Analisti Sinani: “E palejueshme heshtja nga partitë shqiptare”
“Ne, shqiptarët e ndajmë dhimbjen me rastin e humbjes së jetës së të riut maqedonas duke kërkuar që organet e drejtësisë ta japin fjalën e vetë konform ligjeve në fuqi në Republikën e Maqedonisë. Ndërsa mosveprimi i organve të rendit në Gjorçe Petrov dhe lejimi i djegies së pronës së qytetarëve shqiptar është një dështim i policisë, mosveprimi i tyre ndaj një mllefi krejt të pakuptueshëm ndaj shqiptarëve duke i lënë të pambrojtur dhe duke lejuar që individë të marrin në dorë ligjin mbetet për tu diskutuar në mënyrë serioze pasi i dëmton në masë të madhe raportet shqiptaro-maqedone”, thotë në reagimin për portalin “Blicinfo.com”, analisti politik Arsim Sinani.
“Në anën tjetër apeloj deri te partia në pushtet: Bashkimi Demokratik për Integrim dhe partive tjera politike, mos të qëndrojë e heshtur dhe indifirente përballë djegies dhe rrezikimit të qytetarëve shqiptar dhe të pronës së tyre. Është e palejueshme që qytetarëve shqiptarë tu rrezikohet jeta, prona, dinjiteti dhe mos të ketë asnjë veprim, as deklarim që nuk i arsyeton. Vota e qytetarëve shqiptar u dha me qëllim për përmirësimin e jetës së tyre e jo si në rastin e dhënë që nuk po arsyetohet as për së afërmi, me gjasë lufta për pushtet i ka verbuar”, thekson mes tjerash Sinani.
Sipas tij, ky mos veprim në gjuhën shqipe quhet qyqarllëk përballë asaj që po ndodh, as në vitin 2001 nuk janë djegur kështu pronat e shqiptarëve kjo është një çmenduri që lipset të ndërpritet.