Ti erdhe prane dhe me the:

Ta hengra zemren!
Une mbylla syte
dhe shpleksa endrren.
Shoh si pergjaket zemra ime
ne buzet e tua prej mishi dhe drite.
Te befte mire, e dashur.
Po tani, tani a s’me thua
pa zemer, si mund te te dua?
Ti the dy fjale,
hodhe nje gur:
Ta hengra zemren
dhe une i pergjakur numeroj
rrathet e endrres.
E di: zemra ime
zemren tende e ka bere cope e cike,
kullon gjaku prej saj
si kokrrat e sheges, pike-pike.
Ti the: Ta hengra zemren,
kur une fatziu e kisha sosur tenden.
Ishte koha e zise
dhe zemrat na u bene buka jone e perditshme.

Pi per shendetin e Merit,
q’e kam ketu thelle ne gji,
heshtaz e mbylla deren,
vetem, pa miq ne gosti,
pi per shendetin e Merit.

Ndoshta m’e bukur se Meri,
eshte mbi dhe nje perri,
por s’gjenden dot sy te tjere,
te te shohin me kaq embelsi
si syt e te embles Meri.

Qofsh pra e lumtur moj Meri,
o diell me rreze flori,
ne jete mos ndjefsh asnjehere,
dhembje dhe brengje ne gji,
gezim te ndritte, moj Meri.

Gjerat qe nuk bere

Kujtoj diten qe te mora hua makinen
dhe ta demtova, te kujtohet apo jo?
Thashe se do me vritje por ti nuk e bere
Kujtoj ate dite qe ngulmova te shkojme ne plazh
ndersa ti me kundershtoje
se dukej qe do te binte shi, dhe ra shi apo jo?
Thashe se do te me bertisje:
“Te pata thene!”, por ti nuk e bere
Kujtoj ate dite kur u perdridhesha te gjitheve,
per te te bere xheloz,
dhe ti u bere xheloz, te kujtohet apo jo?
Thashe se do te me lije, por ti nuk e bere.
A te kujtohet atehere
Kur permbysa nga inati torten
Ne tapetin e makines tende?
Thashe se ti mo rrihje, por ti as kete nuk e bere.
Kujtoj ate nate qe harrova te te them
se ne pritje duhej shkuar me veshje serioze
dhe ti erdhe i veshur me xhinse, a te kujtohet?
Thashe se do me ndeshkoje, por ti nuk e bere.
Po jane kaq shume gjera qe ti nuk i bere!
Sepse kishe durim me mua, me dashuroje dhe me mbroje.
Ishin kaq shume gjerat per te cilat
desha te te kerkoj te falur
kur te ktheheshe nga Vietnami,
Por ti nuk u ktheve!