Një shteti të degjeneruar që fabrikon armiq e projekton dhunë unë nuk i besoj më edhe nëse më shfaqet në profilin e Nënës Terezë. I tillë është shteti pa emër por me akronimin FYROM, i kërcënuar nga vesi për pushtet i Gruevskit dhe Ahmetit, që, me diskriminimin e shqiptarëve dhe me keqtrajtimin e të gjithë shtetasve, ka krijuar kushte që u japin legjitimitet aksioneve të grupeve rebele edhe nëse nuk janë nën kontrollin e vetë Qeverisë…
Analiza
Bardhyl Mahmuti i shkruan deputetëve të Kosovës-Përballë rrezikut për padrejtësi historike!
Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,
Kosova është duke u përballur me një presion të jashtëzakonshëm, si asnjëherë më parë që nga periudha e përfundimit të luftës. Në mënyrë të veçantë ky presion rëndon mbi ju deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Sali Berisha-Maqedonia po rrokulliset
Pakica shqiptare nuk mund të mbajë një shtet që shumica nuk e do si të tillë!Te dashur miq, pamjet horror, shtepite e rrafshuara qe vijne nga Kumanova, te vraret dhe te plagosurit e shumte deshmojne per shkallen e terrorit te eger shteteror qe qeveria e Maqedonise perdori ne lagjen shqiptare ne Kumanove.
Shpëtim Pollozhani-Kush na e ka fajin?
Këtë shkrim do ta filloj me thënien e Shekspirit «kur një i verbër i udhëheq të marrët» dhe do të vazhdoj me satirën ose fabulën e Radoje Domanoviqit, e cila quhet «Prijësi» («Vodja»), sipas së cilës një popull i lodhur, i rrahur dhe i poshtëruar, e kishte zgjedhur një prijës që të shpëtonte nga ajo situatë.
PËR 12 ORË NËN BRESHËRI TË PLUMBAVE PA NGRËNË E PA PIRË
Salajdin Shabani-Kumanovë, maj 2015- Asnjëherë në jetë nuk e kisha menduar se do të shkruaj ndonjë lament për ndonjë nga nxënësit e mi. Përleshja në Kumanovë më kishte brero se mos ka pësuar ndonjë nga nxënësit e mi. Fati i mirë që asnjë nuk kishte pësuar me jetë, por plagosja e ish nxënësit tim më erdhi ndër lajmet më të para. Shkruajta pakëz sa për të njoftuar opinioni por si duket ishte pak dhe tani ndërgjegjja e profesorit po me nxit për të shkruar një latent për ish nxënësin tim Malush (Nazim) Azemi.
Agron Shaqiri-PËR LAGJEN E TRIMAVE
Tash, miq të dashur, hipokrizia po zgjohet, si çdoherë. Jo se deri tani ka qenë në gjumë, se lumi fle, hipokrizia e sistemit kurrë. Tani çdo hipokrit po hipokrizon për të zgjuar hipokrizinë në popull. Të gjithë të uriturit po ushqehen me një lugë bosh gjellë. Të gjithë të paditurit po mashtrohen me një lugë bosh dije. Të gjithë të shtypurve po u falet një lugë bosh liri. Të gjithë të pashpresët po gostisen me një lugë bosh shpresë.Të gjithë të pa informuarit po i tallin me një lugë “informacioni”.
Në çdo rrugë, kafene, televizion shoh vetëm hipokritë, më të frymëzuar se kurrë për të shërbyer çorbën e tyre. Të rinj që shpresojnë te vrasësit e së vërtetës. Jo më larg se pardje, qindra të rinj, s’di se si të mbledhur aq shpejt e aq shumë aty, dëgjonin me admirim “dikë” tek fliste për planin se si do të vritej e ardhmja e tyre. Ndihem i turpëruar që në hipokrizi përfaqësohem prej tyre. Që janë ndoshta miq të mi, bashkëmoshatarë me të cilët shkëmbeheshim dikur në shkollë, kafene e rrugë. Mishra me dy sy! Kufoma shëtitëse – do t’i quante Noli, që shkatërroni me vetëdije a jo të ardhmen tuaj, të ardhmen tonë. Mercenarë që doni të vrisni të vërtetën. Por të vërtetën nuk e vret dot!Mund ta godasësh, presësh, fshehësh, të gënjesh mbi të, por jo ta mbysësh. Ajo diku po merr frymë. Ky është makthi i çdo hipokriti.
Ama kjo nuk mjafton, i duhen këmbë për të ecur, mendje për të menduar, zë për të klithur, grushte për të goditur. Ndaj mik i dashur zgjidh! Do të jesh përhapësi i të vërtetës apo ushtar i pavlerë i hipokrizisë? Mos besoni më në broçkulla elektorale, mos e hani çorbën e tyre se do e villni gjithë jetën!
Bisedat e kafeneve dhe ngjarjet e fundit tregojnë që populli nuk gënjehet më me një lugë çorbë. Populli është ndërgjegjësuar, i duhet besim tani. Duket sikur nuk ka më as shpresë, por shpresa jeton me të vërtetën. Mirëpo situata nuk zgjidhet në kafene, as duke shpresuar te të huajt, aq më pak duke besuar ne perëndi, se edhe perëndia mbron ca më tepër të zgjuarit dhe ata që janë të zotët të luftojnë për të drejtat e tyre. Ndaj ne, të bijtë e shekullit të ri migjenian, duhet të bëjmë realitet grushtin e së vërtetës. Duhet te jemi zëri i dhimbjes dhe i shpresës. Duhet të jemi grushti i të vërtetës që godet malin e hipokrizisë. Derisa hipokrizia të bëhet hi dhe nga hiri i tyre te bëhet e vërteta mal. Të godasim siç na ka hije për të gjithë të shfrytëzuarit dhe të nëpërkëmburit…. TË GODASIM PËR LAGJEN E TRIMAVE.
Mahmuti: A po përgatitet tereni që civilët të shpallen pjesëtarë të grupit?
Alarm! Të nderuar drejtues të medieve në gjuhën shqipe, Po bëhen tri ditë që kur udhëheqësi i regjimit diktatorial të Maqedonisë, Nikolla Gruevski deklaroi se në mesin e të vrarëve janë edhe 14 përfaqësues të grupit të armatosur shqiptar asnjë informatë për identitetin e tyre nuk është dhënë.
Zërijeta Hajro Jajaga-Shumë paqartësi për banorët e Lagjes së Trimave
Të shtënat e armëve në Kumanovë mesditën e së dielës kanë pushuar plotësisht, por banorët e Lagjes së Trimave, nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre, ngase postblloqet e vendosura të policisë akoma mbajnë të bllokuara të gjitha hyrje-daljet në këtë lagje.
Pse Gruevski ka vendosur të vrasë?
Një skenar i njohur. Asnjë risi nga ajo që jemi mësuar të shohim në Ballkan. Një taktikë që është përdorur në Kroaci, në fillim të luftës në Plitvice. Pastaj, në Bosnjë, në Sarajevë. Në Kosovë, është rasti i njohur i Pandës, kur sigurimi serb vret qytetarët serbë në një kafe në qytetin e Pejës, duke i vrarë dhe flijuar ata, për të nisur, pastaj, luftën në Kosovë. Pak a shumë këto janë krizat që e bënë shkrumb Ballkanin për dy dekada.
Armiq në dispozicion – Mero Baze
Shpërthimi i papritur i qeverisë së Gruevskit ndaj një grupi ende të paidentifikuar si “grup i armatosur”, po dëshmon se shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të përdoren si një kartë politike për të forcuar pozitat e qeverive nacionaliste të Shkupit.