Shkolla_Ekonomike17 të prekur nga gazi helmues është bilanci i rastit të shkollës së mesme Ekonomike në Gostivar, 10 prej të cilëve janë transferuar për në klinikën e Shkupit, ndërsa të tjerët mbahen për kurim në toksikologjinë e Gostivarit. Numri i të prekurve vazhdon të shtohet sepse nga çasti në çast vinë të tjerë me simptoma të ngufatjes, lotimit të syve dhe kollitjes, mes të cilëve është i prekur edhe vetë kreu i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta.
Njëra nga nxënëset e prekura, shprehet se, nuk ka parë as tym dhe as ngjyrë vetëm se kanë filluar të humbin vetëdijen.
“Ndjehem shumë keq nuk mundë të marr frymë më djegin sytë”, tha nje nxenese.
“Pacientët e parë i pranuam rreth orës 16 deri tani i kemi pranuar 15 pacientë, të gjithë janë me shenja të dyshimit për ndonjë helmim nga një lloj gazi i cili do vërtetohet më vonë, prej këtyre dhjetë janë dërguar në toksikologjinë e Shkupit”, u shpreh Ferid Muça.drejtor i klinikës së Gostivarit.
“Sigurisht se ai që e ka bë është qëllim keq sepse e ka bë në procesin mësimor kur kanë qenë nxënësit shqiptar nxënësit se kanë hetuar nuk kanë pa gjë, veç lotimi i syve ka filluar kollitja dhe shtrëngimi në kraharor dhe atëherë ne i morëm masat”, u shpreh Nevzat Bejta.kryetar i Komunës së Gostivarit.
Sektori i punëve të brendshme, vazhdon edhe më tej hetimet, ndërsa sipas zëvendës ministrit të punëve të brendshme Zemri Qamili, ka persona të dyshuar për rastin në fjalë.
“Jemi duke punuar për zbardhjen e rastit, dhe do vazhdojmë edhe më tutje me masat, për momentin nuk do kisha dashur të spekuloj jemi duke punuar në këtë, kemi disa persona të dyshimtë , por me të dhëna më konkrete kur do kemi do ju informojmë”, tha Zemri Qamili.zv.min i MPB-së.
Përndryshe në këtë shkollë të mesme mësojnë rreth 600 nxënës në dy turne, turni i parë janë maqedonasit ndërsa turni i dytë shqiptarët. Rasti ka ndodhur në orën 15, kur në ndërrim kanë qenë nxënësit shqiptarë. Bashkim Sulejmani
*********************
Kryeministri Nikolla Gruevski ka vizituar nxënësit e helmuar shqiptarë të shkollës së mesme ekonomike të Gostivarit.

Gruevski ka qëndruar pranë nxënësve dhe profesorëve të helmuar në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup, ku ai është informuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.Gruevski i është shmanguar pyetjeve të gazetarëve. Por, drejtori i kësaj klinike, Andon Çibishev i cili po shoqëronte Gruevskin deklaroi para gazetarëve se të gjithë nxënësit dhe profesorët janë në gjendje stabile shëndetësore dhe se po bëhen analizat e tyre për të vërtetuar llojin e gazit helmues.


Sot rreth orës 15 në objektin e shkollës së mesme ekonomike të Gostivarit, persona të panjohur kanë hedhur një gazë në brendinë e shkollës me ç’rastë kanë marrë helmim një numër i madh i nxënësve. Alsat-M mëson se bëhet fjalë për dhjetëra  nxënës, ndërkohë që ata që janë në gjendje më të rëndë shëndetësorë janë transferuar në qendrën klinike në Shkup,  konkretishtë 7 nxënës dhe 4 profesorë, të cilët sipas informatave tona do të mbahen në qendrën toksikologjike deri nesër në mëngjes. Ndërsa të tjerët janë ndalur për kurim në qytetin e Gostivarit. Në mesin e të helmuarve ka edhe profesor të shkollës në fjalë. Policia ka dal në vendngjarje dhe po heton rastin. Edhe ekipi i Tv Alsat është në vendngjarje dhe me informata më të hollësishme do t’ju njoftojmë  në vazhdim.

Bejta: Kjo eshte veper antinjerezore

Kryetari i komunes se Gostivarit, Nevzat Bejta, drejtori i Spitalit, Ferit Muca, drejtori Shtepise se Shendetit, Jamin Sinani, Komandanti i SP Policor, Naim Aliu jane per momentin ne Njesine Urgjente ne Gostivar, per ta pa nga afer gjendjen me te helmuarit e shkolles ekonomike ne Gostivar.
“Sot sipas infomacioneve qe I kam marre nga drejtori  shkolles ekonomike ne Gostivar, ne ora 15:10 minuta, kur nxenesit kane qene duke ndjekur procesin mesimor kane filluar te paraqiten simptoma te kollitjes, djegjes se syve dhe menjehere I morrem masat, I larguam nxenesit nga shkolla, I nxorem jasht. Eshte nje helm I cuditshem, I padukshem. Ju lejm institucioneve qe te bejne hulumtime se cfare helmi behet fjale per nje helm pa ngjyre, as tymosje, asgje. Nje pjese e nxenesve nuk ndjehen mire, eshte numri I vogel. Kater nxenes I kemi derguar urgjentisht per ne Kliniken e Shkupit, 2 nxenes pasi e moren ndihmen ne Spitalin e qytetit jane kthyer ne shpi, jane 5 profesor dhe drejtori I shkolles Kasam Kasami, edhe ai eshte I prekur nga ky helm. I kemi ndermarre te gjitha masat qe tju dalim ne ndihme nxesesve dhe mesimdhensve. Do shohim si do rrejdh situata. Parapergatijet jane bere dhe jam ketu me te dy drejtoret, edhe ne Kliniken e Shkupit jane bere te gjitha pergatitjet, policia eshte ne vendin e ngjarjes, edhe prokuroria eshte ne vendin e ngjarjes. Jemi duke I beret e gjitha hulumtimet per te zbuluar vepruesin I cili ka bere nje veper antinjerezore ndaj femijeve tane ne qyetein e Gostivarit. Behet fjale ne ndrrimin kur mesimi eshte duke u zhilluar nga nxenesit shqiptar dhe te gjithe nxenesit qe jane te prekur nga ky helm I panjohur jane shqiptar”, tha kryetari Bejta