Gjenocidi serb i kryer në Kosovë po tregohet tashmë edhe përmes një libri të autorit Bardhyl Mahmuti të cilin e sjell Qendra Gjenocidi në Kosovë, plagë e hapur. “Eskadronët e Vdekjes-kronikë e një kasaphane”, është romani që sjell një të vërtetë mbi popullin shqiptar në Kosovë dhe krimet e regjimit kriminal serb.

Në përurimin e këtij libri në Prishtinë, autori i librit, Bardhyl Mahmuti nuk i fshehu dot emocionet derisa i përmendi ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po akuzohen nga prokuroria në Hagë.

“Fjalët, është gjithashtu e njohur ajo sintagma se fjalët nuk janë neutrale por në rrafshin politik nëse do të kishim pasur kapacitet t’i shtrydhnim në Kosovë fjalët do të kullonin gjak, fjalët do të kullonin lot, fjalët do të kullonin mund, dhe ky mund, këta lot, ky gjak sot e kësaj dite nuk na lë të qetë. Jakup Krasniqi, njëri ndër njerëzit më të ndershëm që ka Kosova sot është në Hagë, janë përmbysur gjërat për 23 vjet, në vend që Serbia të përgjigjet për gjenocid, shokët tanë janë në Hagë, lufta jonë është vu në bankë të akuzës. Unë me aq sa kam mundur kam nxjerr nga vetja një të vërtetë, falë jush”, ka thënë autori.

E shkrimtari Agim Vinca ka thënë se ky libër duhet të përkthehet edhe në gjuhën serbe e kroate.

Ai ka thënë se autori Bardhyl Mahmuti e ka ndjekur parimin e së vërtetës, ndërkohë që ka rrëfyer se librin fillimisht e kishte lexuar në verën e vitit të kaluar gjatë një pushimi në Strugë.

“Pasi e lexova librin e Bardhylit, siç thash në pushimin në Strugë, me të kthyer në Prishtina i bëra një mesazh të cilin po lexoj këtu: I dashur Bardhyl, e lexova librin nga faqja e parë deri tek e fundit, e ke zhveshur deri në palcë krimin serb mbi Kosovën dhe shqiptarët por edhe monstruozitetin e një regjimi kriminal që nuk e kursen as popullin e vet që vret e masakron kundërshtarët e tij politik edhe nga radhët e popullit të vet. Je njohës i shkëlqyer i mjediseve, rrethanave dhe mendësisë serbe dhe e ke gjetur mënyrën si ta paraqesësh atë, duke ia dhënë fjalën një gazetari profesionist dhe humanist serb nga qyteti i Kraljevës”, ka thënë Vinca.

Në promovimin e librit, publicisti dhe shkrimtari Adem Gashi ka thënë se Bardhyl Mahmuti e përshkruan në mënyrë tejet të veçantë karakterin e personazhit të librit.

“Në aspektin rrëfimor, Bardhyli më habitë me rrjedhshmëri e spontanitet, me kulturë, me gjetje t ë figurshme në krahasime nga më të rrallat, po flas këtu në për vijën e kompetencën e letrarit. Ai zotëron fenomenin që ne e quajmë fytyrëzim gjuhe, nga grimasa e deri të semantika e shqiptimit të fjalëve e zbulojmë karakterin e personazhit, pa pasur nevojë të na e thotë autori, veç përshkrimin që e bënë”, ka thënë ai.

Ndërsa publicistja Majlinda Sinani-Lilaj ka thënë se libri është i përshtatshëm për lexues të moshave të ndryshme.

“Gjuha korrekte, e saktë, e thjeshtë, e kuptueshme, e bën ‘Eskadronët e Vdekjes’ një libër të përshtatshëm për lexuesin e moshave të ndryshme. Ndërlidhja e rrëfimit, referencave kohore e rrethanore, prezenca dhe roli që bartin subjektet vulohen me pohimin e autorit në përmbyllej se ngjashmëria e përjetimeve me eceniatet e njerëzve të veçantë është bërë me qëllim. Ka disa breza që bashkërisht mund të identifikojnë vetën faqeve të këtij romani”, ka thënë ajo

Libri “Eskadronët e Vdekjes” me autor Bardhyl Mahmuti, është botuar nga qendra Gjenocidi në Kosovë-plagë e hapur.

“Këtu misioni i autorit, dhe misioni ynë si qendër për të treguar dhe përhapur të vërtetën janë bërë bashkë, ka rezultuar ky roman që sot keni në dorë në gjuhën shqipe e shumë shpejtë edhe lexuesit e huaj do ta kenë rastin ta lexojnë edhe në gjuhën angelze, sponjolle, turke, gjermane e franceze”, ka thënë Adnan Asllani nga kjo qendër.

Romani i autorit Bardhyl Mahmuti është i bazuar në ngjarje të vërteta dhe është botuar në shënim të ditës së gjenocidit në Kosovë, 15 janar 2021.

Promovimi i tij ka filluar tani sepse ishte shtyrë për shkak të situatës së krijuar me pandeminë Covid-19.

Pas Prishtinës, autori do të jetë i pranishëm edhe në promovimin e librit në Shkup, më 18 maj 2022, në hapësirat e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve”.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov e ka bërë një listë të arsenalit të armëve që thotë se i duhen Ukrainës për t’i çliruar territoret e pushtuara nga Rusia dhe “për ta arritur fitoren e plotë”.

Furnizimi me sisteme të mbrojtjes ajrore, sisteme të artilerisë MLRS, tanke, avionë luftarakë e raketa kundër anijeve janë disa nga kërkesat e Ukrainës për vendet e NATO-s.

“Për ta arritur fitoren e plotë mbi agresorin dhe çlirimin e territoreve të Ukrainës na duhen armë. Armë moderne. Një numër i madh i armëve të rënda moderne”, ka shkruar Reznikov në Twitter.

“Falenderoj të gjithë partnerët tanë për ndihmën e tyre ushtarake. Ne kemi besim se do të vazhdojë. #ArmatoseniUkrainënTani”, ka shtuar ai. 

Sistem të artilerisë MLRS

Sot në orët e hershme të mëngjesit, është sulmuar një njësi patrulluese kufitare, në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.

Rastin për RTKlive.com e konfirmon Zyra për Media e Policisë së Kosovës në Prishtinë.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e menjëhershme policore”, shpjegon policia.

“Në vendngjarje kanë dalë edhe njësitet policore të rendit nga stacioni policor Zubin Potok, të cila kanë njoftuar se njësiti kufitar është sulmuar me armë zjarri”.

Policia deklaron se përveç dëmeve materiale në automjet, nuk raportohet për zyrtarë të policisë të plagosur.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin”, sqaron policia.

Njëkohësisht, policia deklaron se ka shtuar masat policore me qëllim të sigurisë së zyrtarëve policorë dhe qytetarëve.

Kjo nuk është hera e parë që policia e Kosovës sulmohet në veri të vendit.

Edhe Lista Serbe përmes një komunikate për media ka dënuar incidentin duke deklaruar se ai ka qëllim destabilizimin e situatës, por është edhe përpjekje që serbët e Kosovës të paraqiten si të dhunshëm, i cili nuk përkon me raelitetin. 

Sipas Listës Serbe, kushdo që e ka bërë atë vepër nuk ia do të mirën popullit serbëve.

Ndryshe ditë më parë, u sulmua gjithashtu një patrullë e policisë kufitare, kurse para disa javësh raste të ngjashme ndodhën edhe disa herë të tjera.

Institucionet e Kosovës dhe zyrtarët e saj, javëve të fundit janë duke dhënë alarmin për përpjekjet e Serbisë që të destabilizojë këtë pjesë të vendit me qëllim të zhvendosjes së vëmendjes nga agresioni rus në Ukrainë.

Jeton Musliu / RTKlive.com

Nga: Metush Bajrami
Oslo, 23.04.2022-Vepra “Eskadronët e vdekjes”, e autorit Bardhyl Mahmuti u promovua para dhjetra të pranishmëve në Oslo të Norvegjisë.

Autori i kësaj vepre shpalosi fakte të pakontestueshme të realitetit tonë tragjik, të përshkruara me mjeshtri të jashtëzakonshme.“Eskadronët e vdekjes” është një roman që duhet ta lexojë çdo person që ka përjetuar luftën në Kosovë, apo që dëshiron të mësojë se çka ka ndodhur në Kosovë gjatë zbatimit të gjenocidit ndaj shqiptarëve.U bashkëbisedua me autorin dhe u parashtruan shumë pyetje per veprimtarinë e tij kolosale para dhe pas luftës në Kosovë.Romani i financuar nga bashkatdhetarë të shumtë, tani është përkthyer edhe në disa gjuhë të tjera.Romani u bota nga Qendra GJENOCIDI NË KOSOVË – PLAGË E HAPUR.

Me këtë rast u propuzuan edhe dy anëtarë të rinjë që do të jenë përfaqësues të kësaj Qendre në Norvegji: z. Nufri Lekaj dhe z. Abit Hoxha.

Përgatituni për një zhgënjim.

Ylli i shahut Magnus Carlsen pesë herë kampioni i botës, ka deklaruar, por jo mjaft qartë, se nuk do të marë pjesë në mbrojtjen e titullit të kampionit të botës në kampionatin e ardhëshëm botëror.

Pas fitores së tij të fundit në Kupën e Botës në vitin 2021, ai shprehu dyshimet e tij për mbrojtjen e titullit në vitin 2022, ai është penduar që nuk ka qenë mjaftë i qartë para sfidës së vitit 2021.

– Pse nuk pranova të dorëzohem dhe të thoja se kam mbaruar? Pyet vetveten Magnus Carlsen në një intervistë për VG norvegjeze.

Magnus Carlsen thekson se nuk ka mbaruar me shahun – e ka të vështirë të motivojë veten për një Botëror tjetër.

Trajneri i tij danez për një kohë të gjatë, Peter Heine Nielsen, është i bindur se Magnus Carlsen nuk do ta mbrojë titullin e tij në Kupën e Botës. Megjithatë, ai e kupton edhe pse zgjedhja nuk është bërë ende definitive.

– Është shumë historike të heqësh dorë nga titulli i Kupës së Botës. Jo vetëm në shah, por në sport në përgjithësi. Shumë pak kanë hequr dorë vullnetarisht nga titulli, në shah ka ndodhur vetëm në vitin 1975 me Bobby Fischer (ish-kampion bote amerikan, red.).

– Është një vendim serioz për Magnusin. Ai duhet të jetojë me zgjedhjet për pjesën tjetër të jetës së tij. Ai duhet të pushojë në atë që arrin, thotë Peter Heine Nielsen.

Përktheu dhe përshtati

Adnan Aliti

rtvzeri.com

Reperi ASAP Rocky u arrestua të mërkurën në aeroportin e LAX-it teksa po kthehej nga Barbados, ku po pushonte me këngëtaren Rihanna, të dashurën e tij që është shtatzënë me fëmijën e parë të çiftit.

Policia e Los Anxhelosit arrestoi reperin, emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers, në lidhje me një sulm në nëntor 2021 me një armë vdekjeprurëse. Ai u arrestua nga Divizioni i Vrasjeve të Grabitjes në LAPD dhe u ndëshkua për sulm, sipas kapitenit të LAPD Jonathan Tippet.

Më 6 nëntor, rreth orës 22:15, një debat mes dy të njohurve ka ndodhur pranë Selma Avenue dhe Argyle Avenue në zonën e Hollivudit. Debati u përshkallëzua dhe rezultoi që njëri të qëllonte me pistoletë në drejtim të tjetrit, sipas forcave të rendit. Viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe më pas ka kërkuar tretman mjekësor.

Pas të shtënave, i dyshuari, i cili u identifikua si Mayers, dhe dy meshkuj të tjerë u larguan nga zona në këmbë.

Reperi “Fashion Killa”, 33 vjeçar, po mbërrinte me një avion privat kur u arrestua nga oficerët e LAPD-së dhe Forcat e Emigracionit dhe Doganave të SHBA-së, raportoi NBC News. Avokati i tij, Alan Jackson, konfirmoi për NBC se klienti i tij ishte arrestuar.

Ishte përballja e vetme televizive e dy kundërshtarëve në prag të balotazhit presidencial të së dielës, dhe Macron e shfrytëzoi sa mundi për të nxjerrë në dritë të keqe nacionalisten Le Pen.

Për gati tre orë, kandidatët për kreun e e Elizesë u përplasën për çështje si kostot e jetesës, Rusia, ndryshimet klimatike dhe emigracioni.

Le Pen kundërshtoi sanksionet mbi gazin dhe naftën ruse, duke thënë se një masë e tillë do t’i bëjë më shumë dëm Francës se sa Rusisë.

E ashpër replika e Macron që akuzoi rivalen nacionaliste se varet nga pushteti rus. Ai citoi një hua prej 9 milionë eurosh nga një investitor rus për Le Pen.

“Ju vareni nga pushteti rus, ju vareni nga Putin. Ju morët një kredi nga një bankë ruse në vitin 2015. Ajo flet me bankierin e saj në Rusi, dhe jo me liderët e tjerë botërore”, tha Macron.

Ndërsa Le Pen u përgjigj: “Ai e di shumë mirë se unë jam një grua e lirë dhe e pavarur. Mbroj Francën dhe francezët sepse jam patriote, këtë e kam treguar”.

Megjithatë gjatë debatit me Macron, Le Pen shprehu solidaritetin me popullin e Ukrainës dhe tha se agresioni rus në këtë shtet është i papranueshëm.

Dy kandidatët u përplasën gjithashtu për çështjen e emigracionit dhe lidhur me dëshirën e Le Pen për t’u hequr grave myslimane të drejtën e mbajtjes së shamive.

“Dua të ndaloj hixhabin në hapësirat publike. Dua ta them në mënyrën më të qartë, ajo është një uniformë e imponuar nga islamikët”, tha Le Pen.

“Ajo që shqetëson në deklaratat e tuaja është rruga që zgjedh. Nga pyetja për shaminë kalon tek terrorizmi dhe më pas tek Islamizmi dhe të huajt. Ju krijoni konfuzion lidhur me problemet”, shtoi Macron.

Sipas një sondazhi të institutit Elabe, ishte Macron fituesi i debatit televiziv, me një diferencë të theksuar prej 59 me 39 për qind. Macron, i cili fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, rezulton të jetë në avantazh ne prag të balotazhit, por miliona votues janë ende të pavendosur./A2CNN

Një shkencëtar dhe një burrë jashtë suazës, i njohur për karakterin lozonjar, kuriozitetin e fortë dhe eklektizmin e tij. Një personazh, që në fund të shekullit të 19-të, sfidoi konceptin e “unitetit”, të materies dhe të vetë botës. Nobelisti na la trashëgim një vizion të shformuar të realitetit

Albert Ajnshtajni nuk ishte i kënaqur të ishte një shkencëtar i shkëlqyer, ai ishte “njeriu i shekullit XX” – simbol i inteligjencës. Shkencëtari dhe filozofi i mirënjohur na ka lënë jo vetëm matematikën dhe shkencën, por edhe mësime për jetën. Pa dyshim që ai mbetet një nga mendimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, i lindur më 14 mars 1879 dhe vdiq më 18 prill 1955. Ajnshtajni qe një revolucionar në fushën e fizikës dhe filozofisë, ai arriti të interpretonte realitetin në një mënyrë të paprecedentë, gjetja e formulës së famshme të relativitetit.

Një shkencëtar dhe një burrë jashtë suazës, i njohur për karakterin lozonjar, kuriozitetin e fortë dhe eklektizmin e tij. Një personazh, që në fund të shekullit të 19-të, sfidoi konceptin e “unitetit”, të materies dhe të vetë botës. Nobelisti na la trashëgim një vizion të shformuar të realitetit. Fitues i çmimit “Nobel” në fizikë në vitin 1921, ai hodhi themelet e mekanikës kuantike dhe fizikës moderne. Përveçse një shkencëtar i madh, ai ishte edhe një filozof i madh.

USHQENI GJITHMONË KURIOZITETIN. “Unë nuk kam talent të veçantë, thjesht jam tmerrësisht kureshtar”, – shprehet ai. Kurioziteti ka spikatur gjithnjë tek ai. Gjithmonë ka “ngritur tërthore”, është rrekur të shkojë më tej. Ajnshtajni kapërceu kufijtë, kapërceu pengesat e fizikës klasike dhe, falë kureshtjes së tij, përmbysi vizionin që ne kishim për botën.

RËNDËSIA E IMAGJINATËS. “Imagjinata është më e rëndësishme se njohuria. Njohuria është e kufizuar, imagjinata përqafon botën, duke stimuluar përparimin, duke gjeneruar evolucionin”. Kreativiteti është i pranishëm edhe në shkencë. Pra, nëse shkenca përfaqëson “dijen”, formula, studimi, imagjinata dhe kreativiteti janë provat shtesë. Sikur ta lejonte imagjinata, si për shkencëtarin, të shihnim me ngjyra. Duke parë me ngjyra, mund të shihni një botë të re, përparim, evolucion.

GABIMI, ËSHTË MËSIMI MË I MADH. “Nuk keni gabuar kurrë, nëse nuk keni provuar diçka të re”. Edhe Ajnshtajni ka gabuar, edhe ai bëri gabime. Një nga mësimet më të forta të jetës që mund të nxjerrim prej tij, është rëndësia e gabimit: mënyra e vetme dhe e parë për të mësuar më shumë. Nga një gabim, ne jemi në gjendje të fillojmë përsëri më të vetëdijshëm.

BËHUNI NJERËZ ME VLERË. “Mos u mundoni të bëheni një burrë i suksesshëm, por një njeri me vlerë”. Thuhet se mes suksesit dhe vlerës qëndron një det i tërë. Fama, njohja, suksesi nuk janë asgjë para një njeriu me vlerë. Një njeri që di ta bëjë mirë punën e tij, që di të bëjë përparim, që di vërtet të kontribuojë në ndryshim, kjo është vlera. Të dish të bësh ndryshimin me kontributin tënd.

PARULLA: KËMBËNGULJE. Mos u trembni ose mos u frenoni nga pengesat dhe dështimet e jetës: gjithçka është pjesë e garës, por nëse keni këmbënguljen për t’u rikthyer në garë, herët a vonë do të arrini në vijën e finishit. Një hap i rëndësishëm është këmbëngulja. “Është e gjitha, pjesë e garës”, – thotë Ajnshtajni. Sepse rruga drejt zbulimit, deri në vijën e finishit, përbëhet nga pengesa, “gjunjëzime”, vështirësi dhe, natyrisht, rinisje. Të dish sesi të fillosh sërish është tashmë, një fitore e madhe. Përherë…

Sot bëhen 133 nga lindja e diktatorit më famëkeq në histori Adolf Hitler.

Pjesë e imazhit të tij ishin edhe mustaqet, por ato nuk ishin gjithmonë ashtu si duken Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai kishte mustaqe të plota.

Por gjatë sulmeve me gaz, Hitleri nuk mund të hiqte maskën e tij të frymëmarrjes nga fytyra e tij për shkak të mustaqeve, kështu ai pothuajse vdiq për shkak të pranisë së gazit.

Si rezultat, mbikëqyrësit e Hitlerit urdhëruan atë të hiqte mustaqet e tij, për të lehtësuar veshjen e maskave të gazit.  

Nga Erisa Zyka

Parlamenti Europian voton raportin Santos

Komisioni i punëve të jashtme të Parlamentit Europian votoi me 66 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime raportin e Isabel Santos mbi vlerësimin e Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë në integrimin europian gjatë 2021. Në raport eurodeputetët përgëzojnë angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integrimin evropian dhe shprehin mbështetjen e tyre të qartë për transformimin demokratik të vendit dhe aspiratën për anëtarësim në BE.

Eurodeputetët shprehin keqardhje për dështimin e hapjes së negociatave të anëtarësimit të vonuara me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar solidaritetin dhe simpatinë e plotë me qytetarët e këtyre vendeve. Ky dështim, sipas tyre, minon qëndrimet e publikut ndaj BE-së dhe është një rrezik serioz për politikën e zgjerimit të BE-së në tërësi. raportit. Eurodeputetët theksojnë se të dyja vendet kanë përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian.

Duke përgëzuar vazhdimësinë e Shqipërisë si një partner i besueshëm dhe i përkushtuar i politikës së jashtme, në përputhje plotësisht me politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes së BE-së, raporti Santos i bën thirrje BE-së të “vlerësojë në mënyrë kritike implikimet historike të rëndësishme të sigurisë për stabilitetin dhe unitetin në kontinentin evropian dhe në Ballkanin Perëndimor në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës”. Ai u kërkon shteteve anëtare të demonstrojnë unitetin evropian duke nisur zyrtarisht negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke marrë parasysh si implikimet gjeopolitike të vendimit ashtu edhe përmbushjen e kritereve zyrtare nga të dy vendet.

Raporti ripërsërit, se anëtarësimi i Shqipërisë në BE varet nga reformat e qëndrueshme dhe të pakthyeshme në fushat themelore të politikave.Eurodeputetët i kërkojnë Shqipërisë të vazhdojë dhe të intensifikojë përpjekjet e saj për të përforcuar funksionimin e gjyqësorit, për të forcuar demokracinë, shtetin e së drejtës dhe ekonominë. Vendi gjithashtu duhet të fuqizojë shoqërinë civile, të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, të sigurojë lirinë e medias dhe të garantojë mbrojtjen e të drejtave të pakicave, duke përfshirë komunitetin LGBTQI.

Të gjitha kompromiset politike janë aprovuar nga komisioni i punëve të jashtme të Parlamentit Europian. ABC ka publikuar një raport të detajuar mbi këto kompromise.