Berisha mbetet në Vjenë, Topi nuk shkon në Varshavë
Tiranë, 17 prill – Bllokimi i linjave ajrore për shkak të resë së tymit që po vertitet nëpër Europë ka paralizuar edhe lëvizjen e krerëve të shtetit shqiptar. Kryeministri Berisha ka mbetur në Vjenë që prej mbrëmjes së të premtes pa mundur të gjejë një avion për Tiranë. Nga ana tjetër, presidenti Topi mësohet zyrtarisht se ka anulluar vizitën e planifikuar për në Varshavë ku do merrte pjesë në ceremoninë mortore të presidentit polak.
Burimet thonë se axhenda e kryeministrit Berisha në Bruksel përfundonte të premten, por ai ende nuk ka mbërritur në Shqipëri as sot (e shtunë).
Për kryeministrin Berisha ka qenë e pamundur te ndjeke linjen normale të fluturimit Bruksel -Vjenë – Tiranë. Ai është nisur dje paradite me makinë nga Brukseli për në Gjermani dhe prej andej në Vjenë, në një udhetim maratone prej me shume se 10 oresh.
Atje është njoftuar për mbylljen e fluturimeve nga aeroporti vjenez, çka e ka detyruar kryeministrin shqiptar të qendrojë në Vjenë deri në një urdhër të dytë të autoriteteve të aeroportit në rinisjen e fluturimeve. Ndërsa për presidentin mësohet se ai nuk do të jetë nesër të ceremoninë mortore. Po kështu edhe 8 shtete kanë anuluar pjesëmarrjen në ceremoni mes të cilëve presidenti maqedonas Ivanov, kryeministri koreanojugor Chung Unchan, ministri i jastëm i Indisë, Meksikës, Egjiptit, kryeparlamentari japonez, etj.