rita-oraRita Ora qe një kohë të gjatë mban flokët bionde. Dhe në tepihun e kuq të ‘Harper’s Bazaar Women of the Year Awards 2013’ në hotelin London Claridge, gjatë natës së martë, këngëtarja shqiptare, dukej e mahnitshme me flokë dhe fustan të bardhë.

Ndonëse vërehej turma e madhe e njerëzve të pranishëm në këtë eveniment, këngëtarja 22 vjeçare dallohej në mesin e turmës me flokët e saj sapo të lyerja sërish të bardha, derisa kishte veshur një fustan tërësisht të mbyllur të bardhë, duke i dhënë pamjen e një engjëlli.