Përkujtohet në Prizren të Kosovës 134 vjetori i Lidhjes shqiptare të Prizrenit. Në ceremoninë e cila nisi me tingujt e himnit kombëtar shqiptar dhe më pas atij kosovar mori pjesë kryeministri shqiptar Sali Berisha, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryetari i BDI-së në Maqedoni Ali Ahmeti dhe figura të tjera të vendit dhe rajonit.

Berisha: Fqinjët të çlirohen nga paragjykimet mbi shqiptarët

Në fjalën e tij kryeministri Sali Berisha e cilësoi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit si ngjarjen më kulmore pas luftërave të Skënderbeut, ku shqiptarët e të gjitha fiseve u mblodhën me përkushtimin “Një komb, një qëndrim” dhe me idealin e bashkimit kombëtar, në një kohë mjaft të vështirë kur kërkohej copëtimi i trojeve shqiptare.

“Lidhja e Prizrenit përbën mrekullinë më të madhe shqiptare të të gjitha kohërave, shënon ngjarjen më kulmore pas luftarve të Skenderbeut, në të cilën shqiptarët që shtriheshin në trojet më të gjera në Ballkan kishin qenë objekt sumesh, do të mblidheshin në këtë tempull me përkushtimin “një komb, një qëndrim”, me idealin e bashkimit kombëtar.

Kohërat në të cilën udhëheqësit e trevave shqiptare u mblodhën ishin kohërat më të vështira. Evropa e asaj kohe po vendoste eleminin e shqiptarëve si nocion politik, po vendosnin dobësimin e kombit, po vendosnin që trojet e shqipatrëve të shndërrohehsin në plaçkë tregu në genocide”- u shpreh në nisje të fjaqlës së tij kryeminsitri, i cili shtoi se burrat nga të gjitha trevat do mblidheshin këtu të bindur se bashkimi i kombit ishte rruga e vetme për t’u përballur me mënxyrat që po gatuheshin në Berlinin e asaj kohe.

Më tej ai shtoi se Lidhja ia doli të përballej me pushtet e vullnetet e liga të asaj kohe të krijojë ushtrinë shqiptare, pas 4 shekujsh të ushtrisë së Skënderbeut, Lidhja shpalli integritetin e territoreve shqiptare dhe i tha botës se për shqiptarët dhe trojet do vendosim vetë ne shqiptarët.
“Ndaj edhe sot çdo shqiptar kudo që është përulet me nderim të thellë para këtij tempulli ku lindi kombi shqiptar si nocion politik ku lindi ideali i bashkimit në një shtet të vetëm, ku lindi ideali “një komb, një qëndrim” që do u diktojë rrugën shqiptarëve për të sakrifikuar për liritë e tyre”-nënvizoi më tej kryeministri shqiptar, i cili e konsideroi këtë ditë një ditë falenderimi dhe nderimi për Kosovën dhe Prizrenin.

“Çdo shqiptar ka vetëm një fjalë faleminderit Kosovë, faleminderit Prizren, se lidhja e Prizrenit ishte kryefjaja që do u paraprinte përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe dinjitet. Faleminderit Kosovë që lindi ushtria shqiptare për t’u dalë zot trojeve të veta, se këtu u organizuan kryengritje gjigjande që sollën pavarësinë e Shqipërisë, faleminderit Kosovë që nuk u përkule kurrë dhe solle pavarësinë e Kosovës, faloeminderit që nxorre burra të mëdhenj si Mic Sokoli, Azem e Shote Galica, legjenda të trimërisë, faleminderit Kosovë që nxorre burra mendjendritur si Ibrahim Rugovva, i cili organizoi rezistencën paqësore më të shkëlqyer që Evropa ka njohur në historinë e saj djemtë e vajzat e tua që vaditën me jetën e gjakun e tyre lirinë mbi të cilën ne qëndrojmë sot të lirë, çliruan Kosovën njëherë e mire dhe ne të qëndrojmë të lirë, të këndojmë këngën e lirisë dhe të ndërtojmë të ardhmen që meritojmë”- vijoi më tej Berisha.

Duke i shprehur mirënjohjen NATO-s dhe Shteteve të Bshkuara të Amerikës, për ndërhyrjen në Kosovë, në emër të lirisë dhe të drejtave, kryeministri shqiptar në fund të fjalës së tij ftoi fqinjët që të çlirohen nga paragjykimet mbi shqiptarët dhe të ndërtojnë së bashku të ardhmen evropiane.

“Ftoj fqinjët të çlirohen nga paragjykimet mbi shqiptarët e të përpiqemi së bashku të ndërtojmë të ardhmen evropiane si e ardhmja më e shkëlqyer e shqiptarëve, maqedonasve dhe serbëve”-përfundoi flajën e tij kryeminsitri shqiptar duke i shprheur edhe njëhherë mirënjohjen atyre që mundësuan mbledhjen për të nderuar këtë tempull.

Thaçi: Pavarësia e Kosovës korrigjoi padrejtësitë ndaj shqiptarëve
Kryeministri kosovar Hashim Thaçi në fjalën e tij përshëndetëse në këtë ceremoni e vuri theksin tek rëndësia që pati Lidhja e Prizrenit e cila sipas tij i dha kuptim pavarësisë së Shqipërisë dhe forcoi kombin shqiptar, ndërsa pavarësia e Kosovës theksoi Thaçi korrigjoi padrejtësinë historike ndaj shqiptarëve.
“Pavarësia e Kosovës korrigjoi padrejtësinë historike ndaj shqiptarëve, i dha kuptim Lidhjes së Prizrenit, pavarësisë së Shqipërisë dhe forcoi kombin shqiptar. Në 134 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit e cila festohet në vigjile të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, Kosova përmbyll fazën e pavarësisë së mbikqyrur”- nënvizoi kryeministri Thaçi, i cili shtoi se shqiptarët janë faktor i rëndësishëm në rajonin e Ballkanit.
“Sot kemi një abetare të përbahskët, Shqipër-Kosovë, po ndërtojmë autostradën e kombit Durrës-Prishtinë, së shpejti do të fillojë edhe autostrada Prishtinë-Shkup. Do harrohen kohët e vjetra. Po punojmë që në këto kodra të hapet tuneli që lidhet me Tetovën e Gostivarit, në mënyrë që të mos ketë kufij mes shqipatrëve, po shohim mundësitë e mëdha të mos ndajmë trevat, të mos ketë kufij”- u shpreh Thaçi.

Ramadan Muja: Prizreni, qyteti i vlerave të përbashkëta
Kryetari i komunës së Prizrenit Ramadan Muja në fjalën e tij u shpreh se ky përvjetor bëhet më i rëndësishëm, sepse mbahet në vigjilje të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Ai tha se në këtë vend u bashkuan në një mendje e një trup burrat e mdhënj të trojeve shqiptare, të cilët shtruan rrugën për të ardhmen e kombit tonë.
“Misioni i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit është udhërrëfyesi më i mirë i përpjekjeve tona. Me këtë mision Shqipëria në shekuj për të ecur edhe pse u ciopëtua e nda nuk u gjynjëzua kurrë shqipëria udhëhoqi përpjekjet e Kosovës për liri e pavarësi”- nënvizoi Muja, i cili shtoi gjithashtu se Shqipëriaq dhe Kosova janë një e të pandara për vizionin evropian. Kosova e pavarur dhe demokratike tha ai i qëndron besnike dhe bashkëudhëton me Shqipërinë në rrugën drejt integrimit.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit u krijua më 10 qershor 1878 dhe qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar, që do të mbulonte vilajetet osmane të Prizrenit, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës. Lidhja ishte Lëvizja e parë e madhe e organizuar politikisht, administrtivisht dhe ushtarakisht për të krijuar një rajon të bashkuar shqiptar qysh nga dështimi i forcave të Skënderbeut në Mesjetë. Eshte etapa paraprake para pavarësisë së Shqipërisë.