Aksioni "Detonatori" në Strugë, Veleshtë…
Aksioni i policisë Detonatori e përfshiu edhe Maqedoninë perëndimore. Gjatë bastisjes së objekteve në Strugë, Veleshtë, Vevçan dhe Llabunishtë janë gjetur 40 aparate ilegale të lojërave të fatit. Aksioni u realizua në 6 objekte. Inspektorët i mbyllën objektet ndërsa pronarët u ftuan në bisedë informative dhe kundër tyre do të pasojë kallëzim, njoftoi policia. Bastisje pati edhe në kompleksin hotelerik të Dilaver Bojkut- Lekës, në qendër të Strugës. Në aksion nuk janë regjistruar nëpunës policorë të përfshirë dhe që kanë pasur lidhje me pronarët e objekteve prej ku u morën aparatet. “Bëhet fjalë për aksionin e sinkronizuar në të cilin në 6 objekte janë konfiskuar më se 40 aparate të pokerit, fliperë dhe aparate tjera që ilegalisht i posedonin pronarët dhe ishin vendosur në objektet që nuk kishin licencë për organizimin e lojërave të fatit”, tha Stefan Dimovski, zëdhënës i SPB- Ohër. Ish shefi i policisë së Koçanës Vanço Todorovski u morr në pyetje para gjykatësit hetimor. Në ndërkohë, ekipi i gjykatësve të gjykatës së Apelit në Shtip, po i shqyrtojnë lëndët në gjykatën e Koçanës për kallëzime penale për të arrestuarit në aksionin “Detornatori”