diamantDiamanti më i vlefshëm në botë prej 59.6 karatësh (“Pink Star”) do të dalë në shitje në Gjenevë, në ankandin e organizuar nga “Sotheby’s” në muajin nëntor.Shtëpia e ankandeve thotë se guri i çmuar do të arrijë vlerën mbi 60 milionë franga. “Asnjë shtëpi mbretërore, asnjë muze dhe koleksionist privat në botë nuk ka një diamant me madhësi dhe ngjyrë të tillë”, tha David Bennet nga “Sotheby’s“.

Diamanti i përsosur ka ngjyrë roze që nuk mund të keni hasur ndonjëherë në diamante.

Gurë të njëjtë dhe me ngjyrë e peshë të njëjtë janë “jashtëzakonisht të rrallë”.

Guri i çmuar është dy herë më i madh si “Pink Graff”, një diamant roze prej 24.78 karatësh, i cili është shitur në Gjenevë në vitin 2010 për 45.4 milionë franga.

Diamanti i kuq është nxjerrë më 1999 në Afrikë nga De Beers.