Femrat Shqiptare drejt Hollywood-it:Aktorja Greta Zenelaj më e kërkuara
Nga Dr. Ermira Babamusta-Hollywood / 17 Janar 2011
Greta Zenelaj ka mbaruar shkollën për gazetari në Tiranë dhe erdhi në Amerikë për të ndjekur ëndrrën e saj të Hollywood-it. Bashkë me motrën e saj, Vilmën kanë shkruar, prodhuar dhe drejtuar vetë filma si dhe janë drejtuese të kompanisë “Colored Films” të themeluar në Los Angeles.
Greta Zenelaj ka mbi 10 vjet që jeton në Amerikë, por me dy filmat që ka shkruar skenarin bashkë me motrën e saj, Vilma Zenelaj dhe ka luajtur rolet kryesore, këto katër vitet e fundit ka tërhequr vëmendjen e komunitetit më prestigjoz të kinematografisë të Hollywood-it. Greta ka marrë ftesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmave në New York ku dhe ka fituar çmimin “Komedia më e mirë” për filmin e saj “What Do I Do Now?” (Çfarë do bëj tani?) deri në të famshmin ‘Golden Globe Awards’ që u zhvillua në Los Anxhelos me 16 Janar 2011.
Greta Zenelaj (Aktore, Producente, Shkrimtare)Rruga ndaj suksesit për aktoren nuk ishte e menjëhershme dhe e lehtë. Greta Zenelaj shprehet se e ka pasur pasion aktrimin. Që kur mori pjesë në shfaqje teatrale në Shqipëri i pëlqeu përshtypja që i la publiku mbas interpritimit të saj të personazheve të ndryshme dhe shfaqjes së ndjenjave sipas rolit. Bashkë me motrën e saj, Vilmën, vendosën të themelojnë kompaninë e filmit ‘Colored Films’ për të zhvilluar më tej artin e filmit si dhe për të marrë experiencë në krijimin e filmit pas kamerave.
Rruga ndaj suksesit për aktoren nuk ishte e menjëhershme dhe e lehtë. Greta Zenelaj shprehet se e ka pasur pasion aktrimin. Që kur mori pjesë në shfaqje teatrale në Shqipëri i pëlqeu përshtypja që i la publiku mbas interpritimit të saj të personazheve të ndryshme dhe shfaqjes së ndjenjave sipas rolit. Bashkë me motrën e saj, Vilmën, vendosën të themelojnë kompaninë e filmit ‘Colored Films’ për të zhvilluar më tej artin e filmit si dhe për të marrë experiencë në krijimin e filmit pas kamerave.
“Xhirimi i filmit tonë të dytë ‘In The Woods’ (Në Pyll) ishte më i lehtë meqe morën eksperiencën nga i pari. Arritëm të filmojmë në një vend ekslusiv, i mbyllur nga publiku, në Parkun Nacional të Los Anxhelos (Los Angeles National Park). E kemi filmuar për 10 ditë me 10 persona. Megjithëse kemi pasur kufizime nga financat jam shumë e kënaqur që arritëm ta mbarojmë filmin pa kaluar buxhetin e planifikuar.”
Aktorja Greta Zenelaj dhe aktori David Landry gjatë xhirimit të “Në Pyll”me drejtoren Vilma Zenelaj (USA)
Personazhet eFilmit “Në Pyll”
Greta luan rolin kryesor, bashkëshortja e Steve-it, rol i luajtur nga i talentuari aktor David Landry. Martesa midis Evës dhe Steve është e vështirë dhe si çift kanë pasur probleme në lidhjen e tyre. Çifti vendos të shkojë për pushime në park për t’i dhënë njëri tjetrit një shans për të përmirësuar martesën.
Në filmin “In The Woods”Greta Zenelaj interpreton me shumë ndjenja dhe shpirt rolin e Evës. Momentet e ankthit si dhe frikës ndaj humbjes së jetës në pyll, të japin një ndjenjë të veçantë plot dhimbje ndaj personazhit.
Çifti përjeton një ekperiencë të tmerrshme në pyll, me prezantimin e karakterit të ri, Carl, gjyetari i cili ndërlikon situatën. Eva dhe Steve janë në rrezik dhe fundi i filmit zbulon arsyet dhe karakterin e vërtetë të Steve. Gërshetimi i humorit, ankthit, tmerrit dhe ndjenjave në film, ndërthurur bukur nga aftësia e shkrimtares dhe regjizores Vilma Zenelaj të len përshtypje të mira dhe dëshirën për të zbuluar çfarë do ndodhë më pas.
“I jam mirënjohës Gretës dhe Vilmës që më ftuan të marr pjesë në këtë projekt. Ishte nje ekperiencë fantastike dhe mezi pres të punoj sërish me dy vajzat ambicioze, ta talentuara dhe me passion. Të drejtosh dhe të prodhosh një film është shumë e vështirë, por Vilma dhe Greta e përfunduan filmin me dinjitet dhe klas.”
David Landry
Premiera e Filmit “In The Woods” në Hollywood
Filmi “In The Woods” (Në Pyll) është projekti i dytë i regjizores Vilma Zenelaj dhe motrës së saj, Greta Zenelaj e cila luan rolin kryesor ‘Eva’ në film. Ky film u realizua nga kompania “Colored Films” e cila është themeluar nga dy talented shqiptare të Hollywood-it. Filmi i tyre i parë “What Do i Do Now?” (Çfarë Do Bëj Tani?) u nominua dhe fitoi tek Festivali Ndërkombëtar i Filmave në New York.
Premiera e filmit u shfaq midis miqve, kritikëve dhe dashamirësit të industrisë ku morën pjesë dhe u prezantuan krijuesit e këtij projekti dhe aktorët. Filmi u pëlqye sidomos për nivelin profesional me cilësi të lartë në xhirimin artistik si dhe aktrim të shkëlqyer të Gretës, David Landry dhe Rocco Di Nobile.
Vilma dhe Greta po bashkëpunojnë në një film të tretë ku për herë të parë do filmojnë në Shqipëri dhe Miçigan (Sh.B.A.). Të rejat e fundit rreth këtij projekti në përpunim të tanishëm mund ti gjeni tek faqja e kompanisë Colored Films, www.coloredfilms.net dhe www.inthewoodsmovie.com.
Nga Ermira Babamusta, Ph.D.

