aparati-henaI vetmi fotoaparat e agjencisë amerikane të gjithësisë NASA, të cilin astronautët e misionit Apolo e kthyen në Tokë pas qëndrimit në Hënë, është shitur në një aksion në Vjenë për 550 mijë euro. Fotoaparati i argjendtë, i cili mund të përforcohej në pjesën e përparme të rrobave të astronautëve, fillimisht ishte vlerësuar me 200 mijë euro.

Aparati “Hasselblad Lunar Module Pilot Camera” i takonte astronautit James Irwinit, i cili kishte bërë 299 fotografi gjatë misionit Apolo 15, në verën e vitit 1971.
NASA gjatë misionit Apolo 11 deri 17 në mes të viteve 1969 dhe 1972 ka dërguar në Hënë 14 fotoaparate, por vetëm një është ther në Tokë.