Dha dorëheqje edhe Ministri i Financave,Stavreski
Pas dorëheqjeve të Jankullovskës, Janakieskit dhe Mijalkovit, edhe Zoran Stavreski ka dhënë dorëheqjen e tij të parevokueshme nga detyra si ministër i financave dhe zv/kyreministër, transmeton TetovaSot.
Dorëheqjet vijnë pas një jave nga protestat e organizuara nga informacionet që i ka publikuar opozita, të cilat ata thonë se ministrja Jankullovska ishte përfshirë në përpjekjen për të mbuluar vrasjen e Martin Neshkovskit dhe pas aksionit tre ditor në Kumanovë që mbeten të vrarë tetë policë.
Përveç kësaj në këtë rast, Janakieski dhe Jankullovska janë një nga figurat kryesore në publikimin e “Bombave” në tre muajt e fundit që publikon LSDM-ja.