Franca voton presidentin
Qytetarët francezë votojnë sot në balotazhin për president. Sondazhet e opinionit tregojnë sfiadantin socialist, Fransua Holland, para presidentit Nikolas Sarkozi.
Fushata e tyre është zhvilluar me premtimet për papunësinë, imigracionin dhe të ardhmen ekonomike të Francës.
Në apelin final drejtuar 46 milionë votuesve francezë, Sarkozi ka thënë se fitorja e socialistëve do të mund ta çonte ekonominë e dytë më të madhe në Eurozonë në rritje të deficitit dhe borxhit, sikurse Greqia.
Holland ka premtuar më shumë shpenzime buxhetore dhe taksa më të larta.
Nëse fiton, Holland do të bëhej presidenti i parë socialist i Francës që nga viti 1995, kur Fransua Miternad ka lënë zyrën.