ahmeti_menduhiSovranitet realizohet vetëm duke i bojkotuar zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

Kur flitet për Diasporën, s’ka dyshim se nga vetë emri tregohet se bëhet fjalë për shumë shoqata atdhetare prej në SHBA dhe Europë, të cilat me shumicë, deri 99 për qind janë që shqiptarët të ndërtojnë Republikën e tyre në Maqedoni, dhe se i kanë të gjitha shenjat se munden dhe një ditë duhet ta realizojnë patjetër. Por, Diaspora për Shqiptarët e Maqedonisë, e ndjen si obligim të ju informoj se edhe në Diasporë ka ca individë, nuk janë shumë, janë pak dhe pa pikë autoriteti, mundohen përmes racës së vasalëve dhe puthadorëve të përjashtuar nga Ahmeti dhe Thaçi ta demokratizojnë “car Nikollën” duke e parë veten deputet në njësinë 6, 5 dhe 2 mendojnë se shqiptarët janë aq naiv sa do t’i hanë për mëngjes foret e tyre. Ne me kohë do t’ju informojmë përmes faqes zyrtare www.dshm.org dhe mjeteve tjera për komunikim për secilin, që do të përpiqet në emër të Diasporës për një kolltuk turpi të legjitimojë sistemin e “car Nikollës”, pasi kemi një sistem të fortë të punës organizative dhe për momentin jemi në fazën e parë të planit operativ “Click and Share Online”.

Anëtarët tonë rriten çdo ditë, tani janë me numër të madh edhe në Iliridë. Ata na lexojnë, nuk hezitojnë të na përkrahin me zemër dhe shpirt, pjesa më militante s’ka as frikë të bëj share njoftimet dhe materialet tona, ata jemi ne dhe ne jemi ata, pasi tani binden se e kemi përnjëmend dhe nuk do të ndalemi deri në fitoren përfundimtare të shqiptarëve të Maqedonisë. Veprimtarët e DSHM-së dhe Bordi Shqiptar në SHBA nuk bëjnë kompromise në kurriz të shqiptarëve për dy kokrra groshë, as për një kolltuk turpi, siç thoshte Hasan Prishtina, as nuk e kemi ndërmend me magjistarët – sehirbazët e mediave dhe portaleve, siç janë Alsat, INA, Koha, Almakos, Zhurnal, e disa tjera me i faktorizuar për shpëlarjen e trurit që ua kanë bërë shqiptarëve të Maqedonisë. As nuk e kemi ndërmend ndonjë vasal të së kaluarës nën regjimin e LSDM-së me i legjitimuar se ‘janë e mira e kombit’. Na vjen keq, por duhet të ju informojmë se DSHM-ja beson se nuk vjen zgjidhja e çështjes shqiptare në Maqedoni përmes partive të vogla lokale, siç janë RDK-ja e disa lugetër të vjetër. Askush më mirë se veprimtarët e Diasporës nuk e kuptojnë pluralizmin politik në Maqedoni.

E dimë se ka njerëz të mirë në këto parti dhe grupe të vogla, por ju themi hapur se problemi i sovranitetit të shqiptarëve është mbi të gjitha dhe ky sovranitet realizohet vetëm duke qenë të bashkuar dhe duke refuzuar dhe bojkotuar zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Askush nga veprimtarët e DSHM-së nuk e sheh veten as si lider, as si deputet në sistemin e jonjëkohësisë të shtetit unitar.

Nëse dikush paraqitet me ambicie të atilla nga Diaspora, dijeni se nuk është pjesë e jona dhe është në shërbim të “car Nikollës” pa asnjë gram autoritet tek shqiptarët e Perëndimit.

Ne jemi shumë të qartë: nuk ka zgjedhje presidenciale dhe parlamentare për të mundur shqiptari i mundur të mundurin, në sistemin e “car Nikollës”. Ndaj thirrja jonë për Bashkim, në formë pyetje, ka qenë e drejtuar tek dy liderë, Ahmeti dhe Thaçi, pasi kanë mundësi dhe forcë reale të nisin një cikël të ri në Maqedoni.

Urdhëroni, shansen e keni!!! Të shkruani histori të mbarë dhe jo të ndarë!!!

Në fund, u jemi mirënjohës të gjithë aktivistëve, studentëve, rinisë dhe mërgimtarëve shqiptar, që po na japin përkrahje të parezervë në rrjetet sociale, por edhe në kontaktet e drejtpërdrejta në përhapjen e idesë së Diasporës për refuzimin dhe bojkotin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.

DSHM – Tim Shkupi