Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë shumicën e votave për zgjedhjet e kryetarit të komunës. Rezultati paraprak i KQZ-së tregon se kandidati i PDK-së, Agim Aliu, ka marrë mbi 40% të votave. Por duke qenë se ai nuk ka siguruar më shumë se 50%, sistemit zgjedhor i Kosovës parashikon mbajtjen e një raundit të dytë.

Pavarësisht kësaj, kandidati i PDK-së e shikon veten si fitues dhe në Ferizaj kanë simpatizantët e partisë së tij kanë nisur festimet në rrugët e qytetit.

Në balotazh me Aliun do të shkojë kandidati i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, i cili në raundin e parë mori rreth 24% të votave.

Në vend të tretë u rendit kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, me afërsisht 16%, më pas Naim Ferati nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 10%.

Pjesëmarrja në zgjedhje kanë qenë shumë e ulur pasi vetëm 30% e qytetarëve kanë ushtruar të drejtën e votës