Forcat e Sigurisë së Kosovës për Trajnime në Danimarkë
Ibrahim Xhemajli-“Njësiti për reagim krizash i FSK-së perfundoi me sukses trajnimin njëjavor në Danimarkë-Video
http://vimeo.com/40763465
Ky njësit i perberë prej 42 pjesëtarve dhe udhëhequr nga nënkolonel Shemsi Syla dhe i monitoruar nga mentorët danezë nënkolonel John Flarup dhe Holger Fulgsang në ambientet e kazermes ushtarake në Tinglev të Danimarkës kishin një javë mjaftë intenzive me ushtrime të shumëllojta në aftësimin dhe profesionalizimin e tyre në reagim krizash.
Ne prezentuam në një nga ushtrimet e tyre intenzive që filloi në oret e hershme të mengjesit të 29 marsit, ku ishin përcaktuar 3 vende delikate për intervinim; në aeroportin lokal të qytetit Søndeborg ,në qendër të qytetit Åbenrå dhe në një depo të kimikalieve të të njejtit qytet.
Posa u dha alarmi, komandant Shemsi Syla dha urdhërin për të gjithë pjesëtarët e njësitit , por të parët që u nisën ishin 3 grupe që u nisen në tri drejtime për vlerësimin e situatës në vendngjarje; aeroport, depo të kimikalieve dhe në qendër të qytetit, të cilet pasi grumbulluan informatat e nevojshme vazhdimisht raportonin në qendër ku bëhej analiza adekuate të informatave, në bazë të të cilave pastaj mirrëshin vendimet dhe masat perkatëse për reagim.
Vlen të theksohet se si në depon e kimikalieve poashtu edhe në aeroport personeli ishte shumë i hapur në bashkëpunim , madje edhe miqësor në dhënien e informatave vetëm që intervenuesit të kryejnë detyrat e tyre në nivel të kënaqshëm. Edhe qytatarët në qendër të qytetit nuk nguronin të bisedonin me këta mysafirë të uniformuar dhe t’iu përgjigjen pyetjeve të tyre.
Në fund të ushtrimit mentorët danezë John Flarup dhe Holger Fulgsang dhanë vlerësimet superlative për këtë njësit , i cili me kualifikimin dhe trajnimet e deritashme është i nivelit të kolegeve danezë , madje është i gatshëm për t’u dërguar edhe në operacionet e ndryshme ndërkombëtare – thanë bindshëm mentorët danezë Holger Fulgsang dhe John Flarup të cilet edhe i ҫertifikuan një nga një , në një ceremoni rasti , të gjithë pjesëtaret e këtij njësiti.
Pas një suksesi të tillë dhe në shpërblim të punes së tyre nikoqirët danez kishin organizuar edhe një sheti për mysafirët në Kopenhagë në vizitë të vendeve dhe monumenteve të ndryshme historike si në muzeun e lirisë , në kështjellën e Hamletit, në muzeun e armëve dhe në bibliotekën mbretrore daneze.
Por një kenaqsi e veҫantë e FSK-së ishte edhe takimi me bashkatdhetarë në Danimarkë, përmes një organizimi të disa asociacioneve shqiptare si : Unioni i studentëve Shqiptarë, Rvzik, shoqata “Zenel Hasani ” Ovluck etj., në të cilën morrën pjesë edhe ambasadori i Shqiperisë Arben Cici , ambasdori i Maqedonisë Asaf Ademi, kryetari i shoqatës miqësore shqiptare – daneze Tue Magnusen dhe veprimtarë nga Suedia Naim Sadiku , Bashkim Hoti , Dritëro Zhitia , Gani Abazi etj.
Moment shumë emocionues ishte edhe takimi ish-luftëtarit të UҪK-së Niels Henrik Høge (vullnetar nga Danimarka ) me disa nga bashkëluftëtarët e tij .
Ne këtë takim të përzemertë nënkolonel Shemsi Syla i informoi të pranishmit me zhvillimet e FSK-së e në veҫanti të njësitit të tij në profesionalizim dhe të gatshëm që t’i shërbejnë atdheut në ҫdo rast që paraqitet nevoja.
Kurse koloneli John Flarup foli për përvojat e mira të tij në Kosovë dhe për gadishmerine e Danimarkës por t`i dalë në ndihmë Kosovës , përvec ndihmave tjera , edhe në profesionalizimin e FSK-së. Ai edhe njëherë konfirmoi se FSK është në rrugë të mbarë të profesionalizimit të saj, madje njësiti për reagim krizash me të cilin ka punuar , është i nivelit të tillë profesional sa që mund lirisht të merrë pjesë edhe në operacione ndërkombëtare.
Grupi muzikor ” Zenel Hasani ” argëtoi të pranishmit kurse gastronomi Besnik Lajci ( ish-luftëtar i UҪK-së ) shtroi darkë për të gjithe pjesëmarrësit.
Ibrahim Xhemajli – Kopenhagë, 01.04.2012″