Ajri më i ndotur në Tetovë, Manastir, Shkup, Kërçovë dhe Koçan
Ajri sot në mëngjes është i ndotur në Tetovë, Manastir, Shkup, Kërçovë dhe Koçan.
Stacionet matëse në Tetovë kanë regjistruar koncentrim të grimcave PM10 prej 345 mikrogram në metër kub, në Manastir 270, në Kërçovë 163, ndërsa në Shkup në stacionin matës në Qendër janë matur 283, në Lisiçe 232, Gazi Babë 211, rektorat 171 dhe Milladinovc 89 mikrogramë./MIA/