Boeing realizoi me sukses fluturimin e provës të avionit më të madh në botë me dy motorë, 777X. Ky zhvillim vjen në kohën kur kompania po përpiqet të forcojë imazhin e saj pasi modeli 737 Max u përfshi vitin e kaluar në dy aksidente fatale ajrore që morën 346 jetë njerëzish. Avioni u ngrit në ajër pranë Seattle-it ndërsa udhëtimi i tij katër orë.
Teknologji
Shërbimet e fshehta amerikane zbulojnë sekretet prapa sistemeve 5G të Pekinit
Një raport i ri investigues, i Komisionit të Inteligjencës në Kongresin amerikan ka nxjerrë të dhëna shqetësuese në lidhje me qëllimet e fshehura prapa teknologjisë 5G dhe kompanive teknologjike kineze, si Huaëei dhe Zte. Sipas përfundimeve të raportit të komisionit, agjencitë e zbulimit dhe partia komuniste kineze janë prej kohës në një partneritet me gjigandët e teknologjisë. Raporti, hartimi i të cilit është nisur që në vitin 2012 ka prodhuar pothuaj 50 faqe dossier, të cilat përmbajnë të gjitha frikërat e shërbimeve të fshehta amerikaner.
Ish shefi I komisionit të inteligjencës ka pohuar se qëllimi final i Pekinit është dominimi teknologjik i botës brenda shekullit XXI. Sipas analizës së Mike Roger, udhëheqësit kinezë po përpiqen që të kopjojnë ekzaktësisht atë që SHBA bëri pas Luftës së Dytë Botërore.
Strategjitë e Kinës sot synojnë investime në zhvillimin teknologjik si dhe kontrollin e burimeve duke përdorur kompani periferike. Udhëheqësit e Pekinit e kanë kuptuar mirë se sa shumë I ka dhënë avantazh ushtarakisht dhe politikës Shteteve të Bashkuara, supremacia në fushën e teknologjisë.
Në tekstin e raportit thuhet se “Kina përbën gjithashtu një sfidë të rëndësishme diplomatike, politike dhe ushtarake”, dhe më tej thuhet gjithashtu se “deri disa vite më parë ishte e vështirë ta interpretoje Pekinin si një konkurrent të Shteteve të Bashkuara, duke qenë se nuk kishte impaktin ekonomik global apo kapacitetet e amerikanëve. Ndërsa sot, skenari duket se ka ndryshuar dhe arsyeja e një metamorfoze të tillë duhet kërkuar mbi të gjitha në rritjen e tyre ekonomike eksponenciale, e cila nuk duhet të nënvlerësohet”.
Prapaskenat
Gjatë një interviste të dhënë për qendrën e studimeve Belfer të Universitetit të Harvardit, Roger ka zbuluar dhe disa prapaskena. Sipas tij, Pekini tashmë bën përpjekje për kontrollin e masave, duke përdorur sistemet e blerjes së biletavetë avionëve dhe trenave në mënyrë elektronike, me celularë dhe kompjutera, dhe po i përdor këto për monitorimin e lëvizjes së masave, individëve dhe familjeve.
Që në vitin 2016 në fakt britanikët kishin denoncuar instalimin e afro 140 milionë telekamerave dhe që në vitin 2020 do të jenë pothuaj 500 milionë. Një kontroll I tillë obsesiv teknologjik është shkelje e privatësisë dhe të drejtave të njeriut, por këto koncepte pak rëndësi kanë patur tradicionalisht në vendin e dragoit. / bota.al
Lëshohet iOS 12.1 për iPhone e iPad – sjell përmirësime, funksione të reja dhe ’emoji’ të rinj
Përditësimi i parë madhor i iOS 12 është lëshuar sot nga Apple – dhe ai është i gatshëm për t’u shkarkuar në të gjitha modelet e iPhone dhe iPad që e përkrahin.
iOS 12.1 sjell rregullimin e shumëpritur të një problemi të kamerës së përparme të iPhone XS dhe XR, që e zbukuronte pa dëshirën e përdoruesve lëkurën e tyre në fotografitë e realizuara.
Versioni i ri i iOS vjen po ashtu me ’emoji’ të rinj – gjithsej 70. Është shtuar ’emoji’ për tullacët, për kaçurrelët, për mustakoçët dhe për flokëkuqtë.
iOS 12.1 gjithashtu aktivizon opsionin për dy karta SIM për iPhone XS dhe XR, si dhe opsionin për FaceTime në grup, me deri në 32 persona njëkohësisht.
iOS 12 do të lëshohet të hënën, më 17 shtator
Versioni zyrtar i iOS 12 do të lëshohet më 17 Shtator për të gjithë dhe do të jetë i disponueshëm për iPhone 5s dhe të gjitha modelet më të reja.
Ndërsa për përdoruesit që kanë të instaluar versionin beta, që sonte është i disponueshëm versioni Golden Master që është gjithashtu edhe versioni final i iOS 12.
iOS 12 përqëndrohet kryesisht tek performanca e pajisjeve më të vjetra të cilat do të punojnë më shpejt duke përgjysmuar kohën e hapjes së një aplikacioni.
iOS 12 mund të instalohet në të gjitha pajisjet që aktualisht punojnë me iOS 11.
Mercedes Brabus-AMG S63 Coupe
Mercedes-AMG S63 Coupe është edhe një model tjetër i cili ka kaluar nëpër duart e kompanisë së njohur gjermane Brabus dhe tani mban emrin Brabus 800.
iPhone, me katër modele të reja
iPhone pritet të prezantojë edhe katër modele të reja, duke u zgjeruar në treg dhe me çmime mjaft të larta.
iOS 11.3: iPhone 7 dhe 7 Plus shfaqin probleme me mikrofonin
Me publikimin e iOS 11.3, Apple solli disa funksione të reja. Pas instalimit, shumë përdorues kanë rreklamuar probleme me mikrofonin e pajisjes, dhe janë ata që disponojnë një iPhone 7 ose 7 Plus.
Panairi i teknologjisë, mbizotërojnë pajisjet inteligjente
Në panairin më të madh të pajisjeve elektronike për konsumatorët që po zhvillohet këtë javë në Las Vegas, kompanitë po prezantojnë të rejat më të fundit ndërsa
Facebook-prioritet do jenë temat sociale, jo reklamat dhe bizneset
Acer prezanton laptopin më të hollë në botë
Duke e pasuruar serinë e pajisjeve të reja të zbuluara në ngjarjen e teknologjisë CES 2018 të këtij viti, Acer ka modelin e saj më të ri të laptopit – Acer Swift 7 (SF714-51T),