diamanti 2 Gjendet diamanti i rrallë ngjyrë blu, në veri-lindje të Pretoria-s, në Afrikën e Jugut. Lajmi është bërë i ditur nga kompania “Petra Diamonds”, e cila njoftoi për zbulimin e një diamanti ngjyrë blu 29,6 karat.  Ai është gjetur në minierën e Cullinan-it , ku kjo kompani punon, prej vitit 2008. Gurit të çmuar me ngjyrë blu, i cili përshkruhet si një gur me qartësi të rrallë dhe me mbushje të jashtëzakonshme, ende nuk i është vendosur një çmim, por sipas ekspertëve ai mund të shkojë deri në 60 milionë dollarë, duke llogaritur që kushton 2 milionë dollarë një karat.

Ky është diamanti i parë i kësaj madhësie të gjetur në këtë zonë. Vitin e kaluar u gjet një tjetër diamant blu 25.5 karat, në të njëjtën minierë, i cili u shit për 17 milionë dollarë. Në këtë minierë janë zbuluar diamantet më të veçantë në botë. Vitin e kaluar u zbulua një diamant 25,5 karat, i cili u shit për 9,49 milionë dollarë.

diamanti 3