Virgjil Kule

PO PSE O MUZE S’MA FALE POEZINE….

Kur plaget me qene hapur dhe melhem kerkonin?

Kur brenda qenies time qindra djaj luftonin?

Kur ne nje cep te gjoksit zemra m’ishte strukur

Nga frika se mos ndotej prej llumit aty futur?

Kur barres s’hidherimit perdite i shtohej pesha

Me guret e zhgenjimit nga njerez qe i desha?

Kur ca nga miqt e afert më shfaqen dy fytyra?

Dhe dita sa agonte, nuk sillte vec menxyra?

Kur para syve te mi, burrnia ime e thekur

Nisi te shkermoqej si nje simite e djegur?

Dhe kur virtyt’ i kerrusur, nxitimthi, ne te ikur,

Ma la bishtin ne dore si nje hardhuce e frikur?

Pak si vone…Ma fale poezine!

Tash plaget jane perthare…

Po prap o Muze, prej tyre, po marr lenden e pare

Te thur kete varg te thjeshte,

pa pretendim poeti

Deshmi per rimekembje, deshmi sinqeriteti.

@Vrgj

Shpërndaje artikullin në: