Burri më i Shëmtuar në Afrikë bëhet baba për herë të tetë (Foto / Video)
Në vitin 2002 ai ka marrë pjesë në garën “Burri më i shëmtuar i Afrikës”. Ish këpucari nga Uganda tashmë është me famë.
Godfrey Baguma që vuan nga një gjendje e rrallë dhe e panjohur shëndetësore, si dhe gruaja tij Kate Namanda, kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre të gjashtë, që është një vajzë e shëndetshme.
Burri 47-vjeçar i ka edhe dy fëmijë më të mëdhenj me një grua tjetër, me të cilën është ndarë pasi… e ka zënë duke e tradhtuar me një mashkull tjetër.
Mirëpo, ai nuk ka ndaluar në kërkimin e fatit, dhe ka njohur Ketin, me të cilën është shoqëruar katër vjet para se të vendosnin të martoheshin.
Baguma tani merret me muzikë dhe prezantime të ndryshme, fitimet e të cilave e ndihmojnë të mbajë familjen.
Madje, ai ka qenë pjesë e një seriali real, ku është prezantuar si “burri më i Shëmtuar në Ugandë”.
Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet një nga paraqitjet e tij muzikore.
https://youtu.be/oMDn4UhzD4g