ARSIMI I LARTE (UNIVERSITETI) DHE ARSIMI PERGJITHESISHT ESHTE CESHTJE SHTETERORE DHE KOMBETARE
Edhe protesta e (jo)studenteve tregoi se Republika e Kosoves duhet te shpejtoje ne konsolidimin e institucioneve dhe politikave shteterore e kombetare. Tendenca me shume rrenuese se sa ndertuese e protestes se (jo)studenteve eshte dukur gjate gjithe kohes. Fakt eshte qe organet e UP-se dhe Rektori me lakmite e tyre per te perfituar sa me shume “grada” pa zgjedhur rruge e mjete e kishin lene situaten t’u rreshqas nga dora… Keshtu dolen surrojte, dedajt, VV-ja, etj, etj. dhe e kapen situaten ne dore, duke manipuluar me nje grup studentesh militante politik… Por, ama karten ua dha Rektori, I. Gashi, me avancimin e tij te padrejte, sic thuhet deri tash. Ky grup i studenteve militante te politikes ose politikave te caktuara edhe sot “(ri)demonstroi” qellimet e tij teresisht politike, duke kerkuar te vazhdohen protestat nese nuk jep doreheqje edhe Keshilli Drejtues i UP-se! Arsyetimi i vetem, sipas perfaqesuesit te tyre, D. Jashari, sepse kater nga anetaret e tij jane te emruar nga Ministria-Qeveria! Kjo tregon se protesta e tyre nuk ka te beje fare me ceshtje akademike. Nese shkaku ose shkasi i protestes ishte skandali i Rektorit me publikimet e tij, fajin per gradimin-avancimin e rektori ne profesor te rregullte e ka Senati dhe filtrat tjere paraprak e jo Keshilli Drejtues… Nese ky grup studentesh dhe ata qe jane prapa tij mendojne qe Universitetin “Hasan Prishtina” ta bejne “republike” me vete ose nje lloj Vatikani krejt te pavarur nga institucionet e Republikes dhe nga politikat kombetare e shteterore te Kosoves, atehere duhet t’u thuhet qe e kane gabim dhe t’u thuhet STOP! Keto tendenca te karakterit anarko-vandalist vertete jane te demshme dhe te rrezikshme per te sotmen e brishte te Kosoves dhe per te ardhmen e saj dhe te kombit shqiptar.
Tashme nuk eshte pune studentesh, por pune e nentokes dhe e sherbimeve te huaja qe po perfitojne edhe nga brishtesia e shtetit dhe nga politikat shpeshhere te gabuara te Qeverise dhe te institucioneve tjera… Arsimi-edukimi ne cdo vend normal, ne cdo shtet eshte ceshtje shteterore dhe kombetare. Studentet qe ia duan te miren ketij vendi, intelektualet, partite politike dhe organizatat tjera joqeveritare (te shumtate jane te varura…) duhet te insistojne qe UP-ja dhe arsimi-edukimi te “clirohen” nga ndikimi i grupeve te ndryshme joformale, nga partite dhe organizatate politike, nga keto shoqatate e tipit surroi-deda, nga grupet e interesit dhe nga ato profitabile dhe te futen teresisht nen kontrollin ligjor dhe institucional, te institucionalizohen dhe te vihen ne sherbim te qytetareve dhe te Republikes sone, te vihen ne funksion te asaj per cka jane themeluar dhe per cka financohen nga taksapaguesit tane..