1_999273408Aleanca Kuq e Zi ka bërë thirrje për protesta kundër vendimit të UEFA. Platini avokat i shtetit serb.Ka qenë shumë i ashpër reagimi i Aleancës Kuq e Zi, e cila i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të ngrihen në protestë, duke u mbledhur kështu në Zvicër dhe Bruksel. Sipas AK-së, presidenti i UEFA-s, Michel Platini “është avokat i shtetit serb”.

“Michel Platini, avokat i shtetit serb. Qeveria serbe loboi më shumë se e Shqipërisë. Serbia i garantoi 8 vota Platinisë për mandatin e 2015. Qeveria shqiptare i braktisi heronjtë kuq e zi”, thuhet në reagimin e Aleancës Kuq e Zi.

Sipas AK-së, vendimi i UEFA-s është ndëshkim politik antishqiptar.

“Fitorja e Serbisë, poshtërim kombëtar nga UEFA. FSHF përgjegjëse për votën pro Michel Platini. Shqipëria të tërhiqet nga eliminatorët. Tërheqja do rivendosë dinjitetin e kombit shqiptar. Tërheqja si protestë kundër anti-shqiptarizmit”, thuhet më tej në reagimin e AK-së