Fouere: Gruevski, metoda alla-Rusie kundër protestave
Ish-ambasadori i BE-së në Shkup Erwan Fouere ka mbështetur protestat e studentëve dhe në të njëjtën kohë ka dënuar mediet e afërta me VMRO-DPMNE-në për fushatën negative.
Fouere tha se në këtë fushatë kundër studentëve ishte përfshirë edhe vetë kryeministri Nikola Gruevski, i cili do të deklaronte se protestat po organizohen nga opozita maqedonase.
“Ky tentim arrogant për të frikësuar ka pasur për pasojë metoda që mund t’i shihen në Bjellorusi dhe Rusi dhe jo në një shtet-kandidat për anëtarësim në BE”, tha Fouere.