Digjët plotësisht Shtëpia e nxënësve në Dibër
Është djegur plotësisht Shtëpia e nxënësve apo e njohur si ‘internati’ në Dibër.Zjarri përfshiu këtë objekt rreth orës 5 të mëngjesit, duke nisur nga kati i dytë.
Objekti tashmë para disa viteve ka qenë jashtë funksionit. Viteve të fundit në këtë objekt jetonin disa familje, të cilat nuk e kishin të rregulluar vendbanimin.
Familjet kanë arritur që me kohë të dalin nga objekti. Ekipet e zjarrëfikësve kanë ndërhyrë, por megjithatë nuk ka pasur ndonjë rezultat.