Emin Azemi: Çka po ndodhë në Maqedoni?
Analisti politik dhe publicisti Emin Azemi duke shprehur shqetësime për situatën e krijuar politike në Maqedoni sidomos në raport me shqiptarët ka dhënë një vlerësim të tij shqetësues në rrjetet sociale.
Ja se çfarë shkruan Emin Azemi:
Ka vite që segmente të caktuara të shërbimeve maqedonase, në mungesë të një truri politik shqiptar në Maqedoni, kanë rekrutuar mercenarë shqiptarë, të cilët duke vepruar nga nëntoka dhe për qëllime shumë të errta e ordinere, mund të përdoren pikërisht këto ditë, me qëllim të arritjes së 3 objektivave:
1. T’i mbyllet goja opozitës maqedonase, që ajo të mos dominoj hapësirën publike me të vërtetën e saj për babëzitë e pushtetit
2. Që shqiptarët në vend se të kthjellen dhe të konsolidohen për një ristrukturim të ri politik, ata tash duhet të mbrohen nga sulmet për vepra e trilluara subverzive kundër shtetit
3. Opinioni publik maqedonas të homogjenizohet rreth idesë megalomane të Gruevskit për ruajtjen e Maqedonisë nga ‘’tradhtarët’’ maqedonas dhe ‘’bashkëpunëtorët’’ e tyre shqiptarë, nënvizon analisti i njohur Emin Azemi.