thesariNjë alpinist francez, i cili u ngjit në Malit të Bardhë, mali më i lartë në Europën Perëndimore, gjeti në majë të tij një thesar me smerald, rubinë dhe safirë vlera e të cilëve shkon në rreth 280 mijë euro. Objektet e çmuara kishin qëndruara të varrosura mes akullit dhe dëborës në mijëra metra lartësi për dekada me radhë. Ato mendohet se ndodhen në majë të Malit të Bardhë që prej vitit 1950-1960 kur dy avionë të kompanisë “Air India” u rrëzuan në këtë zonë duke shkaktuar mbi 100 të vdekur.

Alpinisti e dorëzoi thesarin tek autoritetet franceze. Objektet, që mendohet se i përkisnin ndonjërit prej udhëtarëve që humbi jetën në aksident do t’u kthehen të afërmve të tij dhe nëse ata nuk gjenden, në bazë të ligjeve franceze, thesari i rikthehet alpinistit që i gjeti, identiteti i të cilit nuk bëhet publik.

“Ai mund t’i kishte mbajtur për vete ato sende me vlerë, por u tregua i ndershëm dhe i ktheu”,  deklaroi Sylvain Merly, kreu i xhandarmërisë lokale që mori në dorëzim sendet me vlerë.

Sipas tij, 0thesari është gjetur në vendin e quajtur Bossons, ku shpesh në sipërfaqe ndër vite kanë dalë mbetjet nga dy avionët e “Air India”, përfshirë gazeta, letra, këpucë, copëza të avionit madje edhe mbetje njerëzore