Ferdeze Mujaj Sadiku është një farmaciste shumë e suksesshme në Kosovë. Në vitet e 70-ta ishte arratisur për Shqipëri, atëherë kur kishte vetëm 16 vjet. Tre muaj, familja e saj nga Hogoshti i Kamenicës nuk kishte ditur se nëse vajza e tyre ishte e gjallë apo e vdekur. E për këta tre muaj, Ferdezja, bashkë me tre bashkudhëtarë ishte arrestuar nga ushtria shqiptare. Arratisja, kalimi i kufirit mes ish Jugosllavisë dhe Shqipërisë, qëndrimi në burg për tre muaj, lejeqëndrimi në Shqipëri, komunikimi i saj me familjen përmes 1 mijë letrave, takimi me nënën pas katër viteve dhe shumëçka tjetër, janë shpalosë ekskluzivisht në intervistën e dhënë për KultPlus, ku Ferdeze Mujaj Sadiku e ka ndarë edhe nëpërmjet lotëve.

Ardianë Pajaziti

“Baba ka me të qu në shkollë në Elbasan”, ishte premtimi i babait të Ferdezes, në njërën nga mbrëmjet në shtëpinë e familjes Mujaj në Hogosht të Kamenicës, ku Ferdezja ishte në atë kohë vetëm gjashtë vjeçe, dhe ishte me temperaturë.

Ajo mbrëmje sikur hapi një dritare të re për Ferdezen, dhe qysh prej asaj kohe, ajo filloi të ëndërronte për Elbasanin, Shqipërinë dhe shqiptarët. Babai i Ferdezes, njëri nga mësuesit e parë të asaj rrethine nuk e kishte pas idenë se një bisedë çasti, mund të zgjonte dashurinë e vajzës së tij të madhe për Shqipërinë.

Emocioni  i Ferdezes, përderisa rrëfente dalëngadalë për krejt përjetimet e saj që kapërcejnë edhe një film, vërehej në sy, në tingullin e fjalëve e në lëvizjet e duarve. Përderisa fliste për Hogoshtin, për moshën e saj të vogël kur edhe kishte dëgjuar për Elbasanin, për rrugëtimin e mëtejmë të Ferdezës që lëvizi në atë kohë edhe kufijtë, shoqëroheshin edhe me lot, që nuk ndaleshin vetëm në bebëzat e syve, por rridhnin pavetëdijshëm në faqet e saj.

65 vjeçja, që është një farmaciste shumë e suksesshme, tregon rrëfimin e saj në intervistën e dhënë për KultPlus, që mund të jetë një ndër përjetimet e rralla që mund të hasë një njeri, sidomos kur bëhet fjalë për moshën e saj të vogël që kishte atëherë.

 “Babai im kishte një dashuri të madhe për Shqipërinë, sikurse të gjithë shqiptarët e Kosovës. Përgjatë një mbrëmje, kur unë isha me grip, babai im ma përmendi Elbasanin”, rrëfente Ferdezja përgjatë takimit, takim që po shpaloste një jetë të tërë të një zemër gruaje, e që zanafillën e kishte qysh në vegjëli.

Dhe si fëmija më i madh i familjes, ajo jo vetëm që po rriste shtatin, por brenda saj po rriste  dashurinë për Shqipërinë, një mollë super e ndaluar për kosovarët. “Dëgjoja tinëzisht radio Tiranën, lexoja letërsi shqiptare, dhe unë çdo ditë ëndërroja atë vend që po më tundte pafundësisht”, tregonte Ferdezja, me një gjuhë të pastër shqipe, që për nga theksi, tashti tingëllon si një zonjë nga Shqipëria, dhe jo nga Kosova.  

Ajo tregon se si duke dëgjuar Radio Tiranën, dashurohej në aksionet rinore që zhvilloheshin në atë kohë në Shqipëri, dhe përmend se i ishte ngulitur në kokë emri i një vajze, që në atë kohë kishte moshën e Ferdezes. Ajo kishte humbur jetën gjatë një aksioni, dhe shteti shqiptar atë kohë e kishte shpallur heroinë. Emri i Shkurte Palvatës ishte bërë si një dritë për Ferdezen, që ta adhuronte edhe më shumë këtë shtet, që vetëm e imagjinonte, por që nuk e kishte idenë më të vogël se si mund të ishte.

Prindërit e dërguan për shkollim në Prishtinë, me çantë të shkollës u arratis në vitet e 70-ta për Shqipëri

Ferdeze Mujaj kishte vijuar shkollimin në Hogosht e Kamenicë, për të vazhduar më pas shkollën e mesme në Prishtinë, në medicinë, ku edhe përfundoi vitin e parë.

Ishte gjashtëmbëdhjetë vjeçe, dhe pikërisht në një kohë kur dukej se gjërat kishin marë rrjedhën e tyre, ajo kishte dëgjuar një informatë që e kishte goditur. Tre djem nga fshati i saj kishin vendosur të arratiseshin për Shqipëri, dhe kjo iniciativë e tyre kishte mjaftuar që të niste një rrugëtim të panjohur, por të ngulitur në shpirtin e saj qysh nga vegjëlia.

“Dëgjova se tre bashkëfshatarë të mi donin të arratiseshin për Shqipëri dhe pa menduar dy herë vendosa tu bashkëngjitem”, kujtonte ajo për këtë vendim, që më pas bëri të kalojë shumë peripeci, por asnjëherë t’ia thyente dashurinë për tokën e premtuar.

Me një çantë shkolle, me rrobat e trupit, një fund pak mbi gjunjë dhe me këpucë me taka të ulta, me pak para sa i kishte ndarë familja për qëndrimin e saj në Prishtinë,  Ferdezja ishte nisur për Shqipëri, bashkë me Rexhep Malën, Isa Kastratin e Sami Dërmakun, dhe një rrugëtim të tillë kishte marë vetëm nga dashuria që kishte për Shqipërinë.  

Pse kishte marë këtë vendim që të arratisej dhe që mos ti tregonte asgjë familjes, Ferdezja edhe sot është e bindur se nëse do ti tregonte, ata në asnjë mënyrë nuk do ta lejonin që ta merrte këtë hap. “Babai im më kishte premtuar që të më shkollonte në Shqipëri, por ai kishte menduar se deri sa të rritesha, do të ndryshonin edhe marrëdhëniet mes Jugosllavisë së atëhershme dhe Shqipërisë. Por gjërat ishin keq të bllokuara, dhe mënyra e vetme ishte arratisja, pa ia bërë me dije prindërve”, ka thënë Ferdezja.

 “Në vitin 1970 kemi kaluar kufirin nga Gjakova, atje na informuan për një zonë ku nuk kontrollohej nga ushtarët e ish Jugosllavisë, dhe po në atë pikë kaluam pa na vërejtur, por rruga ishte shumë e vështirë për t’u kaluar, me shkëmbinj e me terren të papërshtatshëm, sa që disa herë jam rrëzuar përgjatë kalimit të kufirit. Duke pas parasysh se isha e veshur me fund e me këpucë me taka, gjendja ime u përkeqësua edhe me lëndime, shenja që i kam edhe sot në këmbë”, rrëfen Ferdezja për rrugëtimin e saj në një mbrëmje shtatori të vitit 1970, udhëtim që kishte zgjatë për shumë orë nëpër pyje ku nuk shihej qielli, dhe që ujë kishin pirë edhe nga prrockat.

Tre muaj burg në burgun e Laçit, familja e saj nuk kishte lënë vend pa e kërkuar

Dhe përderisa kaluan kufirin, brenda territorit të Shqipërisë u takuan me ushtarët shqiptarë, ku burgosën që të katër udhëtarët kosovarë, për ti vendosë fillimisht në Bajram Curr, aty i mbajtën tetë ditë si të burgosur,  e më pas në burgun e Laçit, ku Ferdezja, bashkë me tre bashkëfshatarët e saj u mbajt për tre muaj.

“Ata dëshironin të dinin se pse kemi hyrë në Shqipëri dhe cili ishte qëllimi i arratisjes tonë, kemi pas pyetje çdo ditë nga hetuesit, por tretmani ka qenë i mirë, nuk na ka munguar as ushqimi dhe as kujdesi. Unë isha e ndarë nga djemtë, dhe nuk dija për ta, sikurse që as ata nuk dinin për mua, përgjatë këtyre tre muajve vetëm njëherë na kanë lënë që të takohemi, dhe pas atij takimi më nuk i kam parë. Pas tre muajve hetuesi, më erdhi lajmi se organet e shtetit kishin marë vendim që mua të më lejonin të qëndroja në Shqipëri, por djemtë i kthyen, nuk kemi arritë as të përshëndetemi. I pyeta se çfarë ka ndodhë me tre djemtë, më thanë se nuk mund të japim shpjegime, përpos asaj se mua më ishte dhënë leja e qëndrimit” shpjegon Ferdezja.

 “Shteti ka vendosur që të qëndrosh në Shqipëri” ky ishte vendimi që ia kishin kumtuar dy shtetas të Shqipërisë, vendim që solli qëndrimin e Ferdezes në shtetin të cilin e kishte ëndërruar aq shumë.

“Kërkova që të më dërgonin në Elbasan, se u thash që aty do të shkollohem, po kur kuptuan se unë kam përfunduar një vit të shkollës së mesme të medicinës, dhe në kohën e arratisjes isha në fillim të vitit të dytë, ata më rekomanduan që të më dërgojnë në Vlorë, ku edhe zgjodha farmacinë, sepse profesionin e farmacistes e adhuronte nëna ime. Nuk arrita ta plotësoja dëshirën e babait, të paktën po vija në vend dëshirën e nënës”, shpaloste kujtimet Ferdezja, e cila tregon se si në atë kohë, ishte njoftuar edhe shkolla se kishte ardhur një vajzë nga Kosova, dhe kërshëria e njerëzve që ta takonin ishte shumë e madhe.

Dhe regjistrimi në shkollën e mesme të farmacisë, vendosja në konvikt sillte edhe një hap tjetër. Kishte ardhë momenti që të njoftonte familjen e saj që ishte gjallë. Kishin kaluar tre muaj që ajo nuk kishte asnjë komunikim me familjen, dhe përmes një telegrami, ajo po dërgonte përshëndetje nga Shqipëria.

“Unë jam në Vlorë, jam mirë, mos keni merak për mua”, kaq ishte përshkrimi i telegramit të parë të Ferdezes dërguar për në Hogosht

“Unë jam në Vlorë, jam mirë, mos keni merak për mua”, kaq ishte përshkrimi i telegramit të parë të Ferdezes dërguar për në Hogosht, e cila më vonë kishte mësuar se familja e saj për këta tre muaj e kishte kërkuar në të gjitha anët, dhe kishin pas shumë frikë se nëse i kishte ndodhë më e keqja.

“Edhe familja ime më pas më ktheu telegramin e tyre dhe kuptova se ishin lehtësuar për faktin se kishin kuptuar se jam shëndoshë e mirë, duke më këshilluar që të kem kujdes”, tregonte Ferdezja, e cila shpaloste etapat e jetës së saj, që kishin shumë përjetime, e në anën tjetër, për kohën kur fliste, ajo kishte një moshë jashtëzakonisht të vogël.

Por, nëse kishte shijuar atë Shqipërinë e Radio Tiranës dhe të romaneve që kishte lexuar para se të shkelte këtë tokë, Ferdezja këmbëngulë, se në kohën kur kishte shkuar në Vlorë, në vitet e 70-ta, Shqipëria nuk ishte ajo Shqipëria e viteve të 80-ta, e as e viteve të 90-ta, Shqipëri që e panë shumë kosovarë, por ishte një Shqipëri shumë stabile dhe e sigurt.

“Jetoja në konvikt, më pritën në mënyrën më të jashtëzakonshme, si mësuesit, si nxënëset, isha e vetmja kosovare që kam qenë edhe në shkollë të mesme, por më pas edhe në Universitet. Pastaj, shteti i Shqipërisë më shpërbleu për faktin se si një vajzë e re theu kufirin jugosllavo- shqiptar, dhe më dhuroi 20 mijë lekë të asaj kohe, të cilat kishin vlerën e tri rrogave të një doktori. Edhe në fakultet, përpos bursës, më ndanë 10 mijë lekë, kështu që nuk e kisha problem ekzistencën, më shkolloi shteti shqiptar dhe isha në një rreth shumë të sigurt”, vazhdonte këtë rrëfim Ferdezja, që me vite është jashtëzakonisht i largët, por emocionet e kësaj gruaje, tregonin që këto përjetime janë ende shumë të gjalla brenda saj.

Dhe përderisa vazhdonte jeta e Ferdezes në Shqipëri, ajo më vonë kishte mësuar se në fshatin e saj të lindjes, admirimi për të, rritej dita ditës. Tri vajza të fshatit ishin pagëzuar me emrin Ferdeze, me të cilat komunikon edhe sot nëpërmjet facebook.

Shkollohej, shërbente në akisone të ndryshme dhe dita ditës shndërrohej në një qytetare të Shqipërisë, e cila, duke mos komunikuar me asnjë kosovar, theksi i saj kosovar, dalëngadalë po i linte vend atij të Shqipërisë.

Ajo më pas kishte marrë të drejtën e studimeve, po në drejtimin e farmacisë, ku edhe ishte vendosur në konviktin me numër 18, konvikt ku qëndronin studentë të huaj, pasi në ato vite kur studionte Ferdezja, ajo tregon se kishte shumë shtetas të huaj.

Pas katër viteve takova për herë të parë nënën time, ishte plakur shumë

Dhe në vitin 1974, vjen një emocion i madh, ku Ferdezja katër vite pas arratisjes e përjeton. Nëna e saj, bashkë me vëllain që kishte lindur pas arratisjes së saj për në Shqipëri, kishin marë të drejtën e vizitës në Tiranë.

Ajo, përderisa kujton takimin e saj më nënën dhe vëllain, që pikërisht Ferdezja e kishte pagëzuar me emrin Alban, nuk mbanë lotët dhe kthen kohën dhe emocionin e vitit 1974.

“Takimi i parë me nënën më ka sjell shumë dhimbje, shumë emocion, nuk e harroj as sot. Edhe pse ishte shumë e re, atë kohë vetëm 41 vjeçe, mua më dukej se nëna ime ishte plakur shumë, ishte mbushur me rrudha, thjeshtë iu kishin thelluar rrudhat. Qëndruan një muaj në Tiranë, por asnjëherë nuk i treguam ndjenjat e vërteta, prej frikës që mos po e lëndojmë njëra tjetrën”, vazhdon Ferdezja, e cila shton se vragë të thellë i ka lënë edhe pritja dhe përcjellja e saj në kufi, që pasojat e asaj kohe e rrëqethin edhe sot, sa herë që kalon kufirin me Shqipërinë.

“Kur dola ta prisja nënën dhe vëllain në kufi, kishin ardhur edhe anëtarët e tjerë të familjes, babai, motrat dhe vëllezërit, vetëm që të më shihnin nga distanca. Rregullat e asaj kohe ishin që ti mund vetëm të shikoje, po në asnjë mënyrë që të lëshoje ndonjë zë, apo të bëje me dorë. Thjeshtë shikonim njëri tjetrin ashtu të shtangur, në një distancë diku prej 150 metrave. Thjeshtë isha e mpirë, shihja figura nga larg, e në të njëjtën kohë ishte familja ime”, tregon Ferdezja.

Vizita tjetër e radhës ishte ajo e babait, i cili kishte vizituar vajzën e tij në vitin 1978, dhe kishte qëndruar për 15 ditë. Gjithë atë dashuri që kishte pas për Shqipërinë, përgjatë atyre 15 ditëve, ai as që e kishte ndjerë. Ferdezja tregon se nga frika se çfarë do të ndodhte me të bijën, nëse do të mund të kthehej në Kosovë, e kishin mpirë babain e saj, i cili, më pas i kishte treguar asaj, se asgjë nuk i ishte regjistruar në memorie se si ishte dukur Tirana.

Kërkesën për riatdhesim e bëra në vitin 1978shpesh mendoja se nëse veç edhe njëherë do të kthehesha, do të puthja tokën e Kosovës

Dhe ndryshimi i kushtetutës në vitin 1974, që ndryshonte situatën edhe në Kosovë, kishte bërë të mundur që Ferdezja të ëndërronte kthimin e saj në vendlindje, Kërkesën për riatdhesim e kishte bërë në vitin 1978, dhe leja për kthimin e saj në Kosovë i ishte aprovuar në vitin 1979.

Nëntë vite distancë kishin bërë që nga një vajzë 16 vjeçe, një vajze të arratisur nga Kosova për në Shqipëri, ta kthente për vendlindjen e saj si 25 vjeçe, por tashti jo si një çapkëne, por një farmaciste e diplomuar.

“U ktheva më 10 qershor të vitit 1979, sa isha në Shqipëri, kisha menduar se kurrë nuk do të mundja ta shihja edhe njëherë Kosovën, dhe shpesh mendoja se nëse veç edhe njëherë do të kthehesha, do të puthja tokën e Kosovës, dhe me të vërtetë ndodhi kthimi. Mbaj mend që kanë dalë mijëra njerëz të më prisnin në fshatin tim dhe fshatrat përreth, të cilët më preknin duart, më përqafonin dhe më puthnin, më shihnin si një heroinë që kisha thyer kufirin e Jugosllavisë me atë të Shqipërisë.

Por jo gjithçka shkoi lehtë, për tre javë rresht asaj i është dashur të lajmërohej për çdo ditë në Sekretariatin e Brendshëm të asaj kohe në Gjilan, dhe pyetjet dhe dhuna psikike që ia kishin bërë, e kishin dërguar edhe deri në vjellje. Ajo kujton që nuk kishte përjetuar dhunë fizike, por psikike po, dhe ata që merrnin në pyetje ishin shqiptarë, por për emrat e tyre nuk dëshiron të flasë.

Ferdezja, për 11 vite punon si farmaciste në Obiliq, vend në të cilin në atë kohë nuk kishte shkuar asnjë farmacist, dhe pikërisht në këtë vend lind edhe dashuria me bashkëshortin e saj, të cilët gëzojnë jetën e tyre me fëmijët dhe nipat e mbesat.

“Bashkëshortin tim e kam pas në klasë, në shkollë të mesme në Prishtinë. Isha e vetmja vajzë, dhe 40 djem. Kur u ktheva, pothuajse të gjithë shokët e shoqet e klasës erdhën e më vizituan, duke përfshirë edhe bashkëshortin tim. Po vizitat e tij u shpeshtuan aq shumë, sa që na dërgoi deri në martesë, ku sot jam nënë e gjyshe shumë e lumtur”, tregon Ferdezja, e cila shpjegon se sa herë që i bie malli për Shqipërinë, bashkëshorti i saj është i gatshëm që ta shoqërojë.

E martuar në një familje të madhe, me tetë vëllezër, ajo thotë se ishte e admiruar nga familja e burrit të saj, dhe se kurrë nuk e kanë trajtuar si grua, por gjithmonë ka bërë ndeja në odën e familjes Sadiku, të cilët dëgjonin rrëfimet për Shqipërinë, nga përvoja e Ferdezes. Me të njëjtën dashuri ka rritur edhe dy fëmijët e saj: Brikenën e Ermalin, ku vajza ka emrin e vajzës së Eqrem Çabejit, që Ferdezja e kishte shoqe gjatë shkollimit të saj në Shqipëri.

Edhe sot e blej bukën e zezë

Përpos gjuhës që edhe tash tingëllon si të jetë nga Shqipëria, Ferdezja ka edhe një ves tjetër, është adhuruese e bukës së zezë, që edhe sot e blen. Poashtu, ajo në vizitat e shpeshta në Shqipëri, vazhdon të vizitojë burgun e Laçit ku qëndroi për tre muaj, postën, ku kishte pas kutinë e saj, nëpërmjet të cilës kishte shkëmbyer një mijë letra, e që nuk e ka asnjë prej tyre, pasi që familja e saj kishte hequr të zitë e ullirit nga pushteti i atëhershëm në Kosovë.

Ajo ka edhe disa shoqe që edhe sot mbanë kontakte. Dhe befasitë për Ferdezen nuk mbarojnë, Shkurte Palvata, vajza heroinë që e kishte magjepsë qysh nga Radio Tirana, ngacmoi këtë vit që po e lëmë pas përsëri Ferdezen. Gjatë pushimit të fundit në Shën Gjin, duke treguar me një çift shqiptar historinë e saj, përderisa kishte treguar edhe për Shkurte Palvatën, rastisi që gruaja me të cilën po ndante rrëfimin, kishte qëlluar të jetë po motra e Shkurtes.

Ferdezja, e cila qysh prej viteve të 90-ta ka farmacinë e saj në Prishtinë, krejt këtë rrugëtim e adreson edhe te mosha e saj e re, sepse, sipas saj, në moshën që ka tashti, një hap i tillë do të ishte shumë i vështirë për tu menduar, por për krejt këtë përvojë jetësore ajo thotë se asnjëherë nuk është penduar, dhe se dashuria për Shqipërinë edhe sot është shumë e madhe./KultPlus.com

Nga: Gëzim Llojdia 

1. Irani, dikur trualli ku shtrihej një pjesë e Persisë, ka pasur në shekullin e XX, një mbretëreshë shqiptare për 10 vjet. Mirëpo historia e saj shkruhet kur princesha me gjak shqiptari përgjithmonë shkoi në qiejt e Zotit. Ajo me bijat e tjera si dhe vëllai të mbretit të Egjyptit Faud kanë një të veçantë. Të katër bijë të mbretit emrat e tyre fillojnë me germën F. Gazeta angleze: “Indipedent”, shkruan se kjo e veçantë buronte nga dashuria për të kujtuar emrin e nënës së tyre të dashur, Feryal. Ato ishin rritur nga një dado angleze, znj, Naylor, dhe shpesh flisnin anglisht midis tyre dhe me vëllamin e tyre Faruk. Le të zbresin tani te gjaku shqiptari, që ka rrjedhur në damarët e princeshës Fawzia.
Princesha Fawzia ka lindur në Aleksandri. Princesha Fawzia bint Fuad u lind më 5 nëntor 1921 në Ras al-Tin Palace në Aleksandri, vajza e madhe e Mbretit Fuad dhe gruas së tij të dytë, Nazli Sabri dhe u rrit në pallatet mbretërore me kopshte e mbrojtur nga bota e jashtme ngase ajo ishte vajza e madhe e Sulltan Fuad I, i Egjiptit dhe Sudanit (më vonë Mbreti Fuad I).
Prejardhja e gjakut e kësaj princeshe është llogaritur si:
10/16 kirkasian
3/16 Turkish
16 French (nga ana e femrave)
dhe 1/16 Shqiptare.

Princesha Fawzia Fuad në kopertinën e revistës amerikane Life

Stërgjyshi i Princeshës Fawzia ishte major-general Muhammad Sharif Pasha, Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme. Një nga stërgjyshërit e saj ishte Sulejman Pasha, një oficer i ushtrisë franceze i cili ka shërbyer nën Napoleonin, më vonë u konvertuar në islam, ndërkaq ai mbikëqyri një riorganizim të ushtrisë egjiptiane. Përveç motrat e saj, Faiza, Faika dhe Fathia, dhe vëllai i saj, Faruk, ajo kishte dy gjysmë-vëllezërit e motrat nga martesa e mëparshme e atit të saj .Burimet shkruajnë se Princesha Fawzia, ishte arsimuar në Zvicër, ajo fliste i rrjedhshëm në anglisht dhe frëngjisht, përveç gjuhës sës saj të lindjes, arabisht.
2. Burimet angleze .Lidhur me martesën e parë të princeshës shkruajnë se martesat mes fuqive me dinastitë në Lindjen e Mesme ishin një risi. Fawzia ishte më e bukura (shkruajnë, në kronikat e vdekjes mediumet londineze, në vitin 1939), si pjesë e planeve të mbretit Faruk për të forcuar ndikimin e tij në Lindjen e Mesme, ajo ishte martuar me trashëgimtarin e fronit të Iranit, Mohamed Reza Pahlavi. Martesa e Princeshës Fawzia me Prince Mohammad Reza Pahlavi e Iranit ishte planifikuar nga babai i këtij të fundit, Reza Shah. Një raport i deklasifikuar i CIA-s në maj të vitit 1972 e përshkroi bashkimin si një lëvizje politike. Në anën tjetër, martesa ishte e rëndësishme në atë për të bashkuar një mbretëror sunite, (Princesha,) dhe një (Shi mbretërore) Princi i kurorës. Kur princesha shkoi në Teheran, Irani ishte në shok nga furnizimet e energjisë elektrike dhe ujit, trenave. Nuk është një vështrim i tërbimit në fytyrën e saj në një fotografi të marrë nga ditët e saj të para në Teheran, i cili ishte ende i prapambetur dhe primitiv. Ka pasur pak njerëz, që ajo mund të flas për të edhe pse burri i saj u ngjit në fron në vitin 1941.
3. Princi i kurorës. Princesa Fawzia nga Egjipti dhe Mohammad Reza Pahlavi u angazhuan për martesë në maj 1938. Megjithatë, e panë njëri-tjetrin vetëm një herë para dasmës së tyre. Ata u martuan në Pallatin Abdin në Kajro më 15 mars 1939. Kur ata u kthyen në Iran, ceremonia e dasmës u përsërit në Pallatin e mermertë, Teheran, i cili ishte edhe qëndrimi i tyre i ardhshëm. Pas martesës, Princeshës i është dhënë shtetësi iraniane. Dy vjet më vonë princi i kurorës pasoi babanë e tij në mërgim dhe do të bëhej Shahu i Iranit. Menjëherë pas ngjitjes së burrit të saj në fron, mbretëresha Fawzia u shfaq në kopertinën, e një reviste, ishte revista: “Life” e 21 shtatorit 1942 ,fotografuar nga Cecil Beaton, i cili e përshkroi atë si një “Venus aziatike” me “një fytyrë të përkryer në formë zemre dhe sytë çuditërisht të zbehtë, por një ylli blu. Ajo drejtoi Shoqatën themeluar rishtazi për Mbrojtjen e grave shtatzëna dhe fëmijët (APPWC) në Iran. Me Mohammad Reza Shah Pahlavi ajo kishte një fëmijë, një vajzë: Princesha Shahnaz Pahlavi ,lindur më 27 tetor 1940.
Martesa e tyre nuk kishte sukses. Mbretëresha Fawzia u vendos në Kajro, në maj të vitit 1945 dhe për të marrë një divorc egjiptian. Arsyeja për kthimin e saj ishte se ajo shihte Teheranin si një vend të pazhvilluar në kontrast me Kajron një qytet modern, dhe kozmopolit. Përveç kësaj, ajo kishte kaluar kohë të vështira për shkak të mosbesimit të shahut dhe sëmundjes së malaries si dhe depresionin. Ajo u konsultua me një psikiatër amerikan në Bagdad, për problemet e saj pak para se ajo të largohej nga Teherani. Nga ana tjetër, raportet e CIA-s pretendojnë se Princesha Faëzia është tallur dhe e ka poshtëruar Shahun për shkak të dobësisë së tij, duke çuar në ndarjen e tyre.Në librin e saj Ashraf Pahlavi, motra binjake e Shahut, argumenton se ishte Princesha dhe nuk ishte shahu, që bëri për divorc. Ky është divorci i parë dhe nuk ishte i njohur për disa vjet nga Irani, por në fund një divorc zyrtar është marrë në Iran, më 17 nëntor të vitit 1948, nga Mbretëresha Faëzia. Një kusht kryesor i divorcit ishte se vajza e saj duhej lënë për t’u rritur në Iran. Po rastësisht,në kahun e kundërt vëllai i Mbretëreshës Faëzia, Mbreti Faruk, është divorcuar me gruan e tij të parë, Mbretëresha Farida, në nëntor të vitit 1948. Në njoftimin zyrtar të divorcit, ajo u shpreh se “klima persiane kishte rrezikuar shëndetin e perandoreshës Faëzia dhe se në këtë mënyrë u ra dakord që motra e mbretit egjiptiane të divorcohej. Në një deklaratë zyrtare, Shahu tha se shpërbërja e martesës “nuk mund të ndikojë me çdo kusht në marrëdhëniet ekzistuese miqësore midis Egjiptit dhe Iranit.” Pas divorcit të saj Princesha Faëzia ka kryesuar gjykatën egjiptiane. Më 28 mars 1949, në Pallatin Koubba në Kajro, Princesha Faëzia është martuar me kolonelin Ismail Chirine (ose Shirin) (1919-1994. Ai ishte diplomuar në Cambridge dhe kishte qenë një herë ministër egjiptian i luftës dhe marinës. Pas dasmës ata jetonin në një pasuri në pronësi nga Princesha në Maadi, Cairo. Ata banuan në një vilë në Smouha, Aleksandri,kishin dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë.
Fawzia jetonte në Egjipt, mirëpo pas vitit 1952 me revolucionin, që përmbysi Mbretin Faruk,ajo nuk vuajti shumë nga grushti i shtetit të vitit 1952 i cili ka rrëzuar vëllamin e saj dhe e bëri Egjiptin një republikë. Ajo jetonte me burrin e saj të dytë, një oficer i ushtrisë fjalëshumë i quajtur Ismail Shirin, në Kajro dhe Aleksandri dhe kur ishte e mundur vizitoi edhe qytet e botës si : Parisi dhe Gjeneva. Flokët e errët të saj, lëkurë e zbehtë dhe sytë madhështor ishte bërë kështu një nga femrat më të bukura në Kajro, kur ai ishte një nga kryeqytetet më të kërkuara të botës. Ajo ishte e sjellshëm, shumë iranianë e mbajnë mend atë si më të mirën nga të tre gratë e shahut.
Vdekja e Princeshës Faëzia është raportuar gabimisht në janar të vitit 2005. Gazetarët e kishin ngatërruar atë me mbesën e saj, Princesha Fawzia Faruk (1940-2005), një nga tre bijat e Mbretit Faruk. Në jetën e saj të mëvonshme, Princess Fawzia ka jetuar në Aleksandri, Egjipt, ku vdiq më 2 korrik 2013 në moshën 91 vjeçe. Ceremonia funerale është mbajtur pas namazit të mesditës në Xhaminë Sayeda Nafisa në Kajro më 3 korrik. Ajo u varros në Kajro.
4. Disa nga komentet e medieve londineze janë se ajo :si një bijë e Fuadit, mbretit të Egjiptit dhe motra më e re e mbretit Faruk, Fawzia kishte gjak mbretëror në këtë dijeni sundimtari iranian Shah Reza e ka kërkuar për djalin e tij me synimin një familje e vjetër mbretërore do të shtojë famë të monarkisë me rrënjë të Iranit. Një vajzë e trembur, vajzë e bukur me sy blu dhe flokë të zeza, ajo u përshkrua nga shkrimtari egjiptian, oborrtari Adel Sabit me fjalët më poetike . Ajo ishte 17 vjeçe kur ndeshja me princin e ri iranian të kurorës dhe diskutoi për herë të parë. Në këtë kohë ajo kishte qenë shkolluar në Zvicër,ajo i ishte gëzuar, modës evropiane dhe kurrë nuk e kishte veshur vello. Por sapo është kthyer në Egjipt, statusi i saj si princeshë mbretërore ka lejuar lirinë e saj të vogël. “Faëzia ishte në ato ditë pothuajse një e burgosur në lundrën e banuar të nënës së saj në lumë.”


Ajo rrallë dilte dhe kur dilte ajo ishte e rrethuar nga zonjat në pritje dhe provizionet. Në një kohë kur të gjitha vajzat e tjera të reja ishin duke shijuar një liri relative, Faëzia, për shkak të pozitës së saj, ishte rrethuar nga afër nga një shpurë e tërë. Duke konceptuar idenë e një ndeshje me një princeshë egjiptiane, Reza Shah i dërgoi një ambasador në Kajro për të diskutuar mendimin e familjes mbretërore. Edhe pse martesa e një sunite shiit, angazhimi u ra dakord.Një delegacion u dërgua nga Teherani në Kajro duke mbajtur një letër nga Shahut dhe një koleksion me bizhuteri. Në të njëjtën kohë, princi i kurorës mbeti në dijeni të negociatave, ai nuk e kishte parë një foto të saj në maj të vitit 1938, dhe se më këtë rast angazhimi është shpallur. Ritet e dasmës janë bërë dy herë: në Kajro, më 15 mars 1939, sipas zakonit suni; një ceremoni shite u zhvillua më vonë në Teheran.Çifti mbretëror fluturoi në Teheran të nesërmen, së bashku me pajisjet personale të Faëzia-së rreth 200 valixhe. Ata u pritën në aeroport nga Shahu Reza. Në prani të një turme, Shahu Reza puthi Faëzian në ballë dhe i tregoi turmës, duke thënë: “. -E pra, bija ime, ky është vendi juaj dhe këtu është populli yt”. Ceremonia persiane ishte përfshirë shtatë ditë banket. Të burgosurit u liruan nga burgu.Ushqim dhe të holla u janë dhënë të varfërve. Jeta në Teheran për Faëzia ishte shumë e ndryshme, por jo më pak kufizuese se ekzistenca,që ajo e kishte lënë prapa. Një pallat i shekullit të 19- ka qenë rinovuar për çiftin mbretëror, por sipas standardeve egjiptiane ishte i varfër. Megjithatë, çifti ishte i lumtur në fillim dhe fëmija i tyre i vetëm, një vajzë u quajt Shahnaz u lind më 27 tetor 1940.

Princesha Fawzia Fuad në kopertinën e revistës amerikane Life, ku shkruhet dhe për origjinën e saj shgqiptare

Në sytë e botës, Faëzia ishte mishërimi joshës, stili i saj ishte një përzierje e modës evropiane dhe mistikës orientale.Portreti i saj, i marrë nga Cecil Beaton, u shfaq në kopertinën e revistës :”Jeta” në vitin 1942. “Ajo kishte sytë e trishtuar dhe të dëshpëruar,”, “katran i zi i flokëve, një fytyrë të përkryer të skalitur dhe të butë, duart e këndshme privuar nga rrudhat e punës”. Por si në 1940 vazhdoi, jeta në Teheran u bë gjithnjë e më e vështirë. Shpura e saj e shërbëtorëve egjiptiane u shkarkua. Për të shmangur mërzinë, Faëzia, filluan të shpenzojë pjesën më të madhe të kohës në shtrat dhe duke luajtur karta. Ajo foli për burrin e saj me anëtarët e gjykatës në frëngjisht, ka bërë një përpjekje me gjysmë zemre për të mësuar gjuhën persiane prej disa muajsh. Gjatë gjithë ditës ajo në mënyrë të përsëritur do të thërriste: “Je m’ennuie! Ajo refuzoi të merte pjesë në mbledhjet e organizatave bamirëse dhe fondacione në të cilat ishte kreu si një mbretërore iraniane dhe e bëri gjithnjë e më qartë përbuzjen e saj për Iranin dhe çdo gjë iraniane. Ajo madje filloi të tregojë pak interes për vajzën e saj. Në këtë kohë, ajo kishte ndarë një dhomë me burrin e saj. Kur Shahu do ti kërkojë falje, duke trokitur në derën e saj të mbyllur, përgjigja e saj ishte gjithmonë e njëjtë: “Pour l’amour de Dieu, partez!”.

“Nëna e madhe” mjafton ta ketë parasysh vetëm një fakt nga zgjedhjet e fundit parlamentare, atë të humbjes me vota nga opozita e pabashkuar: BDI (me vota edhe nga LSDM) 83.000 vota, kurse opozita e pabashkuar shqiptare rreth 130.000 vota. Kjo tregon se BDI, jo qe nuk eshte nënë e njerkë, por s’eshtë as hallë, e teze!?

Prandaj, apelet “qe te bashkohet opozita” kundrejt BDIsë, me shume duken si simptome frige nga humbja spektakolare, se sa demonstrim fuqie politike. Me muhbete odash te denja per fillimshekullin e kaluar, vetem se shtohet doza e halabakllëkut tek ky konglomerat perbindesh politik per t’i hedhur mjegull annëtarësisë në mungese te rezultateve konkrete (deshtimit).

Njohësit e mirë të administratës publike dhe shtetërore në vend, vlerësojnë se një nga faktorët kryesor të kalimit të një pjese të administratës do të jetë stimulimi jo vetëm material , por edhe i përparësive të tjera që do të fitojnë nëse kalojnë të punojnë në kompanitë private.

Qeveria pritet që me më shumë masa të stimulojë kalimin e një pjese të punëtorëve të administratës që do të vlerësohen si të tepërt të kalojnë të punojnë në sektorin privat. Pritet që në kuadër të riorganizimit të administratës publike dhe shtetërore diku të rritet dhe diku edhe të zvogëlohet numri i administratës, ndërsa parashikohet edhe mbyllje e disa institucioneve. Nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës thonë se shteti do të paguajë pagat për disa vjet me qëllim që të orientojë punëtorët në administratë që të kalojnë në sektorin privat,do të ndihmojë me mbështetjen financiare për rikualifikimin e tyre me qëllim që më lehtë të punësohen nga sektori i biznesit dhe e treta është që nëse sektori privat ofron paga më të larta për punëtorët e administratës, atëherë shteti do të paguajë kontributet për një periudhë të caktuar kohore, shkruan gazeta KOHA. Sektori i biznesit vlerëson se ky proces nuk do të jetë i lehtë dhe do të kërkojë kohë për tu realizuar. “Një reformë e tillë kërkon një kohë më të gjatë prej së paku pesë vitesh, ndërsa për punëtorët që do të kalojnë në sektorin privat dhe do të lëshojnë punën në administratë ju nevojitet një ndihmë financiare përmes formave të ndryshme si për punësim, apo përmes fondeve të ndryshme siç është ai i inovacionit, por edhe trajnime të ndryshme për të hyrë në sipërmarrje”, thotë numri një i Konfederatës së Biznesit në Maqedoni, Mile Boshkov. Nga Lidhja e Odave Ekonomike thonë se një proces i tillë kërkon analiza dhe bisedime të kujdesshme me qëllim të transferit të atyre të punësuarve në administratë për të cilat vlerësohet se nuk mund të punojnë më në administratën publike. “Një nga çështjet që shtrohen për debat janë edhe kriteret e sakta për tepricën e punëtorëve në administratë, dhe sa analizat do të tregojnë se çfarë arsimi dhe shkathtësie posedon administrata me qëllim që një pjesë e saj të jetë tërheqëse për të kaluar të punojë në sektorin”, thonë nga Lidhja e Odave ekonomike. Nga ana tjetër, njohësit e mirë të administratës publike dhe shtetërore në vend, vlerësojnë se një nga faktorët kryesor të kalimit të një pjese të administratës do të jetë stimulimi jo vetëm material, por edhe i përparësive të tjera që do të fitojnë nëse kalojnë të punojnë në kompanitë private. “Në administratë nuk mungojnë persona me përvojë të madhe që kanë edhe cilësi të larta , të cilët të joshur me paga më të larta, mund edhe seriozisht të mendojnë të kalojnë të punojnë te private”, thotë eksperti Temelko Risteski. Sipas tij, sektorit privat edhe i duhen çdo herë punëtorë të vyeshëm, që do të ndihmojë rritjen e produktivitetit dhe punës së tij.

Kohë më parë nga Ministria e Administratës dhe Shoqërisë Informatike, theksuan se nuk është problem madhësia e administratës por rritja e cilësisë së shërbimeve që ajo i ofron. Nga atje thonë se krahas rritjes së efikasitetit të punës së administratës, nevojitet edhe një riorganizim i ri i më shumë institucioneve publike për shkak se shpesh atyre ju përputhen kompetencat. Pritet që në fund të muajit janar të përgatitet edhe ligji i ri për organizimin e organeve të administratës shtetërore, si dhe të propozohet dhe ulje e numrit të institucioneve, ku për shembull analizat tregojnë se ka nevojë të zvogëlohet numri i inspektorateve nga 27 në 13. Pritet që fundi i këtij muaji të ofrojë edhe masa dhe pako konkrete për transferin e një pjese të administratës në sektorin privat. Nga Ministria e Administratës dhe Shoqërisë Informatike thonë se nuk është qëllimi që njerëzit të mbesin pa punës, por të krijohet mundësia që firmat private të gjejnë interesin e tyre për punëtorë, ndërsa shteti të ulë koston e harxhimeve për të punësuarit në sektorin publik.

Shtatëmbëdhjetë zyrtarë të Policisë dhe të pushtetit vendor u vunë në pranga në një operacion blic të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, një u shpall në kërkim dhe një tjetër u pezullua nga detyra, pasi dyshohet se lejuan ndërtime pa leje në zonën e Durrësit, Manzës dhe Shijakut.

Hetimi u krye nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme dhe zgjati disa muaj me metoda speciale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit.

Bëhet me dije se këta zyrtarë akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion, ku mësohet se kanë lejuar qytetarë që të bëjnë ndërtime pa leje kundrejt një shumë të caktuar parash.

Operacioni është bërë pasditen e të enjtes, e ndërsa në orët në vijim pritet që të zbardhen detaje të reja.

Hetimet për këtë çështje, nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (ShÇBA) dhe Prokurorisë kanë zgjatur për tre muaj rresht, teksa prezencën gjatë ditës së sotme të inspektorëve nga Tirana është konfirmuar nga drejtuesit e policisë në Durrës.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Durrës, në bashkëpunim e nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, finalizoi me sukses operacionin e koduar “ABUZUESIT”, në funksion të procedimit penal të nisur në vitin 2019 për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës“ për një sërë zyrtarësh policorë, inspektorë vendor, përfaqësues të pushtetit lokal e ndërtues.

Pas një hetimi disa mujor, duke aplikuar metoda speciale u dokumentua me prova ligjore veprimtaria e kundraligjshme e subjekteve të këtij procedimi, të cilët duke keqpërdorur atributet që u jepte detyra dhe funksioni, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por dhe me shtetas të tjerë, kanë konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Ndërtim të paligjshëm, në bashkëpunim”.

Subjektet e këtij procedimi penal, kryenin funksione publike në Policinë e Shtetit, nëpunës të Njësive Administrative, IKMT-ve dhe INUV-it në Durrës, Shijak dhe Manzë.

Shpërdorimi i detyrës dhe veprimtaria e kundraligjshme e këtyre subjekteve dyshohet se është shtrirë përgjatë vitit 2019 në vende dhe kohë të ndryshme.

Veprimet dhe mos-veprimet e tyre konsistojnë në favorizime të ndërtimeve pa leje, falsifikime dokumentesh, fshehje dhe manipulim të ngjarjeve, pengimin e zbulimit të së vërtetës dhe fakteve kriminale, mos-raportime të ngjarjeve kriminale, mos evidentim të kallzimeve të shtetasve sipas detyrimeve ligjore etj.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe duke abuzuar me kompetencat e ushtrimit të detyrës, dyshohet se kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin edhe në vlera monetare, i cili ka mundësuar dhe sjellë si pasojë ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj., duke shmangur kështu zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre.

Mbështetur në provat dhe faktet e grumbulluara dhe administruara gjatë hetimeve, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës me vendimin e datës 9 janar 2020, caktoi masat e sigurimit personal, të cilat u ekzekutuan në orët e mbrëmjes nga SHÇBA dhe Policia e Shtetit:

– “Arrest në burg” për Komisar B.D., me detyrë Shef i Rendit në Komisariatin e Policisë Shijak, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Arrest në burg” për Nënkomisar S.Xh., me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Manzë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Arrest në burg” për Nënkomisar E.P., me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Stacionin e Policisë Manzë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Arrest në burg” për Nënkomisar N.M., me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve/OPGJ, në Stacionin e Policisë Manzë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Arrest në burg” për Inspektor A.O., me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Arrest në burg” për Inspektor D.D., me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Arrest në burg” për Inspektor G.D., me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, person i shpallur në kërkim;

– “Arrest në burg” për Inspektor H.Sh., me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Shijak, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Arrest në burg” për Inspektor P.N., me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Stacionin e Policisë Manzë, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Arrest në burg” për Inspektor N.Sh., me detyrë ndihmës specialist/SPZ, në Komisariatin e Policisë Shijak, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Arrest në burg” për shtetasin Gj.G., me detyrë Sekretar i Njësisë Administrative Sukth, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Arrest në burg” për shtetasin J.K., me detyrë specialist në IMT Shijak, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Arrest në burg” për shtetasin M.Sh., me detyrë Kryeinspektor i IMT Shijak, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

– “Arrest në burg” për shtetasin D.K. posedues dhe zhvillues i objektit të ndërtimit pa leje, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;

– “Arrest në burg” për shtetasit P.M., posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimit pa leje, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;

– “Arrest në burg” për shtetasin Gj.Z., posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimit pa leje, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;

– “Arrest në burg” për shtetasin A.L., posedues dhe zhvillues i objektit ndërtimi pa leje, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;

– “Arrest në burg” për shtetasin Q.D., posedues dhe zhvillues i objektit ndërtim pa leje, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;

– “Pezullim nga detyra” për shtetasin A.N., me detyrë specialist i Armatimit në DVP Durrës, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Hetimet e këtij procedimi penal vazhdojnë deri në dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundraligjshme të këtyre subjekteve dhe të subjekteve të tjerë, të cilët janë përfshirë në këtë veprimtari.

Nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga Prokurorë dhe hetues të Drejtorisë së Hetimit të SHÇBA.

SHÇBA nxit qytetarët të denoncojnë çdo rast abuzimi me detyrën të punonjësve të policisë, duke telefonuar në numrin falas 0800 90 90, duke garantuar reagim të shpejtë dhe të ashpër ligjor.

Përfaqësuesja e sektit shi’it në Kosovë, si dhe mbështetësja e regjimit iranian, Ikballe Huduti Berisha është arrestuar nga policia ditën e sotme.

Arrestimi i Huduti-Berishës erdhi si pasojë e disa postimeve të saj në rrjetin social Facebook pas vrasjes së gjeneralit iranian Qaseem Soleimani.

Ajo ka vajtuar vdekjen e gjeneralit iranian dhe i ka quajtur kriminale forcat amerikane. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha e ka konfirmuar arrestimin e saj.

Nderkohe qe ne Tirane, nje nate me pare Olsi Jazexhiu mbrojti me devotshmeri regjimin iranian ne nje televizion kombetar, deuke bere deklarata nxitese kunder amerikaneve dhe muxhahidineve ne Shqiperi, ndersa organet ligjzbatuese ende po “shqyrtojne” deklaratat e tij.

Njoftimi i policisë:

‘Më datë 07.01.2020, Drejtoria Kundër Terrorizmit ne Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me PSRK-në dhe në bazë të urdhëresës nga organet kompetente te drejtësisë ka kryer bastisje ne lokacionin e të dyshuarës.

E dyshuara është sjell për intervistim në Polici dhe me urdhër te prokurorit nga Prokuroria Speciale është dërguar në mbajtje për 48 (dyzet e tetë) orë, deri në vendim tjetër nga Gjykata kompetente’, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovë, Daut Hoxha.

Postimi në Facebook i Ikballe Berisha-Hudutit:

‘Njerëzit si ti nuk vdesin, por te vdekurit qe ecin mbi toke e qe mbajnë gjak krimineli ata janë të vdekur por vetëm frymojnë për tu turpëruar vet dhe kombin e vet kriminel. Kriminelet ta deshën vdekjen e cila nuk është vdekje por shehidllek me i bukur qe ka mund ta ketë dikush ne shekullin 21’, ka shkruar ajo.

Ikballe Berisha-Huduti ka po ashtu ka publikuar më parë edhe një fotografi me ish-presidentin iranian Mahmoud Ahmadinejad.

Por kush është Ikballe Berisha-Huduti?

Ikballe Huditi-Berisha, e njohur edhe si ‘Hoxhesha Ikballe’, është themeluese e një fondacioni fetar islamik shi’it ‘Fondacioni Kur’ani’.

Për autoritetet kosovare, Ikballe Huditi-Berisha së bashku me bashkëshortin e saj, Asllan Huduti, një biznesmen i patundshmërive shpërndajnë ideologjinë e këtij sekti.

Sipas diplomatit dhe ekspertit ballkanas Ionnis Michaletos, në analizën e bërë prej tij ‘Pushteti i butë i Iranit mbërrin në Ballkan’, thekson se Fondacioni Kur’ani i themeluar nga Ikballe Berisha-Huduti dhe një sërë OJQ-sh të tjera që kanë lidhje me çiftin Huduti, punojnë për interes të regjimit iranian në Kosovë.

‘Irani…ka ngritur disa OJQ, por zgjerimi i tyre është shumë i vështirë, ndër të tjera edhe për shkak të konkurrencës së ashpër të forcave syni të Arabisë Saudite dhe Turqisë, si edhe prezencës së fortë të forcave ndërkombëtare policore, ushtarake dhe civile”, thotë ai dhe sqaron se fondacioni “Kur’ani” drejtohet nga universiteti iranian ‘Xhometul Noustafa’- drejtor i të cilit (universitetit) është Imami Muhamed Bagher Salehi, vëllai i të cilit është diplomat i lartë iranian’, ka shkruan në analizën e tij diplomati.

Në një intervistë për RTV Ora, gazetarja e njohur e Kosovës Arbana Xharra ,nënvizoi disa herë se Vetevendosja duhet të bëjë lëshime për t’i ofruar postin e presidentit LDK-së dhe të vazhdojnë më tej qeverisjen përndryshe nuk dihet e ardhmja.

Arbana Xharra: Përfaqësuesit ndërkombëtarë po bëjnë presion ndaj LDK-së të arrihet marrëveshja por duhet të kemi parasysh se brenda LDK kemi një grup që nuk do të pranojë të arrijë marrëveshje me propozimet që Kurti ka bërë deri tani.

LDK do të kërkojë postin e presidentit ndërkohë Kurti tregoi se kush do të jetë në krye të Kuvendit. Varet nëse do të lëshojë pe Vetevendosja përndryshe LDK nuk besoj se do të arrijë marrëveshje pa postin e presidentit, pasi tashmë emrat për postat e ministrave i dha Kurti kur doli dhe me një kolazh fotografish të tyre.

Nuk shprehet optimiste per arritjen e nje marreveshjeje mes LDK-se e Vetevendosjes ne takimin qe do te mbahet sot.

“Duhet të kemi parasysh se edhe brenda Vetevendosjes ka pakënaqësi për këta emra. Sidoqoftë përpara edhe bashkësisë së  ndërkombëtarëve Kurti tha se jam i gatshëm e topi kaloi në anën e LDK-së do shohim sot pas këtij takimi cfarë do të arrihet. Nuk jam shumë optimiste duke marrë parasysh kërkesat e LDK-së dhe ato cfarë po propozon hapur dhe Kurti.

LDK nuk do të pranojë të mos ketë asnjë post të rëndësishëm.

Ndërkombëtarët insistojnë të mos ketë zgjedhje dhe të arrihet një marrëveshje por me këto bisedime do të bëjnë të pamundur arritjen e një marrëveshjeje për formimin e qeverisë. Të shohim çfarë do të dalë nga takimi I sotëm, por dhe me përfshirjen e presidentit Thaci, i cili dha afat 48 orë është vështirësuar procesi.  Votuesit kërkuan ndryshim dhe kjo po arrihet nëse nuk do të arrihet do të ketë demoralizim të votuesve.

Edhe Kurti duhet të ulet dhe të marrë parasysh se dhe LDK duhet të jetë e kënaqur nga kjo marrëveshje. Edhe Kurti duhet të dijë që nuk është zhbllokim I këtij procesi nëse vetëm del me këto 5 propozime e nuk jep një opsion të favorshëm LDK-së që të dyja të bashkëqeverisin dhe të mos zgjasin negociatat.”  

Xharra kërkon të tërheqë vëmendjen

“Gjithmonë e më pak jemi në axhendën ndërkombëtare. Ne duhet të ecim sa më shpejt tutje se po humbet durimi.Po shohim edhe iniciativat e Beogradit, iniciativat e Rusisë, përpjekjet për shtrirjen e ndikimit Rus në rajon, të Turqisë në rajon. Në rrafshin gjeopolitik jemi duke u dëmtuar si Kosova ashtu edhe Shqipëria. Vetëvendosja duhet ti ofrojë postin e presidentit dhe të vazhdojë tutje përndryshe do të shkohet në zgjedhje dhe nuk e dimë çfarë do të dalë” 

Studenti 36-vjeçar zakonisht qëndronte jashtë barreve në Mançester, ku i takonte dhe i ftonte burrat në shtëpinë e tij, me premtime për pije dhe vend për të fjetur.

Studenti që ka kryer të paktën 136 përdhunime dhe një numër krimesh të tjera, është dënuar me 30 vjet burg. Studenti 36-vjeçar është quajtur nga prokurori si “përdhunuesi më aktiv që është sjellë ndonjëherë para një gjykate në Mbretërinë e Bashkuar”.

Kor kanë hurrë brenda banesës së tij, ai i ka mpi ata me narkozë dhe seksualisht i ka dhunuar. Në shumë raste, ai regjistronte dhunimet në celularin e tij.

Në katër padi të ndara, 36-vjeçari u shpall fajtor, ndër të tjera, për mpirjen dhe dhunimin e 48 burrave.

Sinaga ka jetuar në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2007, duke kryer 159 krime midis janarit 2015 dhe majit 2017.

Ai shkonte pas të rinjve që ishin të plotë dhe me probleme të ndryshme. Ata u anestezuan me ilaçe qetësuese dhe shumica nga ta ,fare nuk e dinin se kanë qenë të dhunuar nën ndikimin e narkozëz.

Sinaga u arrestua pasi një nga viktimat e tij u zgjua gjatë një sulmi seksual dhe filloi të rezistoi. Më pas, viktima shkoi në polici, të cilët më vonë pas kontrollit gjetën një numër të madhë fotografish me pamje nga veprat e dhunimeve seksuale të Sinagës.

Prokuroria beson se afro 200 burra ishin viktima të sulmit të Sinagës, por 70 prej viktimave nuk janë identifikuar nga autoritetet.

rtvzeri.com

Përmes një video-mesazhi, pak para takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti bëri publike emrat e kandidatëve të tij, sa i takon krijimit të qeverisë së re të Kosovës.

“Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia”, deklaroi Kurti.

Por kush janë pretendentët e tij, të propozuar për ministra.

I përzgjedhuri nga Kurti si zëvendëskryeministër i dytë i qeverisë, Haki Abazi është diplomuar në drejtimin Inxhinieri, Shkenca Kompjuterike dhe Menaxhim Biznesi në Universitetin e Prishtinës, dhe George Mason në SHBA. Hakiu është bartës i shumë pozitave në institucione ndërkombëtare. Ka 20 vite përvojë pune në pozita të larta menaxheriale në organizata të ndryshme ndërkombëtare nëpër shumë vende të botës dhe mbi 1 mijë projekte të realizuara. Tani është duke bërë studime në fushën e Energjisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm në Universitetin e Cumbrias në Britaninë e Madhe. Ai ka publikuar me dhjetëra shkrime, analiza në media dhe gazeta profesionale, artikuj akademikë dhe ka zhvilluar ide unike në fushën e përkrahjes së zhvillimit të demokracisë, ndërtimit të paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Momentalisht mbanë pozitën e Drejtorit të Programit në Programin Zhvillimor në Pakistan të financuar nga USAID.

Ministrja pretendente e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Prishtinës, në Fakultetin Juridik. Ajo është bërë pjesë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në shtatorin e vitit 2010. Albulena Haxhiu ka qenë deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës tri mandate radhas. Në legjislaturën e V dhe VI ka drejtuar Komisionin për Legjislacion si një ndër komisionet më të rëndësishëm të Kuvendit.

Ajo ka qenë një nga deputetet më të zëshme në Kuvendin e Kosovës, me theks të veçantë në çështjet që lidhen me drejtësinë. Albulena, konsideron që Lëvizja VETËVENDOSJE!, është subjekti i vetëm që sjellë shpresën, drejtësinë, zhvillimin, mirëqenien e barazinë andaj është e gatshme të jap kontributin e saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe të përfaqësojë sa më denjësisht politikat dhe prioritetet e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Nga ana tjetër, profesori Blerim Reka, ministri i mundshëm i Punëve të Jashtme dhe Diasporës është diplomuar për Drejtësi në Universitetin e Prishtinës. Reka ka qenë Ambasador i Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian në Bruksel. Ai ka mbajtur edhe poste diplomatike dhe këshilluese juridike si Këshilltar i Presidentit të Republikës së Kosovës për Integrimin në BE dhe anëtar i Ekipit të Ekspertëve për Strategjinë Kombëtare dhe Integrimin në BE. Profesor i së Drejtës Ndërkombëtare, Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Ligjit të BE-së në Universitetin e Evropës Juglindore që nga viti 2002, Reka gëzon një doktoratë në të Drejtën Publike Ndërkombëtare dhe të Drejtën Civile dhe Ekonomike si dhe është autor i 18 librave.

Ndërkohë, i propozuari për ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi ka studiuar për analiza makroekonomike në Universitetin e Zagrebit në periudhën 1990-1994. Ai gëzon një doktoraturë në Universitetin e Freibergut të Gjermanisë në sferën e Makroekonomisë me specializim në politikat fiskale dhe tranzicionin drejt ekonomisë së tregut. Në Andrew Young School of Policy Studies të Georgia State University në Atlantë, SHBA përmes Programit të Bursave Fulbright ka ndjekur hulumtimet e postdoktoratures në sferën e decentralizimit fiskal për vendet në zhvillim.Që nga viti 2004 punon në Universitetin Amerikan në Kosovë ku ka ligjëruar dëri më tani Makroekonominë; Politikat Fiskale; Analizat dhe Politikat Monetare; Ekonomiksin e Resurseve Natyrore dhe Mikroekonominë. Po ashtu mban pozitën e Udheheqësit të njësisë për Ekonomiks në Universitetin Amerikan dhe atë të Drejtorit Menaxhues të Qendrës për Hulumtime brenda këtij universiteti. Njëkohësisht ligjëron lëndët Makroekonomia 1 dhe 2 në Akademinë Regjionale të Procreditit në Veles të Maqedonisë. Më herët ka punuar për gjashtë vite në Universitetin e Freibergut të Gjermanisë si asistent për Makroekonomi dhe Financa Publike, ka mbështetur Universitetin e Prishtinës me projekte të financuara nga Pakti i Stabilitetit, DAAD-i Gjerman dhe WUS Austria; ka qenë këshilltar për politika fiskale i projektit CBF të UNDP-së; këshilltar në disa projekte të GTZ; Ekspert për politika fiskale i zyrës FAO; ka punuar si këshilltar dhe bartës i projektit për institucione të ndryshme. Është eskpert për politika fiskale; politika monetare; politika të tregut të punës; privatizim; decentralizim fiskal; borxhin publik; antikorrupsion.

Ministrja e mundshme e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari ka studiuar në Suedi, ndërsa është pronare e një kompanie të quajtur “R&V Consulting”, e cila merret me këshillimin e bizneseve. Ajo punon si koordinatore për Arsim të Lartë në organizatën joqeveritare që vepron në Kosovë, “Austrian Development Agency”. Duhet thënë se Hajdari është një emër jo fort i njohur dhe se informacioni rreth saj mbetet i pakët.

Lista e propozuar nga Kurti përmbyllet me kandidatin për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia. Ai është diplomuar në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, drejtimi Mjekësi e Përgjithshme. Gjatë vitit 2003-2004 ka punuar si mjek në Mitrovicë dhe si Këshilltar profesional në kompaninë “Agani” dhe në kompaninë “Keis”. Që nga viti 2010,  është aktivist në Lëvizjen VETËVENDOSJE! ku është angazhuar dhe ka drejtuar Komitetin për Shëndetësi. Në vitet 2013-2018 ka qenë Drejtor në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, e cilësuar si një nga drejtoritë me të suksesshme gjatë dy mandateve. Ka ndjekur trajnime dhe programe të shumta për shëndetin publik dhe menaxhimin në shëndetësi duke përfshirë programin IVLP “Public Health Issues in the US” në ShBA. Në vitin 2018 është emëruar si Koordinator i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe po në atë vit është zgjedhur si Kryetar i kësaj Qendre ku vazhdon të jetë akoma.

Pasi presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi vrasjen e gjeneralit të lartë të Iranit, Qassem Soleimani, shumëkush ka shtruar pyetjen se sa do të mund ta përballonte ky vend një konfrontim me ushtrinë më të fortë në botë.Një pyetje e tillë vjen pasi, ndërsa Irani mban zi për vdekjen e gjeneralit, zyrtarët nga të dy vendet kanë shkëmbyer paralajmërime të ashpra, duke u bërë thirrje forcave ushtarake dhe aleatëve përkatës “për gatishmëri”, përcjell Telegrafi. Sipas Global Fire Power, një faqe interneti e renditjes së ushtrive, ajo e SHBA-së renditet si ushtria më e fortë në botë, ndërsa Irani gjendet në vendin e 14-të nga 137 vendet që konsiderohen në rishikimin vjetor.

Sidoqoftë, rrjeti i fortë i Iranit “aleatët rajonalë” përbëjnë një kërcënim të madh për objektivat e SHBA-së dhe pritet të luajnë një rol të madh në rritjen e tensioneve midis dy vendeve, shkruan mediumi britanik Metro.Presidenti amerikan tha që ai urdhëroi sulmin ajror në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit sepse Soleimani, 62 vjeç, po ‘komplotonte vrasjen’ e amerikanëve që banonin në vend.Trump akuzoi komandantin e dytë më të fuqishëm të Iranit si përgjegjës për një seri luftërash në të gjithë Lindjen e Mesme, përfshirë sulmet e ‘orkestruara’ të milicisë në bazat e koalicionit amerikan në Irak.

Ai gjithashtu mendohet të ketë mbështetur demonstratat e dhunshme në ambasadën amerikane në Bagdad, në fillim të javës.Irani e ka bërë të qartë tashmë se SHBA do të ketë pasoja të rënda për sulmin, me udhëheqësin suprem Ayatollah Ahmad Khatami që ka kërcënuar trupat amerikane në Lindjen e Mesme.

Ai paralajmëroi se është ‘koha për të pastruar rajonin nga këto kafshë tinëzare’, duke shtuar: ‘Unë po u them amerikanëve, veçanërisht Trump, ne do të marrim një hakmarrje…’.Sipas Metro, Irani vuan disavantazhe të mëdha ushtarake në krahasim me SHBA-në, pasi është detyruar të mbështetet në prodhimin e brendshëm të armëve pas një embargoje të armëve të SHBA-së dhe jo vetëm.
Sidoqoftë, forca e tij qëndron në rrjetin e saj të forcave të përfaqësuara të udhëhequra nga Forcat Quds, një njësi e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) – një degë e Forcave të Armatosura të vendit të themeluara pas Revolucionit Iranian në 1979.Fuqia ushtarake e IranitIrani ka një personel ushtarak aktiv prej rreth 523,000 trupave – me marinën, forcat ajrore dhe IRGC.Por me një popullsi prej më shumë se 83 milionë banorësh, vendi ka aftësinë të tërheqë më shumë fuqi njerëzore nëse është e nevojshme (rreth 47 milionë).Buxheti i tyre i mbrojtjes arrin në 6.3 miliardë dollarë, që është shumë më i vogël se ai i SHBA-së.Fuqia e saj tokësore përbëhet nga 8,577 tanke luftarake, projektues raketash, artileri vetëlëvizëse, automjete të blinduara luftarake dhe artileri tërheqëse.Fuqia ajrore, përfshirë edhe helikopterët, qëndron në 512 njësi, ndërsa ajo posedon 398 anije dhe nëndetëse.
Vendi aktualisht ka 12 raketa operative, të cilat janë kryesisht me rreze të shkurtër dhe me rreze të mesme, ndërsa një numër janë në zhvillim.Sidoqoftë, një raport i Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së thotë se forcat raketore të Iranit janë më të mëdhatë në Lindjen e Mesme.Fuqia ushtarake e SHBA-sëSHBA-ja pranohet gjerësisht se ka ushtrinë më të fortë në botë.Fuqia e saj ushtarake është dukshëm më e fortë se ajo e Iranit me 1.281.900 personel aktiv dhe një shtesë 144,872,845 në dispozicion.Ka një buxhet mbrojtës tronditës prej 716 miliardë dollarësh dhe megjithëse ka më pak raketa se Irani (shtatë), ato janë shumë më të avancuara, përfshirë Trident D-5 dhe një raketë balistike ndërkontinentale (ICBM).Thuhet se SHBA dhe Rusia posedojnë më shumë se 90 për qind të kokave bërthamore në botë dhe të dy kombet kanë pothuajse një numër të barabartë.Kombi amerikan gjithashtu ka forcën më të madhe ajrore dhe detare – kjo e fundit e matur me tonazh – në botë.Ushtria amerikane krenohet me 48.422 tanke luftarake, projektues raketash, artilerie vetëlëvizëse, automjete të blinduara luftarake dhe artileri tërheqëse. Në fuqinë e saj ajrore, SHBA aktualisht ka 10.117 njësi, si dhe 415 në forcat detare.Siç edhe tanimë është bërë e ditur, presidenti Trump autorizoi sulmin ndërsa Soleimani po linte aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit në Irak.Soleimani, arkitekti i operacioneve klandestine dhe ushtarake të Teheranit, si shef i forcave të Qudsit të Gardës Revolucionare, u vra të premten në një sulm me dronë amerikanë derisa gjendej në një kolonë në aeroportin e Bagdadit.Si përgjigje, autoritetet iraniane thuhet se kanë bërë të ditur se do të ofrojnë një shpërblim prej 80 milionë dollarësh për kokën e presidentit amerikan Donald Trump, pas vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.Sipas Mirror, një “ofertë e tillë” është bërë gjatë transmetimit televiziv të funeralit nga transmetuesit zyrtarë shtetërorë.Veç kësaj, Irani ka bërë të ditur se nuk do të respektojë me asnjë kufizim të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, njoftoi të dielën televizioni shtetëror i vendit.Gjithashtu, vrasja e gjeneralit iranian ka ndikuar që një vendim të merret edhe nga Parlamenti i Irakut, i cili ka nxjerrë një rezolutë me të cilën kërkohet largimi i trupave amerikane nga vendi.