiptari në brigjet britanike
Trupi i pajetë i një personi të gjetur ditën e mërkurë të javës së shkuar në plazhin Felikstou i përket shqiptarit Leonovid Isufajt, i cili mendohet se është hedhur nga një anije që po e depërtonte në Holandë.Mësohet se ngjarja ka ndodhur më 26 shkurt të këtij viti. Ndërsa trupi i pajetë u gjet më 20 mars në rrugën “Buregate” të plazhit Felikstou.
Që pas gjetjes së trupit, policia nisi hetimet për identifikimin e tij. U deshën pothuajse një javë që policia britanike të identifikonte shqiptarit Isufaj, i cili është 27 vjeç.
Mbrëmjen e 26 shkurtit, ai së bashku me një shqiptar tjetër u hodhën nga anija që do t’i depërtonte në Holandë, pasi në Britani kishin qëndruar në mënyrë të paligjshme.