Barcelona ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit të Atletico Madridit, Arda Turan. Pas disa viteve në Ateltiko ai largohet për një aventurë të re, por  Atletikon nuk do ta harrojë asnjëherë.

Gjithmonë do ta mbaj Atleticon në zemrën time”, ka thënë Turan për faqen zyrtare të klubit.

“Kanë qenë katër vite të mahnitshme. Kam pasur momente shumë speciale te Atletico dhe kurrë nuk do t’i harroj bashkëlojtarët e mi, fansat dhe çdokënd në klub. Vetëm mund të falënderoj secilin”– ka shtuar ai.

Goal.com raporton se Barca ka paguar 41 milionë euro, për ta sjellë ish-mesfushorin e Atletico Madridit në Camp Nou këtë verë.

Lajmi gjithashtu është konfirmuar edhe nga llogaria zyrtare e klubit në Twitter.