Një sasi prej 150 kilogramësh lëndë narkotike marijuanë u sekuestrua nga Policia e Shtetit mëngjesin e së mërkurës. Operacioni i mbiquajtur “Rrebeshi” u zhvillua në dalje të fshatit të Lazaratit, ku forcat e rendit u vunë në ndjekje të një automjeti të dyshimtë.Pasi pikasi forcat e rendit, trafikanti braktisi automjetin dhe duke përfituar nga errësira e shiu i dendur mundi të largohej.
Shqipëri
Abuzime në “Albpetrol”, prangosen gjashtë persona
Pesë punonjës të kompanisë së naftës “Albpetrol” dhe një person tjetër janë ndaluar me akuzën e shpërdorimit të detyrës.Burime nga policia e Fierit, bëjnë me dije nga hetimet e Prokurorisë së rrethit është arritur të provohet se 5 punonjës të kompanisë ” Albpetrol ” sh.a kanë konsumuar elementët e veprës penale ” shpërdorim detyre” në blerjen e një autosonde në vlerën 47.640.000 lekë të reja,
PE: Luftoni korrupsionin
Takimi i gjashtë i Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së ka sjellë në Tiranë delegacionin e Parlamentit Europian, të kryesuar nga Eduart Kukan.Pasi ka ndërmarrë takime me presidentin e Republikës, kryeministrin Rama, kryeparlamentin Meta dhe kreun e opozitës Lulzim Basha, delegacioni u mblodh në takimin e parë të komitetit të përbashkët për diskutimin e një sërë çështjeve që i janë
Abuzime me “aftësinë e kufizuar”
Një audit i kryer nga Ministria e Mirëqenies Sociale në strukturat e pushtetit lokal ka zbuluar fryrje abuzive të numrit të personave që përfitojnë nga skema e aftësisë së kufizuar.
Në një seancë dëgjimore në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë, ministri Erjon Veliaj tha se vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, numri i personave të përfshirë në listën e
"Shqip": Diplomacia e re shqiptare
Politika e jashtme e qeverisë Rama, marrëdhëniet me fqinjët dhe rajonin, ato me Europën, emigrantët, diaspora, ambasadat, këshilltarët e huaj, çështja e detit, çështja çame, e të gjithë çështjet e vjetra që do të marrin zgjidhje të reja, të gjitha këto u vendosën në fokusin e vëmendjes së emisionit të përjavshëm “Shqip” të Rudina Xhungës, në një bisedë me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.
Hiqen "billborderat" përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.
Gjatë mbrëmjes së djeshme janë prishur të gjithë “billborderat” përgjatë autostradës Tiranë-Durrës. Aksioni u ndërmor nga Policia e Shtetit dhe Inspektorati i Ndërtimit, pas urdhrit të dhënë nga Ministria e Brendshme. Aksioni nisi rreth orës 19:00, me qëllim shkatërrimin e të gjitha “billbordareve” të ngritura në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.Sipas një analize, rezultonte se të gjitha nuk e kishin
Rama: Ndarje e re territoriale
Reforma administrative territoriale është cilësuar nga kryeministri Edi Rama si një sfidë tejet e rëndësishme për zhvillimin e vendit. Gjatë një konference organizuar nga Qeveria me mbështjen e OSBE-së, kreu i ekzekutivit e quajti ndarjen e tanishme administrative të vendit, si një dallgëzim demografik i trashëguar prej të shkuarës diktatoriale.
Kuvend, miratohet Akti Normativ
Me 84 votat e mazhorancës dhe katër kundër të deputeteve të PDIU, që nuk iu bashkua pjesës tjetër të opozitës në vendimin për bojkot është miratuar në Kuvend akti normativ që shtyn për gjashtë muaj hyrjen në fuqi të ligjit për shërbimin civil. Kryeministri Edi Rama, para votimit vuri theksin tek nevoja për konsensus me opozitën, së cilës iu la një javë kohë për dialog.
Mediat italiane për Shqipërinë
Kohët e fundit, mediat italiane kanë ndjekur me vëmendje të veçantë zhvillimet në Shqipëri. Gazeta e rëndësishme me profil ekonomik “Il Sole 24 ore” ka botuar një shkrim me titullin “Shqipëria tenton hapin e madh, hyrjen në Bashkimin Europian. Italia është pro”.Korrespondenti në Bruksel i gazetës, Beda Romano, autor i shkrimit, vë theksin në ftohtësinë e Britanisë së Madhe, në lëkundjen e
SKANDAL!Wikileaks zbardh emailat grek.Grekët posedojnë informacione për politikat shqiptare në rajon
“Wikileaks” në Greqi, kapen 3700 email-e. Në inbox-in e Venizelos, kontrata e Berishës me Podestën, hetimet për financimin e UÇK-së nga Ukraina dhe Daut Kadriovski.Zbulohen dokumentet sekrete të zëvendëskryeministrit njëherësh ministër i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Veniselos. Dokumentet e dërguara në e-mail-in e kreut të diplomacisë së jashtme greke hedhin dritë mbi aktivitetet sekrete dhe