SI PAS ZYRËS CN TË EULEX-it, REALIZIMI I TËRSISHËM I PAKOS TË AHTISARIT NËNKUPTON  KTHIMIN  E QEVERISJES SË SERBISË

 NË KOSOVË-“ZCN-ja nuk mjaftohet lidhur me realizimin e pakos së Ahtisarit


Pas deklaratës së kryeministrit Thaçi, i cili është cituar të ketë thënë se pakoja e Ahtisarit është realizuar 90 për qind, Zyra Civile Ndërkombëtare ka cilësuar se vetëm pak më shumë se gjysma e kërkesave të shtruara në Pakon e Ahtisarit kanë mundur të përmbushen tërësisht. Në një vlerësim të fundit të zyrës Civile Ndërkombëtare, e cila është e mandatar për të garantuar zbatimin e Pakos së Ahtisarit, thuhet se deri më 14 qershor të këtij viti, janë shtruar 7 kërkesa për të cilat institucionet e Kosovës nuk kanë bërë gjë deri më tash për t’i përmbushur,  46 prej tyre i kanë përmbushur pjesshëm, ndërsa 58 kërkesa të tjera i kanë përmbushur plotësisht. Kalkuluar në përqindje, i bie që 51.78 për qind e Pakos është përmbushur plotësisht, por që shumica e këtyre kërkesave kanë të bëjnë me ligjet. ZCN-ja do t’ ishte e kënaqur  që realizimi i tërësishëm i pakos të nënkuptonte kthimin e qeverisjes së Serbisë në Kosovë”. (cituar nga Radio Kosova e Lirë 17.08.2010).

Lojërat e ndyra ndërkombëtare me fatin e Kosovës po vazhdojnë edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia edhe pas afër 70 njohjeve të sajë nga shtetet tjera.

Deri sa SHBA  dhe BM deklarohen se nuk ka kthim mbrapa nga pavarësia e Kosovës, nga dora e zgjatur e sundimit kolonial të Brukselit vjen deklarata se: “… ZCN-ja do t’ ishte e kënaqur  që realizimi i tërësishëm i pakos të nënkuptonte kthimin e qeverisjes së Serbisë në Kosovë…” dhe deklarata e  “KFOR-it se do të vazhdoi implementimin e Rezolutës së OKB 1244” me të cilën njihet sovraniteti  kolonial serbi mbi Kosovën! 

Kjo nënkupton se mandati i  ZNC të EULEX në Kosovë  do të zgjat deri te kthimi i qeverisjes së Serbisë në Kosovë. Si duket me këtë deklaratë Fuqitë e vjetra të Evropës në krye të BE   më në fund e hoqën maskën e re nga fytyra e vet e moçme.

Tani më është e çartë se Brukseli e pranoi pavarësinë  e pjesshme të  Kosovës nga sundimi kolonial i Beogradit me kusht që Kosova të hyn nën vrasinë e plot të  Brukselit. Por, nëse refuzohet varësia e Kosovës nga Brukseli, do të anulohet pavarësia e saj nga Beogradi.

Tani kur kryeministri Thaqi deklaroi se “…mbikëqyrjes së EULEX-it po i vjen fundi…” si përgjigje nga ZCN-ja erdhi deklarata ku thuhej se “…ZCN-ja do t’ ishte e kënaqur  që realizimi i tërësishëm i pakos (të Ahtisarit) të nënkuptonte kthimin e qeverisjes së Serbisë në Kosovë…”!

Me këtë sërish po riaktivizohet Marrveshtja e Rambujes  e 1999, kur Grupi “kosovar” për negociata me Serbinë, pranoi sovranitetin e Serbisë dhe u pajtua me autonomin substanciale të Kosovës nën sundimin kolonial të saj, edhe pa  pranuar Serbia nënshkrimin e kësaj marrëveshje. Shpallja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në bazë të Deklaratës të dalë prej Pakos të Ahtisarit dhe nën himnin e  flamurin e BE brenda Parlamentit, nuk ishte pavarësi reale por ishte vetëm ndryshim i sundimeve  të huaja koloniale. Me 17 shkurt 2008 jashtë Parlamentit populli shqiptar e shpalli pavarësinë e Kosovës nën flamurin e Skënderbeut dhe nën himenin kombëtar. Këto janë dy realitete me të cilat po jeton Kosova pas 17 shkurtit 2008.

Pas GJND, u pa se ka ndër shqiptar akoma koka të shkreta që mendojnë se “ shpallja e pavarësisë dhe krijimi i shtetit të Kosovës” nuk munden të zh`bëhen më. Ata harrojnë se janë zh`bërë shtetet e  perandorit gjigante në përmasa të Perandorive Bizantine, Romake, Osmane, Austro-hungareze e deri te ish BRSS e ish RSFJ etj. dhe kjo mundet me ndodh edhe me një Kosovë, fare të vogël. Prandaj mos shihni ëndrra me sy hapur, mos e përkundni popullin në gjumin e vdekjes me mashtrime, por mobilizoni krejt çka mundet dhe duhet mobilizua që kjo mos me ndodhë.

Kosova duhet urgjent të e organizon referendumin mbi bashkimin e vet me Shqipërinë, që së paku nga ana juridike ndërkombëtare ajo të përcaktohet në zbatimin e vetëvendosjes që më kurrë askush nga jashtë apo nga brenda  dhe as njëherë të mos mund të flas në emër të vullnetit të popullit  kundër vullnetit të tij, si te dojë vet, si ka ndodh deri me tani. Jam i gatshëm ta mbështes Kryeministrin dhe institucionet aktuale nëse ato e shpallin Planin e Ahtisarit të pa vlefshëm dhe nëse e organizojnë referendumin për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Institucionet aktuale duhet të e dëshmojnë se janë në gjendje  t´i kryejnë detyrat e veta me përgjegjësi, ose duhet liruar rrugën atyre që këtë janë në gjendje të e bëjnë më me vendosmëri.

Nëse institucionet aktuale nuk janë në gjendje të marrin e  të zbatojnë një vendim të tillë dhe  ti dalin zot vendit, i propozoi Presidentit të e shpërndan parlamentin dhe të e shkarkon qeverinë dhe deri në zgjedhjet e reja të përgjithshme mandatin e Kryetarit të Asamblesë të jashtëzakonshëm Kombëtar t´ia beson Adem Demaçit, ndërsa deri në zgjedhjet e reja, kryeministrin t´a emëron vet  Adem Demaçi. Populli më nuk i beson askujt tjetër.

Abdullah Prapashtica