bardhyl-mahmutiIsh -zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Kryetari aktual i Bashkimit Demokratik Shqiptar në Maqedoni ka thënë se Policisë së Kosovës nuk duhet t’i jepen urdhra që të konfrontohet me studentët.”Policisë së Kosovës nuk duhet t’u jepen urdhra që të konfrontohen me studentët dhe studentet. Ata duhet t’i nxjerrin zvarrë hajdutët e titujveshkencor dhe ashtu zvarrë t’i sjellin para drejtësisë. Kjo do t’i hapte rrugë fundit të mjerimit politik që gjeneroi Mjerimin e Universitetit” ka thënë Mahmuti.

“Nuk mund ta vlerësojnë peshën e vjedhjes “shkencore” në universitet hajdutët që u bënë “shkencëtarë” duke vjedhur tituj dhe punimet e të tjerëve! Shkarkimi i të gjitha organeve të Universitetit «Hasan Prishtina» nuk duhet të kuptohet si vendosje të masave të dhunshme! Përkundrazi! Kjo do t’i hapte rrugë heqjes së dhunës si masë për të mbetur në funksionet publike! Kjo mund t’i hapë rrugë që ky Universitet të shndërrohet në institucion të dijes dhe shkencës” ka shkruar ai.