Një botë e tërë jeton brenda dy ballinave. Libra mund të gjeni sa të doni, mjafton që të keni dëshirë për lexim.

Autorë që shpalosin rrëfimet e tyre dhe e thonë me fjalë atë që mezi imagjinohet, tashmë vijnë edhe në gjuhën shqipe.

Aventurat i përjetoni edhe jashtë librit, por vështirë se ka aventurë më të këndshme sesa të keni në duar një libër që tashmë është bestseller në botë.

Svetlana Alexievich – “Zëra nga Çernobili”

Ismail Kadare – “Kukulla”

R.J Palacio – “Mrekullia”

Jonathan Franzen – “Korrigjimet”

Harper Lee – “Shko vër një rojë”

Daniel Kahneman – “Të menduarit shpejt dhe të menduarit ngadalë”

Charles Duhigg – “Fuqia e shprehisë”

JoJo Moyes – “Vajza që le pas”

Khalil Gibran – “Profeti”

Cheryl Strayed – “Shpirti i Egër”.

Marc Levy është autori më i lexuar francez gjerësisht në botë, me mbi 30 milionë libra të shitura në 13 vjet në të gjithë botën. Kjo u njoftua sot nga redaktorët, Robert Laffont, Versilio dhe Pocket.

Autori i “Mes amis, mes amours” (2006), i lindur më16 tetor 1961 në Paris, botoi romanin e tij të parë në Francë në janar të vitit 2000. Komedia romantike “Et si c’était vrai”, e cila ishte edhe filmi i ngjashëm nga Mark Waters, u prodhua nga regjisori Steven Spielberg në vitin 2005.

Që atëherë, librat e shkrimtarit, i cili ka jetuar në Nju Jork për disa vite, janë përkthyer në 48 gjuhë. Romani i tij i ardhshëm, titulli i të cilit ende nuk është njoftuar, do të dalë në Francë më 24 mars, njoftoi ANSA.

Krijuesja e Harry Potter, JK Rowling do të publikojë këtë verë një tjetër novelë të zhanrit krim, që do të jetë e dyta nën pseudonimin Robert Galbraith. Sipas BBC, libri do të publikohet më 19 qershor me titullin “The Silkworm” (Krimbi i Mëndafshit), në qendër të të cilit do të jetë sërish detektivi Cormoran Strike, i prezantuar në librin e vitit 2013 “The Cuckoo’s Calling” (Klithma e Qyqes). Pseudonimi i autores u zbulua vitin e kaluar, pasi informacioni u nxor nga një pjesëtar  i ekipit të saj ligjor.

Novela e re e sheh detektivin Strike në hetimin e vrasjes së një shkrimtari, dorëshkrimi i fundit i të cilit do të shkatërrojë shumë jetë nëse del në dritë. Është njoftuar gjithashtu se Rowling do të diskutojë për karrierën e saj si shkrimtare e gjinisë policore në festivalin e letërsisë që do të mbahet në North Jorkshajir. Kur foli vitin e kaluar për romanin e parë me detektivin Strike, Rowling tha se Robert do të vazhdojë të shkruajë, por nuk do të shfaqet personalisht në publik.

Ersoy, poet me origjinë shqiptare, i cili në Turqi njihet si “Poeti i Atdheut” dhe “Poeti Kombëtar”, lindi më 20 dhjetor të vitit 1873 si fëmija i Emine Şerif Hanım, vajza e një familjeje e cila kishte ardhur në Anadoll nga Buhara, dhe Mehmet Tahir Efendiut, i lindur në Kosovë dhe njëri nga mësimdhënësit në medresenë e Xhamisë Fatih.

Babai i tij atë e kishte emëruar “Ragif” që shprehte datëlindjen e tij sipas llogaritjes “ebxhed” (çdo shkronjë është e barabartë me një numër të caktuar), mirëpo për shkak të vështirësisë së artikulimit, shokët dhe e ëma e quanin “Akif”, emër të cilin ai e përvetësoi me kalimin e kohës.

Shkollimin e parë Ersoy e filloi në Mektebin e Lagjes Emir Buhari në Fatih, ndërsa dy vite më vonë kaloi në drejtimin e shkollës fillore dhe në vitin 1882 filloi mësimin në Shkollën Qendrore Ruzhdie Fatih (Shkollë e mesme për xhuniorë në periudhën osmane). Mësimet e para në arabishte i mori nga babai i tij, kurse në të njëjtën kohë i vijoi mësimet e gjuhës perse në Xhaminë Fatih. Ersoy ishte gjithnjë i pari në gjuhët turke, arabe, perse dhe frënge gjatë arsimit të tij në Ruzhdie.

Interesimin për poezi Ersoy filloi ta shprehë gjatë viteve në Ruzhdie dhe iu qas librave të poezisë. Vepra e parë poetike të cilën e lexoi ishte “Lejla dhe Mexhnuni” nga Fuzuli.

Pas mbarimit të Ruzhdies, Mehmet Akif Ersoy në vitin 1885 u regjistrua në Liceun e Shërbimeve Civile (Mülkiye İdadisi), një nga shkollat e njohura të asaj kohe. Ersoy e humbi babain në vitin 1888, ndërsa familja e tij ra në varfëri me djegien e shtëpisë në zjarrin e madh në Fatih një vit më vonë.

Meqë para së gjithash dëshironte të ketë një profesion dhe të mësonte në shkollë me konvikt, ai braktisi liceun dhe filloi në “Mektebin e Bujqësisë dhe Veterinarisë”, që ishte shkollë e lartë civile e veterinarisë e cila sapo ishte hapur ato vite. Gjatë viteve të shkollës, Ersoy tregoi interesim të madh për sportin, duke marrë pjesë në gara të ndryshme sportive si mundja dhe noti, si dhe ecje të gjatë, vrapim dhe hedhje të gjyles.

Në vitin 1893, Ersoy e mbaroi drejtimin e veterinarisë me sukses të shkëlqyeshëm, ndërkaq, interesimi i tij për poezinë u rrit në dy vitet e fundit të shkollës. Poezitë e tij u botuan në gazeta dhe revista të ndryshme. Vepra e shtypur e Ersoy-it ishte një ode e botuar në vitin 1893 në revistën “Hazine-i Fünun”.

Poeti në vitin 1898 u martua me Ismet Hanım, vajza e Mehmet Emin Bey i cili punonte në sportel në “Tophane-i Amire” (Shkritorja e artilerisë). Ai kishte tri vajza dhe tre djem. Njëri nga djemtë e tij ndërroi jetë ende pa mbushur një vit e gjysmë jete.

Ersoy, i cili vazhdoi aktivitetin e tij në letërsi duke ushtruar detyrën e mësimdhënësit dhe duke shkruar poezi, hyri më thellë në botën e botimeve pas shpalljes së “Meshrutijetit të Dytë” (Epokës së Kushtetutës së Dytë). Pas kësaj kohe, Ersoy u bë kryeshkrimtari i revistës “Sırat-ı Müstakim” e cila u nxor në botim nga shokët e tij për herë të parë më 27 gusht të vitit 1908.

Mehmet Akif Ersoy në vitin 1920 u zgjodh në Kuvendin e Parë të Madh Popullor, ndërsa në vitin 1921 u vendos në Dergjahun e Taxheddinit në Ankara (Taceddin Dergahı).

Në fillim, Ersoy nuk mori pjesë në garën për himnin kombëtar për të cilin u vendos shpërblim prej 500 lirash, por u bind më pas me kërkesë të ministrit të arsimit Hamdullah Suphi Bey dhe motivimin e shokut të tij Hasan Basri Bey. Himni kombëtar të cilin ia dedikoi ushtrisë, më 17 shkurt u botua në Sırat-ı Müstakim dhe Hakimiyet-i Milliye. Pasi u lexua në kuvend nga Hamdullah Suphi Bey, më 12 mars të vitit 1921 u pranua si himn kombëtar. Ersoy mori shpërblimin prej 500 lirash dhe i dhuroi si donacion në institucion bamirësie.

Pas Luftës Çlirimtare dhe triumfit, Mehmet Akif Ersoy jetoi për një kohë në Egjipt dhe punoi si ligjërues i gjuhës turke, ndërsa më 17 qershor të vitit 1936 u kthye për shërim në Stamboll.

Poezitë e tij poeti i përmblodhi në veprën “Safahat”. Ndërroi jetë më 27 dhjetor të vitit 1936 në apartamentin Mısır në Beyoğlu të Stambollit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Еrdoğan, nderoi poetin me origjinë shqiptare, Mehmet Akif Ersoy, njëherësh autor i himnit kombëtar turk, me rastin e 82 vjetorit të vdekjes së tij.

Duke folur në një takim të kryetarëve të fshatrave dhe lagjeve në kompleksin presidencial në Ankara, Erdoğan tha: “Përkujtoj Mehmet Akif Ersoyin, i cili e përjetësoi dashurinë e popullit turk për flamurin”.


Nga Agim Vinca – Fatos Arapi është pa dyshim njëri nga poetët më të rëndësishëm bashkëkohorë shqiptarë. Bashkë me Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin e disa poetë të tjerë, ai ndikoi dukshëm që poezia shqipe të dilte nga kthetrat e skematizmit, në të cilin kishte rënë para daljes së këtij brezi në skenë. 
“Vendlindja zakonisht përcakton identitetin e poetit” – ka thënë një kritik polak në parathënien e librit me poezi të zgjedhura të Fatos Arapit të botuar në polonisht.

Fatos Arapi lindi në Vlorë, buzë detit dhe imazhin e qytetit të lindjes, Vlorës mesdhetare, por edhe historike, si dhe të detit të magjishëm, e mori me vete kudo që shkoi, deri në fund të jetës. Jo vetëm sfondi i përgjithshëm, por edhe hollësitë artistike të poezisë së tij mbështeten mbi natyrën dhe atmosferën bregdetare. Ajo ndihet kudo në vargjet e tij: në ngjyra, tinguj, ritme e aroma. Dhe bëhet metaforë e vetë jetës; sinonim i saj. 


Liria dhe atdheu, Shqipëria, tok me kyeqytetin e saj, Tiranën, janë po ashtu lajtmotive të poezisë së këtij poeti. Fatosi këndon për lirinë e vrarë dhe atdheun nën diktaturë, por edhe për Kosovën e robëruar, jo me patos retorik, por përmes imazhesh, paradoksesh e parabolash të fuqishme. 
E kam njohur si njeri qysh në vitet ’70 të shekullit të kaluar, kur pata shkuar për herë të parë në Shqipëri. M’i pat dhënë librat e tij me autograf, duke bërë edhe disa korrigjime të lehta aty-këtu. E ndieja edhe pa ma thënë se ai donte ta orientonte vëmendjen time si lexues dhe studiues kah poezitë që trajtonin motivet e jetës dhe të vdekjes, të vendlindjes dhe të fëmijërisë, të cilat ai i trajtonte nëpërmjet një ligjërimi modern poetik, e jo kah poezitë e gjata dhe poemat me thekse politike, që nuk mungojnë në poezinë e tij si pasojë e rrethanave.
Pas viteve ’90 Fatosi rilindi si poet. Tani ai botoi një varg përmbledhjesh, në të cilët e thellonte atë linjën intime dhe refleksive, karakteristike për stilin e tij, që e kishte paralajmëruar qysh në fillim të viteve ’60. Një nga obsesionet e tij në jetë dhe në poezi ishte drama e të vëllait, Vlashit, i cili, ndonëse partizan, kishte pësuar nga sistemi diktatorial. Në poezinë e tij të periudhës postsocrealiste Fatosi i lëshon thellë spirancat e meditimit poetik; ai bëhet një poet tipik i simbolikës së errët, i asociacioneve të lira dhe i shprehjes sugjestive, gjuhësisht të sinkopuar.
Sot, kur dëgjova lajmin për vdekjen e tij, të poetit që e kam njohur jo vetëm si krijues, por edhe si njeri, mund të them me krenari se kam ndikuar që ai ta merrte një nga çmimet më prestigjioze që ka marrë në jetën e tij: “Kurorën e artë” të festivalit ndërkombëtar të poezisë, “Mbrëmjet Poetike Strugane”, i cili Fatos Arapit iu dha në vitin 2008. Si anëtar i Këshillit Drejtues të këtij manifestimi letrar me renome ndërkombëtare, e pata propozuar Fatos Arapin dhe dy poetë të tjerë shqiptarë, kolegë të tij, Dritëro Agollin dhe Xhevahir Spahiun, për këtë çmim, duke e arsyetuar propozimin me shkrim; me nga një ese të shkurtër për poezinë e tyre dhe vlerat e saj.
Ndërkohë, unë dhashë dorëheqje nga organi drejtues i manifestimit në fjalë, për shkak të mospajtimit me politikën e drejtuesve të tij (statuti në të cilin nuk parashihej përdorimi i gjuhës shqipe, por edhe injorimi i poezisë shqipe), por drejtuesit e këtij festivali që erdhën paskëtaj nuk patën çare pa ia akorduar këtë çmim një poeti shqiptar. Zgjedhje e tyre ishte Fatos Arapi, poezinë e të cilit e mirëpritën edhe lexuesit dhe kritika letrare në gjuhën maqedonase, ashtu siç e kanë mirëpritur edhe kritika dhe lexuesit e vendeve të tjera, kudo që është përkthyer.

Profesor Agim Vinca, poet dhe studiues i letërsisë
Prishtinë, Tetor 2018

“Të hidhëruar dhe të mallëngjyer…” Kështu shprehet bota letrare për lajmin e vdekjes së Philip Rothit në të gjitha rrjetet sociale ku shkrimtarë, kritikë dhe lexues shprehën ngushëllimet dhe e kujtuan autorin 85 vjeçar amerikan.

Read More

Shkrimi i librit më të vjetër në gjuhën shqipe ende nuk ka një përcaktim të saktë kohor. Deri tani është mbajtur “Meshari” i Buzukut që daton në mesin e shekullit XVI.

Read More