bedri-halimiBedri HALIMI- shkrimeve ndotëse të Fatos Lubonjes dhe të Arben Idrizit, duke qenë ato fund e krye qëllimkëqija, dhe duke mos pasur ata asnjë peshë politike të mirëfilltë, nuk ka pasur nevojë që t`u përgjigjet askush, por megjithatë e shohë të arsyeshme që për hir të opinionit të gjerë ti them dy fjalë për këta dy antishqiptarë. Është e qartë se pas pavarësisë së Kosovës objektivi ynë nuk duhet të orientohet vetëm në vlerat e luftës, por edhe konsolidimin të shtetit të Kosovës, të ekonomisë dhe të demokracisë në vendin tonë. Në këtë drejtim disa elemente emocionale të politikës sonë kombëtare duhet t`i takojnë tanimë të kaluarës, por kjo nuk i arsyeton “Idën” dhe “Ljubon”, që ata duke i shpallur Adem Jasharin, Kadri Veselin, Ramush Haradinajn, Fatmir Limajn, aAzem Sylen dhe të tjerët si vrasës pa asnjë bazë e asnjë argument, thjesht sepse kështu iu ka “tekur” atyre. Duket sheshazi se këta dy “intelektualë” e kanë marrë rolin e “zanatlijëve” të zbuluesve të “vrasësve”, duke i parë ata te figurat emblematike të Luftës Çlirimtare të Kosovës, duke filluar që nga komandanti legjendar Adem Jashari e deri Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Azem Syla dhe të tjerët. Duke u nisur nga ato që kanë mbllaçitur Ida e Luba, del se ata okupimin e Kosovës nga ushtritë serbe, as që e kanë kuptuar si okupim, por si një fushim të padëmshëm të forcave serbe në Kosovë, ashtu duke iu dhënë ushtarët serbë çamarrokëve shqiptarë, bonbone e sheqerka, për të mos thënë granata e plumba! Ose mbase sipas pikëpamjeve të tyre “tejinteletualiste” dhe “tejmoderniste”, okupimi qoftë si nocion qoftë si praktikë më nuk ekziton, dhe për rrjedhojë Serbia gjatë viteve 1998/1999 as që ka bërë luftë okupuese në Kosovë, edhe pse ajo ka masakruar rreth 15.000 civilë shqiptarë, (në mesin e të cilëve shumë fëmijë) si dhe ka vrarë rreth 2000 ushtarë të UÇK-së. Në të kundërtën, sikur “Ida” e “Luba”, ta kuptonin luftën okupuese të Serbisë ndaj Kosovës si okupim, ata nuk do ti konsideronin vrasës luftëtarët e lirisë, por do ti akuzonin për vrarës ushtritë, policitë dhe paramilitarët serbë. Shtrohet pyetja çfarë është dashur të bënin Adem Jashari, prestarët e listës së “Ides” dhe të tjerët që gjenden e nuk gjenden në listën e Batiqit, të cilët “qifti IDA-LjUBA” i akuzon për vrasës, sepse ata kanë luftuar duke e krijuar UÇK-në kundër ushtrive, policive dhe paramilitarëve serbë, të cilët gjatë viteve 1998/1999 kanë bërë kërdi gjithandej nëpër Kosovë! Mos Adem Jashari dhe të tjerët nuk është dashur të luftonin për çlirimin e Kosovës, sepse “Ida” e “Luba”diku pas rreth 15-të vitesh do ti akuzonin si vrasës! Nëse Ida e Luba i kanë futur vet pipat në gojë për të “pipëzuar” kunër luftëtarëve të lirisë, apo pipat e tillë ua kanë futur atyre në gojë armiqtë e kombit tonë, kjo, për të mos u bërë unë si ata, do të thosha se është një çështje që mund të diskutohet. Por pa marrë parasysh nëse “pipat” e tillë ata ia kanë futur vetës, apo të tjerët ua kanë futur atyre, ato që kanë shkruar ata, flasin për vetëdijet e tyre të vetëpërdhosura. Siç dihet vetëpërdhosja e vetëdijes është vetëndotja më e madhe që njeriu mund ti bëj me vullnetin e tij vetës. Tanimë koha ka treguar se njerëzit me vetëdije të vetëpërdhosura, si Ida e Ljuba, Matoshi e ndonjë tjetër si këta, po gjetën “terren të butë”, siç është ky i Kosovës, janë në gjendje që të shpifin e t`i akuzojnë të tjerët ditë e natë, mbase për t`u bërë interesant! Në të kundërtën në vendet me demokraci të konsoliduara, Ida e Luba, Matoshi dhe të tjerët, për shpifjet dhe akuzat e tilla do të përballëshin me “terrenin e fortë” të ligjeve në fuqi. Nëse Ida, Ljuba, Halili e ndonjë tjetër s’kanë pasur guxim të ta luftonin okupatorin serb dje, kjo nuk u jep të drejt atyre, që për shkaqe smire apo xhelozie ti ndotin figurat emblematike të Luftës Çlirimtare të Kosovës me ndotjet e tyre. Edhe nëse kësaj treshe i ka ikur mendja dhe truri, kjo nuk do të thotë se të tjerët duhet të heshtin kur ata i nxjerrin jashtë të vjellat dhe barkqitjet e tyre plot erë kundërmuese, në emër të asaj, sikur gjoja në demokraci, ka të drejtë të thotë secili çfarë të dojë. Në demokraci ka rregulla. Mendimi i lirë e ka vendin e tij. Por edhe përgjegjësia për fjalën e thënë e ka vendin e saj. Edhe shpifjet dhe akuzat pa bazë e kanë vendin e tyre, kuptohet nëpër sallat e gjykatave dhe nëpër nenet e ligjeve. Vetëm në anarki, e jo në demokraci, njeriu mund të lëshoj “broçkulla” për kë të dojë, pa pasur asnjë argument në dorë. Arben Idrizi me Co duhet të dinë se në Kosovë nuk janë vrarë vetëm fëmijët e familjes Jashari, por janë vrarë edhe mijëra fëmijë tjerë. Por atyre nuk u bën përshtypje vrasja e fëmijëve të tjerë, sepse ata i kanë vrarë forcat serbe, ata që sipas tyre edhe kur bëjnë vrasje nuk janë vrasës! Sipas Idës, Lubos dhe të tjerëve si ata, del se sikur Adem Jashari të mos ishte sakrifikuar me tërë familjen, asnjë fëmijë tjetër nuk do të vritej në Kosovë! Ku e dinë këta kasnec të stërkequr se sikur Adem Jashari të mos ishte sakrifikuar me familje, s`do të vritej askush tjetër në Kosovë, dhe për rrjedhojë edhe lufta sdo të ndodhte në Kosovë! Vërtetë, nga i marrin këto informata e të dhëna këta dy kasnecë! A e dinë ata se lufta në Kosovë nuk është bërë pse dikujt iu ka “tekur” të luftoj kundër Serbisë, ashtu siç Idës e Lubos iu ka “tekur” të lëshojnë shpifje e akuza kundër luftëtarëve të lirisë, por lufta në Kosovë ka qenë një domosdoshmëri, sepse Serbia ua kishte futur shqiptarëve thikën deri në palcë! Ida, Ljuba dhe sivëllezërit e tyre e dinë mirë se lufta çlirimatre e Kosovës ka qenë domosdoshmëri, por shtirën sikur nuk e dinë! Sipas tyre del se ata nuk e kanë pasur dert se duke mbetur Kosova nën sovranitetin e Serbisë, Serbia do të vazhdonte me burgosje masive e me vrasje të shqiptarëve si gjatë viteve të `80 e të `90 të shekullit të njëzetë, deria pjesa dërmuese e tyre të s`pastrohej etnikisht duke u vendosur në vende të ndryshme të Evropës e të botës duke u kthyer kësisoj Kosova në një Çamëri të dytë. Mendoj se ta quash dike vrasës, pse ai ka luftuar për çlirimin e vendit të tij, apo pse ai duke luftuar për çlirimin e vendit të tij, i ka humbur familjarët, siç i kanë quajtur Luba e Ida luftëtarët e lirisë, ndër të tjera është edhe një lavirësi e prostitucion politik. Kjo aq më tepër kur dihet se luftëtarët tonë të lirisë i kanë quajtur vrasës dhe terrorist eksponetët e shovinizmit serb, bashkë me vrasësit e dhjetëra mijëra shqiptarëve gjatë luftës së fundit në Kosovë. Është për të ardhur keq, se pas luftës në Kosovë, janë vrarë dhjetëra serbë dhe kjo është për çdo gjykim kushdo që ti ketë bërë ato vrasje. Nuk e dimë nëse këto vrasje i kanë bërë shqiptarët ose nëse ato i kanë bërë vetëm shqiptarët, por edhe nëse vrasjet e tilla i kanë bërë shqiptarët, megjithatë nuk mund të barazohen vrasjet e dhjetëra serbëve nga shqiptarët me vrasjen e rreth 15.000 shqiptarëve, me dhunimin e mijëra grave shqiptare dhe me përzënien e rreth një milionë shqiptareve nga forcat serbe gjatë viteve 1988/1999. Duke pasur parasysh se Serbia vetëm për gjysmë ore ka vrarë vetëm në fshatin Krushe 200 shqiptarë, kjo fletë se nuk mund të barazohet strajca me thesin, përkatësisht nuk mund të barazohen vrasjet e një numri të vogël serbësh nga ana e shqiptarëve njëherë në njëqind vjet, me vrasjet masive të shqiptarëv
e nga ana e forcave serbe, jo vetëm në luftën e fundit, por për më shumë se këtu e njëqind vjet. Kjo nuk e arsyeton askënd për asnjë vrasje të të pafajshmëve. Edhe Ljuba e Ida e dinë mirë se gjërat nuk mund të barazohen kësisoj, por ata shtirën sikur nuk e dinë! Dikush, për nga pamja fenotipore, e krahasoi Idrizin me shkrimtarin e madh rus, Dostojevskin, sepse Idrizi ynë na paska fytyrë dhe frizurë të ngjashme me ato të Dostojevskit, ndoshta sepse Idrizi po bëka punë të pista si ato të Dostojevskit. Por Dostojevskin më së pakut e kanë bërë Dostojevsk pamaja e fytyrës, frizuara dhe punët e pista, të cilat thuhet se ai i ka bërë. Dostojevskin e ka bërë Dostojevski letërsia, romanët e tij të përkthyera e të lexuara në katër anët e botës. Personalisht kam ndier keqardhje kur kam dëgjuar se Todi Lubonjen dhe Fatos Lubonjen, (atë e bir), diktatura komuniste në Shqipëri i ka dërmuar duke i mbajtur për vite të tëra burgjeve. Se si ka funksionuar diktatura në Shqipëri nuk e di, sepse nuk kam jetuar atje, por e di se në parim diktaturat kundërshtarët e tyre i përndjekin, i burgosin ose edhe i pushkatojnë, duke u krijuar atyre akuza të shpifura e të gënjeshtërta, pikërisht si këto akuzat e shpifura që ka bërë Fatos Lubonja, duke i quajtur figurat kryesore të luftës sonë çlirimtare vrasës pa asnjë bazë e argument. Kështu që, tani nuk e dimë pse Fatos Lubonja ka bërë mbi dhjetë vjet burg në Shqipëri. Por duke u nisur nga ato që ai ka shkruar për Ramushin dhe të tjerët, nuk ma merr mendja se ai në Shqipëri është burgosur si kundërshtar i komunizmit e si përkrahës i demokracisë, sepse po të ishte burgosur si kundërshtar i komunizmit, ai nuk do të krijonte akuza shpifëse kundër figurave kryesore të luftës çlirimtare, si në kohët e diktaturave komuniste. Kush mund të besoj se sikur gratë dhe fëmijët e Jasharajve të largoheshin nga shtëpitë e rrethuara, forcat serbe nuk do ti vrisnin ata, nuk do ti dhunonin gratë e Jasharajve, ose nuk do ti përdornin ato dhe fëmijët e tyre si pengje për ta detyruar Adem dhe Hamëz Jasharin që të dorëzoheshin të gjallë, dhe pastaj ti vrisnin ata bashkë me gra e me fëmijë, siç i kanë vrarë! Vetëm mendjet e “ndritura” të Ljubos e të Idës mund të besojnë se forcat serbe, po të largoheshin gratë dhe fëmijët e Jasharëve nga shtëpitë e tyre, do të silleshin me ta konform rregullave ndërkombëtare të luftës, duke mos i vrarë e masakruar, siç kanë vrarë e masakruar ato gra e fëmijë gjithandej Kosovës. Populli thotë “mos e vetë se kallëzon vetë!”. Edhe “Ida” e “Lubo-ja” duke trilluar akuza shpifëse e duke e quajtur Adem Jasharin dhe të tjerët vrasës, nuk kanë bërë tjetër veçse pa i pyetur kush kanë treguar se kush janë dhe ku i kanë çadrat! Sa të vetëpërdhosur, të vetëndotur e sa hiq njerëz janë.