Danimarka blen dokumentet e ‘Panama Papers’
Qeveria në Danimarkë do të blejë të dhënat e zotëruara nga firma ligjore që i dha jetë skandalit të njohur si “Panama Papers”. Lajmin e ka bërë të ditur ministri danez i Taksimit, Karsten Lauritzen.
Një ofertë anonime për të shitur të dhënat që përfshijnë deri në 600 shtetas danezë u bë tek autoritetet e këtij vendi gjatë sezonit të verës, saktësoi ministri. “Këtë e kemi një detyrim ndaj qytetarëve që paguajnë rregullisht taksat”, tha Lauritzen.
Vendimi u kritikua ashpër nga segmente të caktuara politike. Zëdhënësi i një prej partive të opozitës e cilësoi atë si “thellësisht të dënueshëm”.
Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar mendohet se kanë paguar për të siguruar të dhëna mbi klientët e bankave “offshore” në të kaluarën, por kjo mund të jetë hera e parë që një qeveri njofton zyrtarisht synimin për të blerë dokumentat e kompanisë “Mossack Fonseca”, transmeton TCh