Fjala përshëndetëse e Hajdin Abazit në 25 vjetorin të themelimit të Zërit të Kosovës
Përshendetje e Hajdin Abazit – zëvendës ministër në Ministrinë e kulturës të Qeverisë së Kosovës ,
Në manifestimin kushtuar 102 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe 25 vjetorit të themelimit të Zërit të Kosovës – mbajtur më 30 nëntor të vitit 2014 në Ballerup të Danimarkës
Mirëmbrëma të gjithëve , gëzuar 28 nëntori , gëzuar 25 vjetori i radios Zëri i Kosoves ,tani edhe televizion.pra radiotelevizioni zëri i Kosoves
-I nderuari baca Adem , jo vetëm simbol por një nder i jashtëzakonshëm i kombit shqiptar që ka nxjerrë një figurë sikurse baca Adem përmes së cilës i ka treguar botës se ne kemi një identitet dhe jemi të vendosur që të insistojmë ta fitojmë lirinë dhe të bëjmë shtet e të jetojmë të barabartë me të gjithë kombet e popujt e evropës.
-Inderuar minister Makolli dhe shumë figura , të nderuara shumë figura të shquara këtu, që pot ë filloja tì përmend me emra sigurisht se do të leja shumë kend pa përmend se ka kaluar një kohë e gjatë që jemi shkëputur prandaj edhe po ju kërkoj falje paraprakisht , mirëpo nuk mund pa i përshendet disa miq.me këtë rast dua ta përshendes Tue Mgnussen me të cilin ka mëse 30 vite që njihem dhe ka qenë një mbështetes i ashtëzakonshëm i cështjes sonë në Danimarkë.Me kënaqësi të vecantë dua ta përshendes edhe një ushtar të UCK , këtu ka edhe ushtar tjerë , por dua ta përshendes në mënyrë të vecantë danezin Niels , të cilin e kam takuar nën unifrmonën e UCK në vijë të frontit por edhe në Kosovën e cliruar.Flm Niels , flm të gjithë miqve që na kanë ndihmuar…
Natyrisht , nuk mund e lë pa e përshendet edheIbrahim Xhemajlin , kryeredaktorin e RTV zëri i Kosovës , me të cilin bashkarisht e kemi themeluar radion por Ibrahimi ka qenë shtylla e gjithë këtij suksesi 25 vjecar , bashkë me Ixhetin e Adnanin , bashkë me gjithë ju të nderuar bashkatdhetarë që nuk keni kursyer asgjë për ta mbështet radion që ti bëj 25 vjet.
Ka edhe shumë veprimtarë , që kanë ardhur sonte këtu nga Suedia.Kemi këtu z Naim Sadikun, Nuhi Mazrekun,ramadan Seferin.Po ashtu Riza Sheqirn,i të cilin e kam njohur në aktivitete dhe këtu e 30 vjet më parë nuk u ndal asnjëherë për të marrë pjesë në manifestime , kurdoherë që i është dhënë mundësia.
Sigurisht se në mesin e bashkatdhetarëve , këtu në Danimarkë, ka edhe shumë personalitete me të cilët ,vërtetë, kemi bërë një punë tashmë 3 dekadshe . Êshtë psh Xhemil Zeqiri , është Xhemil i tjetër (Idrizi) , janë shumë figura (tjera) të shquara pa të cilat as radio zëri i kosovës , as komuniteti ynë , këtu në d Danimarkë , nuk do të kishin qenë në gjendje ta japin këtë kontribut.Unë kam ardhur në mesin tuaj ,për demonstrata, për tubime,për manifestime në mbështetje të luftës clirimtare dhe kam qenë krenar , githnjë ,për mbështetjen që na e keni dhënë.Me punën që keni bërëna keni dhënë kurajo dhe ne kemi arritë një sukses, që pa mbështetjen tuaj nuk do të arrinim këtu ku jemi.
Kërkoj ndjesë se më doli nga mendja.Dua ta përshendes Mina Jensen –kryetare e atëhershme e Komitetit Danez për Kosovën , i cili na e bëri të mundshme që ta fillojmë këtë radio.Këto falenderime janë vetëm një shprehje mirënjohjeje nga ne për gjithë miqët danez,për ata që i përmendem dhe edhe për ata që nuk i përmendem, të cilët , të pakten , në këto 3 dekada kanë qenë me ne , na kanë mbështetur.
Ju falemnderit të gjithë juve.Gëzuar 28 nëntori.Gëzuar përvjetori i 25 i radios Zëri i Kosovës.