Hailey Bieber është një modele amerikane e cila është mjaft e suksesshme edhe si personazh televiziv.

22 vjeçarja në vitin 2018 është martuar me yllin kanadez të muzikës, këngëtarin Justin Bieber me të cilin paraqiten vazhdimisht mjaft të lumtur përkrah njëri-tjetrit.

Ajo në secilën paraqitje të saj, e dëshmon se është një femër atraktive, duke treguar arsyen pse i ka marrë zemrën Justin Bieberit, i cili është mjaft i dashur për miliona fansa gjithandej nëpër botë.

Madje së fundmi në një fotografi të postuar nga Hailey, në Instagram, ajo u shfaq përplot stil dhe elegancë duke paraqitur figurën e një femra me ‘klasë’ dhe mjaft joshëse. 

Filmi “Joker” është në rrugën e duhur për t’u bërë filmi i parë me vlerësimin R, i cili deri në këtë moment në biletaritë kinematografike botërore i ka inkasuar më shumë se 1 miliard dollarë, raporton Business Insider.

Për shkak të suksesit të madh, tashmë ca kohë është duke u spekuluar se ky film mund ta ketë edhe vazhdimin. Megjithëse ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar, regjisori i filmit Todd Phillips nuk e përjashton këtë mundësi. Duke folur për Los Angeles Times, ai deklaroi se vazhdimi “duhet ta ketë një rezonancë tematike”.

“Ky sigurisht se nuk do të ishte një film tjetër i egër dhe i çmendur për një hero të stripave. Ai duhet ta ketë një rezonancë tematike në të njëjtën mënyrë siç e ka ‘Joker”. E dini, kur kjo tematikë ekziston, vetëm atëherë filmi e ka kuptimin,” tha Phillips.

Ai më parë deklaroi se “Joker” gjithmonë duhej të ishte një tregim i pavarur, pa asnjë vazhdim. Sidoqoftë, muajin e kaluar, ai tha për GameSpot se do të bënte gjithçka që do të dëshirojë ylli i filmit Joaquin Phoenix, por edhe atëherë e përsëriti se filmi nuk ishte caktuar për xhirim të vazhdimit.

Filmi “Joker”, që nga shfaqja në ekranet kinematografike nga fillimi i tetorit, i ka inkasuar 988 milionë dollarë globalisht, megjithëse ekipi i filmit e kishte një buxhet produksioni prej vetëm prej 55 milionë dollarësh.

Ky është një injeksion i konsiderueshëm financiar për shtëpinë Warner Bros., e cila e përjetoi një vit zhgënjyes kur bëhet fjalë për shfaqjet kinematografike të materialeve të tyre

Hiti më i madh në zhanrin “Country” në Amerikë, llogaritet të jetë kënga “Meant to be” nga grupi Florida Georgia Line dhe Bebe Rexha.

Artistët u renditën në vendin e parë me këtë projekt muzikor si kënga më e mirë e dekadës në këtë zhanër por jo vetëm.

Bashkëpunimi mes tyre ka kaluar një rekord duke qëndruar më shumë se 50 javë në krye të Top Listave të Billboard.

“Unë jam mirënjohëse që jam në gjendje të krijoj muzikë që më lejon të shtoj kufij dhe të shtyjë veten”, i tha Bebe Rexha Billboard kur kënga e tejkaloi suksesin e pritshëm. Unë jam mirënjohëse për gjithë dashurinë dhe ngrohtësinë nga komuniteti i vendit”, ka thënë këngëtarja me prejardhje shqiptare.

Aktorja e Hollywodit Demi Moore do të publikojë në vjeshtë memoaret “Inside Out”, në të cilën përshkruan detaje nga situatat tragjike të jetës që mbijetoi në rininë e hershme.

Përveç ngjarjeve interesante gjatë karrierës së saj, Moore do të flasë për frikën që ka mbijetuar si një vajzë që jeton në pjesët e largëta të New Mexico.

Aktorja do të zbulojë në librin e saj se si në të vërtetë dukej jeta e saj me nënën dhe njerkun e saj, të cilët shpesh lëviznin për shkak të natyrës së punës me të cilën merrej.

Demi kurrë nuk e takoi babanë e saj biologjik, dhe pas shumë lëvizjeve, njerku i saj ra në një krizë të madhe dhe një ditë kreu vetëvrasje. Ajo mbeti për të jetuar me nënën e saj, e cila ishte mentalisht e paqëndrueshme dhe për shkak të problemeve të shpeshta me ligj, ajo kaloi më shumë kohë në paraburgim se sa me fëmijët e saj.

Nëna e saj ishte e varur ndaj drogës dhe alkoolit, dhe për shkak të piromanisë, ajo u arrestua disa herë.

“Pa marrë parasysh se sa suksese kam arritur, kurrë nuk jam ndjerë mirë”, tha aktorja.

Pasi edhe vetë ajo kishte probleme me drogën dhe alkoolin në një kohë, Moore kaloi një periudhë të jetës në klinikat e rehabilitimit, për të cilën gjë ajo gjithashtu flet në librin e saj, 

Këngëtarja me origjinë shqiptare me famë botërore Rita Ora, ka marrë pjesë për herë të parë në festivalin e filmit në Kanë të Francës.

E veshur me një fustan të bardhë, Rita është komentuar për paraqitje mbresëlënëse nga fansat e saj në rrjetin social Instagram.

Më 11 maj u hap Festivali i Filmit në Kanë, i cili këtë vit organizohet për herë të 69-të. Ai do të zgjasë deri më 22 maj.

Këngëtarja Enca Haxhiu ka paralajmëruar një këngë të re

Enca Haxhiu e filloi vitin 2019 shumë mirë ku mbajti një koncert në Kazakistan, por që nga shkurti ajo nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor.

Por, sot ajo ka vendosur ta bëj këtë.

Enca në një video që ka postuar në rrjetin social Instagram ka paralajmëruar një këngë të re.

https://www.instagram.com/p/BxP1sGfAbz2/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch_again

Reperja e njohur nga Kosova Loredana Zefi, është arr.estuar mbrëmë nga autoritetet zvicerane.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi zviceran “20 minuten”, i cili ka zbuluar se reperja e cila është e martuar me reperin nga Ferizaj Mozzik, dyshohet për mashtrim.

Në këtë histori është i përfshirë edhe vëllai i saj, Berat Zefi.

Loredana dyshohet për dëm financiar rreth 700,000 franga, kurse vëllai i saj, Berati për 200,000 franga të tjera, të shkaktuar ndaj një çifti zviceran rreth të 50-tave.

Paratë pretendohet të jenë marrë përmes vërjes në lajthitje, kanosjes dhe kër.cënimit.

Çifti i ka dhënë para kesh vëllait të artistes vitin e kaluar për një çështje teksa më vonë është paraqitur në lojë Loredana.

Mediumi zviceran, në artikullin e kushtuar artistes nga Kosova, ka përmendur edhe emrin e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Modelja 37-vjeçare Caroline Bittencourt është hedhur në det për të shpëtuar dy qenushët e saj, por fatkeqësisht nuk ka arritur të dalë më.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Sao Paulo, gjatë një stuhie që përfshiu të gjithë vendin.

Bashkëshorti i Caroline Bittencourt, Jorge Sestini tentoi të shpëtonte 37-vjeçarjen, por doli nga deti dy orë pasi u hodh në ujë, pa mundur të bëjë gjë, pasi ajo ishte mbytur.

Trupi i 37-vjeçares u gjet në det pasditen e së hënës dhe u tërhoq jashtë.

Caroline u hodh në det pasi u përpoq të shpëtonte dy qenushët e saj që kishin rënë në ujë.

Qenushët ranë në det për shkak të një stuhie.

Në anije ndodheshin vetëm Caroline, bashkëshorti i saj dhe qentë.

Aktori shumë i njohur dhe i preferuar nga femrat, Brad Pitt, i dha fund martesës së tij me aktoren Jennifer Aniston në janar të vitit 2005, pasi u njoh me Angelina Jolie në xhirimet e filmit “Mr. and Mrs. Smith”.

Ai u martua me Jolie, me të cilën gjithashtu është divorcuar së fundmi, ndërsa duket se po kthehet sërish tek dashuria e vjetër.

Me rastin e ditëlindjes së Jennifer Aniston, Pitt i ka dhuruar ish-partneres shtëpinë ku kanë jetuar kur ishin të martuar, që iu deshën 3 vite kohë për t’a rinovuar.

Aktori dhe humoristi i njohur amerikan me prejardhje shqiptare, Jim Belushi e ka vënë në shitje vilën e tij në Los Angeles

E ndërtuar me një stil mesdhetar, shtëpia ka çmimin prej 27 milionë dollarë.

Shtëpia gjendet në lagjen Bretwood dhe është në treg nga dita e sotme. Shtëpia ishte vënë në shitje edhe në nëntorin e vitit të kaluar por nuk u shit për shkak të çmimit të saj prej 29.9 milionë dollarë.

Belushi, 64 vjeçar, për herë të tretë e vënë shtëpinë në shitje pasi që dy herët kishte dështuar ta shes atë. Herën e parë ai e kishte vënë atë në shitje për 38.5 milionë dollarë, transmeton GazetaExpress.

Ai e kishte blerë këtë shtëpi në vitin 2007 për vetëm 8.3 milionë dollarë, ku kishte prishur një shtëpi të viteve 1950-të, për të ndërtuar këtë shtëpi në këtë stil.

Vila, është e madhe 1300 metra katrorë, ka gjashtë dhoma gjumi, 11 tualete dhe një dhomë verë. Vila ka një kopshte te stilit mesdhetar, lëndina, oborre, një pishinë dhe një xhakuzi.

Jim Belushi, është bërë i njohur për publikun me programin “Saturday Night Live’, kurse në mes të viteve ‘80-të dhe serialin “According to Jim” i cili u shfaq në televizionet amerikane prej vitit 2001-2009.