Edhe Elvana Gjata gjoks me silikon?
TIRANE – Trendit të personazheve të famshëm që kanë kryer operacione estetike për të përmirësuar format trupore, sidomos të gjoksit, duket se nuk i ka rezistuar as Elvana Gjata.
Elvana ka postuar pak ditë më parë një foto mjaft provokative, duke nxitur spekulime se ka kryer ndërhyrje kirurgjike. E veshur me rroba mjaft të ngushta, duket se Elvana ka pasur për qëllim të shfaqte gjoksin e saj, i cili në këtë foto duket më i madh se zakonisht.
Nëse është e vërtetë që Elvana ka vendosur të bëjë një ndërhyrje në gjoks, kjo nuk është e qartë, por gjithsesi përmes kësaj fotoje, mund të shihet lehtë se gjoksi i saj ka pësuar ndryshime drastike.