Autor: Albana Bajrami, Radio Kosova

Nesër skadon afati për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për targat me Serbinë. Aktualisht, është në fuqi marrëveshja e përkohshme e targave, ku makinat nga Kosova dhe Serbia duhet të mbulojnë me letër ngjitëse simbolet shtetërore në targa.

Grupet teknike të të dyja vendeve, tashmë ndodhen në Bruksel, në përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje. Analistët thonë se ka mundësi që sërish të arrihet një marrëveshje e përkohshme, pasi Serbia nuk pranon zgjidhje tjetër.

21 prilli është afati i fundit kur duhet të arrihet marrëveshja përfundimtare për targat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Grupet punuese të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ndodhen në Bruksel për këtë çështje, ku marrëveshjen e përkohshme për targat duhet ta zëvendësojnë me një marrëveshje përfundimtare.

Lidhur me këtë, ish ambasadori Avni Spahiu, tha për Radio Kosovën se ka indikacione që mund të arrihet përsëri një marrëveshje e përkohshme, pasi Serbia nuk pranon zgjidhje tjetër për njohje reciproke të targave.

 “Me qëndrimin e vet, Serbia mund të shtyjë edhe këtë proces e të mos bëjë asnjë kompromis, që të arrihet qoftë edhe një marrëveshje e vogël, siç është kjo e targave. Ky është një indikacion, që Serbia aq më pak do të pranonte që të ketë një marrëveshje finale, që do të njihte shtetësinë e Kosovës”, tha ai.

Ndërkaq, profesori Afrim Hoti tha për Radio Kosovën se pa trysni ndërkombëtare nuk ka marrëveshje, derisa beson se më 21 prill mund të arrihet marrëveshja për targat ndërmjet dy vendeve.

 “Praktika ka treguar se shpesh janë arritur marrëveshjet, të paktën në rastin e Kosovës dhe Serbisë, vetëm në minutën e fundit pas një trysnie. Ky është një argument shumë i fuqishëm që të përdoret nga negociatorët që të bëjnë trysni, sepse marrëveshje nuk ka asnjëherë nëse nuk ka trysni të tillë. Nuk kam informacion, por dua të besoj që palët deri tani kanë negociuar në Bruksel dhe marrëveshja të zëvendësohet e të validohet dhe të shkojë drejt marrëveshjes përfundimtare më datë 21 prill”, theksoi ai.

Ndërkohë, kryeministri i vendit, Albin Kurti, fundjavën që shkoi ka bërë të ditur se ekipi teknik ndodhet në Bruksel për të biseduar e të gjejnë zgjidhje. Ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës nuk pranon asnjë marrëveshje ku nuk respektohet parimi i reciprocitetit.

Më 20 shtator të vitit 2021, Qeveria e Kosovës kishte vendosur masën e reciprocitetit për targat serbe, që nënkuptonte se me të hyrë në territorin e Kosovës veturat me targa serbe, duhet të merrnin targa provuese. Ideja ishte që këto targa provuese të ishin të vlefshme për 60 ditë dhe të kushtonin pesë euro. Kjo nxiti protesta dhe bllokada nga serbët lokalë, të cilët shtatorin e kaluar bllokuan rrugët që çonin në dy pikëkalimet kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Ndërsa, më 30 shtator të viti të kaluar, me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje të përkohshme për targat.

Në raportin e organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion, i publikuar të mërkurën, Kosova radhitet sërish në grupin e regjimeve hibride/demokraci tranzicionale.

Në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është shkalla më e ulët e demokracisë, sipas raportit të sivjetmë Kosova shënoi një përparim nga 3,14 pikë sa kishte në raportin paraprak, në 3.25.

Rritja është shënuar në kategorinë e qeverisjes demokratike në vend, që ishte 2.50 pikë në raportin e vitit të kaluar, ndërsa këtë vit është 3.00.

Vlerësimet për pavarësinë e gjyqësorit janë rritur po ashtu në 2.75, ndryshe nga 2.50, sa ishte në raportin e kaluar, ndërsa të gjitha vlerësimet tjera mbeten të pandryshuara nga një vit me parë.

Sipas raportit më të fundit të organizatës “Freedom House” për Vendet në Tranzicion, Shqipëria nuk ka pësuar asnjë ndryshim në pikë, krahasuar me një vit më parë, në të shtatë kriteret ku e bazon vlerësimin e saj kjo organizatë.

Shqipëria vazhdon të përcaktohet në kategorinë e regjimeve hibride/demokraci në tranzicion, ku futen ato vende ku institucionet demokratike janë të brishta dhe ku ekzistojnë sfida thelbësore për mbrojtjen e të drejtave politike dhe lirive civile.

Në raport thuhet, se në Shqipëri qeverisja në nivel kombëtar është demokratike, por e dominuar nga politika partiake klienteliste. Zgjedhjet janë përgjithësisht konkurruese, por ato shpesh dëmtohen nga blerja e votës, manipulimi me votat dhe mangësi të tjera. Po kështu, raporti vlerëson se shoqëria civile luan një rol disi aktiv në raport me debatin dhe interesat publike, por ajo vuan nga financimi i pamjaftueshëm dhe mospërfshirja e duhur në konsultimin e politikave, siç kërkohet me ligj. /VoA/

Rusia e humbi luftën në Ukrainë në momentin kur u dha urdhri për pushtimin dhe ekspertët ligjorë duhet të përcaktojnë nëse është kryer gjenocid në Ukrainë, tha për Radion Evropa e Lirë. dr. Srda Pavloviç, lektor në Departamentin e Historisë dhe Klasikëve të Universitetit të Alberta-s në Kanada.

Rusia nisi një pushtim të Ukrainës më 24 shkurt me dhjetëra mijëra trupa. Më shumë se 11 milionë njerëz janë larguar nga vendi dhe institucionet ukrainase po hetojnë mijëra raste të krimeve të luftës. Hetimi është iniciuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë.

Më 2 mars, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që dënonte agresionin rus, e cila kërkonte që ajo të ndalonte menjëherë përdorimin e forcës kundër Ukrainës.

Pavloviç beson se situata në Ukrainë reflektohet në dy mënyra në Ballkanin Perëndimor: përmes një përkufizimi më të qartë të ndjenjës pro-ruse ose antiperëndimore dhe përmes një angazhimi më domethënës të Perëndimit në rajon.

Është muaji i dytë i luftës në Ukrainë. Gjithnjë e më shumë ka viktima civile, shkatërrimi i qyteteve është gjithnjë e më brutal, kemi edhe raste të përdhunimeve… Pas krimit në Bucha, fjala gjenocid përmendet gjithnjë e më shpesh nga pala ukrainase. Mendoni se situata është përshkallëzuar deri në këtë nivel… pra, a ka marrë këtë karakter pushtimi?

Nuk është vetëm pala ukrainase që tani po e përshkruan agresionin rus si gjenocid. Kështu bëjnë disa historianë – ekspertë në studimin e gjenocidit dhe Holokaustit – dhe së fundmi edhe administrata amerikane. Një operacion ushtarak që nuk është nisur me qëllim gjenocidal mund të marrë ato karakteristika dhe atë qëllime kur ndryshojnë kushtet në të cilat zhvillohet fushata ushtarake. Ka indikacione të forta që synimi gjenocidal tani pranohet si një qëllim strategjik i agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës.

Përveç Bucha-s, ka pasur raste të vrasjeve të civilëve në disa lokacione, gjë që tregon natyrën sistematike të veprimeve ushtarake kur bëhet fjalë për civilët ukrainas. Ai sistematik është një nga karakteristikat e gjenocidit. Për më tepër, retorika e Rusisë zyrtare – karakterizimi i identitetit etnik të Ukrainës dhe shtetësisë së Ukrainës, mbi të gjitha – mund të shërbejë si dëshmi e rëndësishme e qëllimit gjenocidal.

Nëse bëhet fjalë për gjenocid si një kategori e përcaktuar ligjërisht, do të varet tërësisht nga natyra e provave të mbledhura dhe aftësia e prokurorëve për të provuar një linjë të përgjegjësisë komanduese në gjykatë si reflektim i një vendimi politik të marrë paraprakisht.

Përmendet mundësia e një konflikti më të madh. A shihni ngjashmëri me fillimin e Luftës së Dytë Botërore dhe cilat janë dallimet që mund ta shpëtojnë botën nga një konflikt i ri global?

Ekziston mundësia e konflikteve më të gjera, por pyetja është kosto-efektiviteti i një zgjerimi të tillë për Rusinë. Një konflikt në shkallë më të gjerë do të përfshinte një konflikt me anëtarët e NATO-s. Një konflikt i tillë nuk do të ishte kosto-efektiv për asnjërën palë, dhe unë supozoj se Putini është i vetëdijshëm për rezultatin e një konflikti të tillë. Krahasimet me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, mendoj se janë të pabaza, sepse situatat dhe kontekstet gjeostrategjike (politike, ekonomike, ideologjike) janë krejtësisht të ndryshme.

Mirëpo, krahasime të tilla kanë vlerë të madhe përdorimi politik dhe propagandistik në kohën e karakterizuar nga e ashtuquajtura “mjegulla e luftës”, metaforë, që do të thotë se situata në luftë është komplekse, e paqartë, me shumë të panjohura. 

Lulëzim ETEMAJ

Dëshirimi “lexim të këndshëm“, që i bëjmë ndokujt zakonisht kur i dhurojmë apo i japim ndonjë libër për lexim, shkon nganjëherë edhe përtej kufijve të mirësjelljes sonë!

Kjo është gjëja e parë që më është kujtuar posa i kam rënë në fund së lexuari romanit “Eskadronët e vdekjes”, të autorit Bardhyl Mahmuti. Botimi i tij është bërë nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e Hapur”, në shënim të Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, 15 janar 2021.

Më duhet ta them që në fillim: nuk është aspak i lehtë leximi, anipse i letrarizuar, i krimeve gjenocidare të Serbisë. Përmes letrarizimit, që u është bërë nga ana e autorit, ndryshon forma e rrëfimit dhe dëshmimit të tyre, por jo edhe përmbajtja substanciale. Prandaj gjatë gjithë leximit jam shoqëruar edhe nga nervat e ngritura.

“Eskadronët e vdekjes” përmbush të gjitha kriteret e një romani të mirëfilltë historik. Ngjarjet, vendet, njerëzit, rrethanat autentike dhe konkrete historike, si kriter bazë për romanet e tilla, janë gërshetuar natyrshëm në funksion të krijimit të rrëfimit letrar. Përmes letrarizimit të krimeve të kryera nga forcat serbe, autori ia ka dalur me sukses t‘u ngris një monument tërheqës letrar viktimave shqiptare të gjenocidit, por edhe të gjithë kundërshtarëve të tij, shqiptarë dhe serbë, sado të paktë në numër të kenë qenë këta të fundit.

Dy personazhet qendrore të romanit janë gazetarë. Njëri serb, Mifi F. (Mirosllav Filipoviq), gazetar i gazetës “Danas” të Beogradit, dhe, tjetri, shqiptar i Kosovës, gazetar i gazetës së studentëve të Universitetit të Prishtinës, “bota e re”, Sadik Zeqiri.

Ndërsa rol të rëndësishëm në begatimin e gjithë imazhit luajnë përmes rrëfimeve të tyre tronditëse Vllaznimi dhe Nexhi, dy pengje tjera shqiptare të luftës.

Ata të përbashkët e kanë edhe burgun, përfshirë edhe kthinën, pastaj torturën, fizike dhe psiqike, vuajtjen, ankthin, pasigurinë. Përderisa Mirosllav Filipoviq, krahas Sllavko Quruvijës së likuiduar më 11 prill 1999 përmes atentatit, ishte njëri nga intelektualët e rrallë serbë, të angazhuar publikisht kundër krimeve serbe, Sadik Zeqiri ishte njëri nga 2200 pengjet shqiptare të luftës, të degdisur nëpër burgjet ferr të Serbisë. Për më tepër, ai ishte edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Faktet mbi krimet serbe që ata sjellin në libër, qoftë përmes dialogjeve, edhe me njëri- tjetrin, apo formave tjera të rrëfimit, argumentojnë bindshëm kryerjen e gjenocidit mbi shqiptarë nga ana e Serbisë mbi bazën e planit të hartuar strategjik ushtarak “Patkoi”.

Bashkë, në kuptimin e të qenurit gjallë, ata ia arrijnë ta presin rënien dhe burgosjen e hartuesit dhe urdhërdhënësit të kryerjes së gjenocidit në Kosovë, Sllobodan Millosheviq, si dhe krerëve të ushtrisë dhe policisë serbe.

Përdorimi i herëpashershëm nga ana e autorit i thënieve të urta popullore, leksiku i pasur, i përzgjedhur me shije dhe saktësi nga fusha e gazetarisë, sigurisë, zbulimit, kundërzbulimit, burgut dhe të burgosurve, shëndetësisë, drejtësisë, filozofisë, në funksion të ndërtimit të rrëfimit, ia shton romanit vlerën letrare.

Ato i japin dramaticitet rrëfimit dhe e mbajnë zgjuar kureshtjen e lexuesit për të mësuar rrjedhën e vazhdueshme të situatave që kronikisht zhvillohen në roman.

Ndërkaq sarkazma dhe ironia e lehtë, të përdorura shpesh në llogari të vetë viktimave të dhunës serbe, Mirosllav Filipoviq e Sadik Zeqiri, por edhe të pengjeve të tjera shqiptare të luftës, me emra dhe mbiemra real, të mbyllur nëpër burgje, krahas pasurimit të vlerave letrare, shtensionon edhe gjendjen emocionale të ngarkuar të lexuesit, të shfaqur si pasojë e skenave me përmbajtje të rënda të krimit.

Romani “Eskadronët e vdekjes”, krahas dritëhedhjes mbi krimet gjenocidare serbe ndaj shqiptarëve në Kosovë, lexuesit ia nxitë të menduarit dhe qasjen kritike konstruktive ndaj së kaluarës.

I ndihmon për të mos e harruar atë si dhe në angazhimin qytetar për drejtësi ndaj viktimave, për njohjen ndërkombëtare të gjenocidit dhe dënimin e kriminelëve dhe shtetit serb, si hartues dhe zbatues të tij

Përktheu dhe përshtati Adnan Aliti

-Grupi i kompanisë pas metodës së re të ndërtimit të shtëpisës thotë se mund të jetë hapi i parë në rrugën drejt shumë shtëpive të tjera të printuara 3D.

Nuk duket shumë e madhe, afërsisht 37 metra katrorë dhe modeste e ndërtuar në terrenin e thertores në Holstebro (Danimarkë), por në fakt është një risi mjaft e madhe, pothuajse e bujshme, që tashmë është gati për t’u shfaqur.

Ka vetëm disa shtëpi të printuara në 3D në mbarë botën – dhe pikërisht shtëpia në zemër të Holstebros është e para e llojit të saj, e ndërtuar me beton danez dhe materiale ndërtimore zhavor dhe gurë nga lokaliteti ku gjindet.

-Unë e kam prezzentuar shtëpinë njerëzëzve këtu përreth dhe në SHBA dhe Singapor. Interesimi ka qenë jashtëzakonisht i madhë për të parë këtë shtëpi, thotë Mikkel Brich, drejtor i 3DCP Group, i cili qëndron pas ndërtimit të shtëpisë dhe tutje shpjegon metodën e tyre unike:

-Ne kemi qëndruar këtu në kantier dhe madje kemi përzier përzierjen e betonit me rërë vendase, gur lokal dhe çimento vendase. Kjo do të thotë se shtëpia e printuar me printer 3D ne mund të kushtojëi rreth dhjetë herë më lirë se sa ndërtimi i një shtëpie me metoda tradicionale.

-Sigurisht, betoni që përdorim nuk është më i qëndrueshëmi në të gjithë botën, por është me rëndësi mënyrën se si e përdorim atë që është vërtet e qëndrueshme. Printeri nxjerr vetëm sasinë e betonit që na nevojitet , shpjegon inxhinieri i ndërtimit në 3DPC Group Hasan Alsofi.

Ndërtim me kokë dhe jo me duar
Ndërtimi nuk ka qenë pa sfida. Hapat e parë u hodhën në fillim të pushimeve verore të vitit të kaluar dhe vetëm tani prototipi është gati për t’u ekspozuar.

-Ndoshta është 100 herë më e rëndë. Katër-pesë javët e para i kaluam vetëm duke u njohur me makinerinë dhe përzierjen e betonit, thotë drejtori duke shtuar se, para se të gjenin konsistencën e duhur të përzierjes duhej të vinte një specialist nga Zvicra për të na ndihmuar.

Duhet të ndërtojmë me kokë dhe jo me duar. Është e trishtueshme të shohësh muratorët dhe marangozët që konsumohen në moshë të hershme nga ngritjet e peshave të rënda në ndërtim, dhe një robot si një printer 3D në të ardhëmen mund ta eleminoj k’te problem.

Por Mikkel Brich beson se ndërtimi i shtëpive të printuara në 3D në të ardhëman mund të jetë atraktiv dhe efikas.

-Kur gjithçka do të funksionoj, nuk do të kemi nevojë të jemi më shumë se tre persona në një kantier. Dhe në të vërtetë do të jenë vetëm tre njerëz që do ta kontrollojnë robotin duke ndërtuar një shtëpi. Pra, kur të arrijmë në fazën ku procesi do të jetë plotësisht digjital dhe e automatizuar, ndërtimi do të bëhet shumë shpejt, shpjegon ai dhe vlerëson se tani ata mund të përgjysmojnë kohëzgjatjen e procesit të ndërtimit të një shtëpie.

Janë hapat e para në kët drejtim, por ne sot nuk jemi më të lirët. Sot ne mund të konkurrojmë për arkitekturën, dizajnin, qëndrueshmërinë dhe mënyrën më të butë të ndërtimit thotë drejtori Hasan Alsofi duke vlerësuar se duhen një periudhë prej 5 deri 10 vjet përpara se të mund të konkurrojmë me çmimin.

Dhe sigurisht që është e mundur, vlerëson inxhinieri i ndërtimit Hasan Alsofi.

-Në një parcelë si kjo ku ka lisa kudo, ne në fakt mund të vendosim printerin rreth lisave dhe të printojmë shtëpinë dhe njëkohësisht ta mbrojmë mjedisin , thotë ai.

Këngëtarja Era Istrefi është duke e shijuar rikthimin në skenën vendore më këngën “Bebe”

Era ngadalë po i rikthehet Kosovës pas një karrierë pesë vjeçare jashtë vendit, ku një ndër sukseset e saj më të mëdha mund të konsiderohet kënga për botërorin e vitit 2018 në Rusi “Live It Up”, që Era e këndoi bashkë me Will Smith dhe me Nicky Jam.

E kënga e saj, që tashmë ka më shumë se 6 milionë klikime në YouTube, ka arritur që të jetë e para si kënga më trendi në Zvicër.

E pas kësaj Era është shfaqur me një veshje të Valdrin Sahitit, kurse në story të Instagramit ka falënderuar Zvicrën për dëgjimin e këngës së saj. 

Mbi 150 palestinezë janë plagosur si pasojë e përleshjeve me policinë izraelite në kompleksin e xhamisë Al-Aksa në Jerusalem, kanë thënë autoritetet shëndetësore, sipas agjencisë së lajmeve Associated Press.

Kjo njëherësh është përballja e parë e tillë prej nisjes së Muajit të shenjtë të Ramazanit.

Policia izraelite ka thënë se para agimit të së premtes “dhjetëra burra të maskuar” kanë marshuar në Al-Aksa duke bërtitur dhe duke ndezur fishekzjarre para se turmat të hidhnin gurë në Murin Perëndimor – i cili konsiderohet vendi më i shenjtë ku luten hebrenjtë.

Gjysmëhëna e Kuqe palestineze ka thënë se dhjetëra persona janë dërguar në spital pas përleshjeve.

Dëshmitarët kanë thënë se protestuesit palestinezë kanë hedhur gurë në drejtim të forcave izraelite të sigurisë, të cilat kanë qëlluar me plumba gome drejt disa prej tyre.

Përleshjet e fundit vijnë pas tri javësh me tensione në rritje dhe dhunës vdekjeprurëse në Izrael dhe Bregun Perëndimor.

Al-Aksa është vendi i tretë më i shenjtë në Islam.

Hebrenjtë e quajnë atë si Mali i Tempullit, duke iu referuar dy tempujve që thuhet se kanë qëndruar atje në antikitet.

Ky kompleks është në zemër të konfliktit izraelito-palestinez, i cili gjendet në anën lindore të Jerusalemit, të kontrolluar nga Izraeli./rel

Tani pranohet edhe nga zyrtarët rusë për humbje të mëdha që kanë pësuar në luftën e Ukrainës.

BBC ka hartuar më shumë se 1000 ushtarë që Rusia zyrtarisht pranon se janë vrarë.

Numri i të vrarëve, megjithatë konsiderohet të jetë më i lartë.

NATO vlerëson se Rusia ka humbur midis 7.000 dhe 15.000 ushtarë,ndonëse Ukraina pretendon se, të paktën, 18.900 ushtarë rusë janë vrarë.

Në një intervistë për Sky News, më 8 prill, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, megjithatë, pranoi se humbjet ishin të mëdha.

“Kemi pasur humbje të konsiderueshme nga forcat tona dhe është një tragjedi e madhe për ne”, deklaroi Peskov.

Ndërkaq gazetarja e BBC-së, Olga Ivsjina, e cila po punon në redaksinë e BBC-së në gjuhën ruse dhe, së bashku me kolegët, ka hartuar një listë, ku identifikohen 1083 ushtarët rusë, të cilët janë vrarë gjatë luftës në Ukrainë.

Humbja e papritur e flokëve është një nga gjërat që duhet t’i kushtoni vëmendje kur arrini të 40-at. Është e zakonshme të humbisni 50 deri në 100 qime në ditë.

Megjithatë, humbja e tepërt e flokëve mund të tregojë probleme serioze shëndetësore. Stresi dhe lindja e fëmijëve janë shkaqet kryesore të rënies së tepërt të flokëve. Një nga shkaqet e zakonshme të rënies së flokëve është mungesa e lëndëve ushqyese të rëndësishme. Humbja e flokëve mund të ndodhë edhe për shkak të mungesës së vitaminës

Shtim në peshë

Një rritje e papritur jonormale e peshës trupore mund të tregojë probleme të ndryshme shëndetësore. Pavarësisht se sa mirë ushtroheni apo edhe sa mirë është dieta juaj, nëse përjetoni ndryshime në peshën tuaj trupore, atëherë kjo mund të jetë për shkak të sëmundjeve të tilla si tiroidja, kolesteroli ose diabeti.

Presioni i lartë i gjakut

Nëse jeni mbipeshë ose i nënshtroheni terapisë hormonale, mund të ketë disa arsye pse një grua ka presion të lartë të gjakut. Disa pilula diete dhe ilaqet kundër depresionit gjithashtu mund të çojnë në probleme me presionin e lartë të gjakut. Marrja e tepërt e kripës, stresi dhe mungesa e aktivitetit fizik gjithashtu janë lidhur me hipertensionin.

Osteoporoza

Osteoporoza karakterizohet nga një masë e ulët kockore, ose më thjesht reduktim sasior i kockës, si dhe një shqetësim i arkitekturës së kockës, duke sjellë si pasojë uljen e forcës mekanike të saj, rritjen e brishtësisë dhe për rrjedhojë rritjen e rrezikut për frakturë. Masa kockore zvogëlohet gradualisht në moshën 40 vjeç e lart.

Pamje e reduktuar

Një nga arsyet kryesore pse shikimi preket pas 40 vjetësh është mungesa e ushqimit. Mungesa e vitaminave A, C dhe E dhe zinkut mund të çojë në turbullim të shikimit. Këto lëndë ushqyese janë thelbësore për reduktimin e rrezikut të degjenerimit makular.

Së fundi, për gratë që mbushin moshën 40 vjeç, ka vështirësi për të mbetur shtatzënë. Studimet kanë treguar se shanset e një gruaje për të mbetur shtatzënë fillojnë të bien në mesin e viteve ’30. Ulja e fertilitetit lidhet në mënyrë ideale me uljen e shkallës së ovulacionit, uljen e lëngjeve të qafës së mitrës, cilësinë e dobët të vezëve dhe rritjen e problemeve kronike shëndetësore.

Virgjil Kule

PO PSE O MUZE S’MA FALE POEZINE….

Kur plaget me qene hapur dhe melhem kerkonin?

Kur brenda qenies time qindra djaj luftonin?

Kur ne nje cep te gjoksit zemra m’ishte strukur

Nga frika se mos ndotej prej llumit aty futur?

Kur barres s’hidherimit perdite i shtohej pesha

Me guret e zhgenjimit nga njerez qe i desha?

Kur ca nga miqt e afert më shfaqen dy fytyra?

Dhe dita sa agonte, nuk sillte vec menxyra?

Kur para syve te mi, burrnia ime e thekur

Nisi te shkermoqej si nje simite e djegur?

Dhe kur virtyt’ i kerrusur, nxitimthi, ne te ikur,

Ma la bishtin ne dore si nje hardhuce e frikur?

Pak si vone…Ma fale poezine!

Tash plaget jane perthare…

Po prap o Muze, prej tyre, po marr lenden e pare

Te thur kete varg te thjeshte,

pa pretendim poeti

Deshmi per rimekembje, deshmi sinqeriteti.

@Vrgj