Stefan Fule -Komisioneri Evropian për Zgjerimin, Stefan Fule, ka dhënë një shpjegim të asaj që po ndodh aktualisht në politikën shqiptare. Sipas komisionarit situata aktuale dhe mosmarrëveshjes për zgjedhjen e presidentit vijnë për shkak të mos përfundimit të reformave të ndërmarra pas marrëveshjes PD-PS në nëntor të vitit 2011.

“Jam i ndërgjegjshëm për rëndësinë e afatit të 24 majit dhe gjithashtu atë që ç’ndodhi dhe ç’nuk ndodhi në 30 maj. E mbaj mend shumë mirë se ç’farë kam thënë gjatë vizitës time në Tiranë. Nëse nuk kishte marrëveshje përfundimtare për reformën zgjedhore dhe parlamentare në 24 maj, atëherë marrëveshja e nëntorit mund të kthehej në pjesë të problemit dhe jo të zgjidhjes. I takon forcave politike shqiptare, mazhorancës dhe opozitës të parandalojnë që kjo çështje të mos bëhet pjesë e problemit dhe që ta zgjidhin çështjen e presidentit në frymën e konsultimeve”, tha Fule.

Komisioneri ka njoftuar se shumë shpejt në Tiranë do të vijë Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin, Sefano Sanino në kuadër të arritjes së produktit final të marrëveshjes së nëntorit. Komenti i tij u bë pas takimit me zv.kryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi, mbajtur në Brukse