Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.
Afati në verë floririn (lekët) asnjëherë…
Ai ha kumbulla, botës i mpihen dhëmbët.
Ai lidh macën për këmbë të magjes.
Ai që di më së shumti flet më së paku. ( populli)
Ai që do të lozë dhëmbët, duhet të lozë dhe këmbët.
Ai që i përkushtohet mësimit çdo ditë e më tepër bëhet më i madh – (Lao Ce)
Ai që nuk di dhe nuk di pse nuk di – është i marrë; largohu prej tij,
ai që nuk di dhe e di se nuk di, është fëmijë, mësoje; nëse ti di, e nuk e mëson ke bërë gabim,
ai që di dhe nuk e di që di, është i fjetur; mos e lë të flejë por zgjoje – nëse nuk e zgjon ke bërë mëkat,
ai që di dhe e di se di është i mencur; andaj shko pas tij, nëse shkon pas tij do të kesh udhën e ndriçuar, (Mendime filozofike)
Ai që nuk do nënën, do njerkën.
Ai që nuk mban macën, ushqen minjtë.
Ai që nuk ndërron mendje kurrë, ndoshta s’ka fare – (Moravia)
Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.
Ai që pyet, nuk humbet.
Ai që ta ruan të fshehtën të do me shpirt – (Hafiz Ali Korca)
Ai që vjedh, din ti fsheh gjurmët.
Ai që asnjëherë s’ka kohë të bëj diç si duhet, gjithnjë ka kohë, ta përserisë!
Ari me zjarr provohet, miku ne rrezik kuptohet.
Arma më e mirë për ta mposhtur armikun është puna.
Armiku të shikon në këmbet, miku të shikon në sy.
Arti i luftës është art i zhdukjes së njerëzve, ndërsa politika është art i mashtrimit të tyre – (Gandi)
As pula kemi, as dhelpra na i ha.
Atë që ta bën gruaja, s’ta bën as perëndia.
Atij i digjet mjekra , ai thote dale të ndez cigaren. (Nuk pyet për të tjerët, shikon vetëm interesin e tij)
Atje ku ka, edhe derdhet.
Ato ç´ka di një njeri në krahasim me ato ç´ka nuk di , janë kurrgjë.
Babë e nënë, vëlla e motër, nuk të bëhet askush.
Bark gunga, s’ja din bark petes.
Barku është i vellaji i detit.
Barku fire, s´kërcen mirë.
Behari nuk vjen me nje lule.
Bëj të mira në det, se i gjen në kripë.
Beja ka rrufenë.
Bëje te mirën e hidhe në det, në mos e ditë peshku, e di zoti vet.
Bëri te pjellë, e dështoi.
Bie një gur, e leviz nje mur.
Biseda lindi nga mendimi; biseda pa mendim nuk është bisedë, është grindje.
Biseduesi duhet të ketë kujdes cka flet, në cfarë vendi flet, dhe në cfarë mënyre flet. – (Ciceron)
Bjen një fjalë e nxerr njëqind tjera.
Bjeri pragut te degjoje dera.
Bora eshte e bardhe, por e ndyjne qente.
Borxhi i vone e gezon te zone.
Buka po u thye s’ ngjitet me nje te beshtyre. (populli)
Buka të ze syte.
Buke e hi ne shtepi.
Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet – (Sami Frashëri)
Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.
Bukuria nuk eshte me fis, por kush e di edhe e kullandris.
Burrat besojnë se bota është krijuar vetëm për ta.
Burre e grua si mish e thua.
Burrëri është të bësh mirë, kundër të keqes që të është bërë.
Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa e shtëpisë. populli)
Butësia bën njeriun gjithçka, përveç pasurisë.
Çdo gabim i gruas së ndershme është i falur nga burri i saj.
Çdo mizor e ka ditën e vet të gjykimit.
Çdo pësim është dhe mësim.
Ç’e do mallin , e ç’e do gjene, kur nuk ke burrë për të qenë.
Çfarë bën i ati, e heq i biri.
Çfarë bukurie është të takosh njeriun që nuk lavdërohet e meriton të jetë i lavdëruar.
Çfarë e zë njeriun dhe nuk e heq?!
Çfare sheh ne fqi, prite ne shtëpi.
Çfare sjell nje ore, nuk e sjell nje vit.
Çfare ta ben goja, nuk ta ben armiku.
Cjapi mish e dhia tave.
Çka mbjell korr. (populli)
Ç’kerkoi e gjet, si shtroi fjet.
Çohu o i vdekur e ha pule te pjekur.
Dardha bie nen dardhe. (populli)
Dardha e ka bishtin mbrapa. (populli)
Dardha qe ka kokrra, qellohet me gure.
Dashuria është e ëmbël, kur përfundon është shumë e hidhur.
Dashuria është rrezja e jetës, jeta pa dashuri s’ka shije.
Dashuria mbin nga besimi, jeton nga shpresa, ndersa vdes nga mëshira – (Monteskie)
Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete. (populli)
Delen që ndahet nga tufa e ha ujku.
Deles së qethur, nuk i ngjitet ferra.
Dëshiro për njerëzit, çdëshiron për veten – (Fetare)
Dhe kur deti kos të bëhet, për të varfërin nuk gjendet lugë.
Dhelpra kur nuk e mbërrin rrushin, thote është i thartë. (populli)
Dhi e zgjebur e bishtin përpjetë.
Dimri ha dhe kashten.
Dita e mirë, duket që në mëngjes. (populli)
Dita ka sy, nata ka veshe.
Dita më e humbur nga të gjitha është ajo në të cilën s’kemi qeshur – (S.Shamfor)
Djal i djalërise, shkop i pleqërisë.
Djali i pa nënë, si nata pa henë.
Djali nga barku yt, e miell nga thesi jot që të ngopesh.
Do dhe thele mbi bisht.
Dora e huaj nuk te kruan dot si jotja.
Dora jote, mëma jote.
Dora që nuk kafshohet, puthet.
Dru prej lisi, dhe grua prej fisi.
Duaj atdhenë si shqiponja folenë – (Jug-Shqipëri)
Duaje mikun me gjithe kusuret (hallet) e tij.
Duaje vatanin, në dash me krisë dushmanin – (Korishë – Kosovë)
Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend.
Duhet të shfrytëzohet mirë koha, sepse jeta nga koha përbëhet – (Sami Frashëri)
Durimi është i hidhur, mirëpo sjellë fruta të ëmbla – (Ruso)
Durimi është më e madhja trimëri.
Durimi ka dhe kufi.
Dy atllar në një mullar.
Dy duar për një kokë.
Dy here flitet ne mulli.
Dy mace, mundin një luan.
E bleva sa frengu pulen. (kushtoi shume)
E dhena e tjeterit është si e krojtura e dhembit. (populli)
E dogji miza. (e goditi fjala)
E hidh mbas krahëve. (harroje)
E keqja të shpie deri tek dera e armikut.
E kërkoi si breshka gozhdën.
E përpjeta ka dhe te tatepjetë.
E qeshura është ilaqi më i mirë i natyrës.
E vërteta, ashtu si dielli, mund të mjegullohet, por vetëm për një farë kohe – (P.Buast)
E vetmja rrugë që të çon te dituria është puna – (B.Shoë)
E zure gjarprin? Shtypi kokën.
Edhe bari i njome digjet nëpër të thatë. (populli)
Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot.
Edhe e vërteta e dëmshme vlen më shumë sesa gënjeshtra e dobishme – (Tomas Man)
Edhe shelgu i gjatë është, por s bën fruta.
Era fryn detin, kurse fjala fryn njeriun.
Është gacë e mbuluar.
Është këthyer dera nga përroi.
Është më afër dera se qilari.
Është me të dhënë, nuk është me të thënë.
Është njeri që as të ngroh, e as te ftoh.
Është njeri që nuk le dy gurë bashkë.
Është njeri që nuk turbullon ujë.
Është qelbur peshku nga koka. (faji është tek i madhi)
Është si mesalla me dy faqe.
Fajet i bëjnë të mëdhenjtë, shkopinjtë i hanë të vegjlit.
Fati i ndihmon mendjet e përgaditura – (L.Paster)
Fati ndihmon vetëm guximtarët – (Virgjili)
Ferra e nisi, ferra e grisi.
Fitimi dhe humbja jane moter e vëlla.
Fjale e keqe, rrezon malin.
Fjale fjale niset davaja.
Fjalët e keqëdashësit janë si qymyri, që edhe po s´të dogjën , të nxijnë.
Fjalët e urta janë zbukurim i të folurit – (Persiane)
Fjalet jane gra, veprat burra. (populli)
Floke gjate mendje shkurter. (populli)
Fol vetëm për ato gjëra që i njeh, për të tjerat hesht – (S.Frashëri)
Folë pak, dëgjo shumë.
Fshati që duket, s´do kallauz. (populli)
Fytyra e qeshur është kripa e bukurisë – (Thënie orientale)
Fytyra e qeshur është rrezja e bukurisë.
Gabimet që harrohen, përsëriten.
Gjëja më me rëndësi për njeriun është vullneti i fortë – (Gëte)
Gjysma e punës është mbaruar kur ajo fillohet me deshirë – (Naim Frashëri)
Gruaja ështe nëna e kombit – (Grekët e vjetër)
Grueja duhet të ketë në dorën e djathtë fëminë e në të majtën librin
Guximi e bën njeriun të mundë luanin.
Guximi është fillimi i fitores – (Plutarku)
Ha kur ke uri, martohu në të ri – (Popullore)
Inati të plakë, e qeshura të rinon – (Thënie angleze)
Jeta është vizatim në të cilën s’mund ta përdorim gomën për fshirje.
Kah dituria shkohet përmes tri rrugëve: përmes të menduarit, edukimit, dhe përvojës ( Latine)
Ke besim në vetvete, që të besojnë të tjerët – (F. La Roshufko)
Këmbëngulja e qëndrimi të pamundshmen bën të mundshme.
Këshillimi është busulla e zgjidhjes së punëve të vështira – (Sami Frashëri)
Klloçka qe s’rri mbi veze, nuk nxjerr zogj.
Kufizimi nacional është armiku më i madh i kulturës – (Llukac)
Kur të flasësh, mendohu mirë kur të hash përtypu mirë – (Thënie latine)
Kur te jesh ne dhe te huaj, dita te duket nje muaj.
Kur të jesh në vend të huaj, dita të duket muaj – (Podrime)
Kush dëshiron të duhet, le të dojë.
Kush hakmerret për një poshtërsi, ai e bën tjetrën – ( Didëro)
Kush hakmerret për një poshtërsi, ai e bën tjetrën – (Didëro)
Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë, por ka le – ( Shkodër)
Kush nuk qesh – në jetë ka parakaluar plotësisht i fjetur – (Verner)
Kush punon ne te ri, nuk vuan ne pleqeri.
Kush punon, fiton.
Le të lavdërojnë të tjerët e jo goja jote, i huaji e jo buzët e tua.
Liria është si të hollat : disave u ndihmon, të tjerët i prish – (Novalis)
Liria vjen kur s’i druhesh vdekjes.
Lumi fle, armiku s’fle.
Malet tunden, por nuk bien.
Mali me mal nuk piqet, njeriu me njerine piqet.
Mbarë bota është një skenë, dhe të gjithë njerëzit janë aktorë – (Shekspiri)
Me durim zbutet edhe princi, fjala e urtë then edhe gurin.
Më i poshtri njeri është ai i cili kërkon mirësi nga një i poshtër.
Më i zoti i njerëzve është ai që është i zoti ta përmbajë vetveten –(Sami Frashëri)
Më kryesoret janë katër gjëra që e bëjnë njeriun njeri: dituria, durimi, kanaati (të mjaftuarit me atë që ke), dhe drejtësia.
Me mikun ha e pi e pazar mos bë.
Me mirë është të luftosh dhe ta humbësh betejën , sesa të mos luftosh asnjeherë – (Hegel)
Më mirë është të meritosh e mos të fitosh, sesa të fitosh e të mos meritosh – (Spenser)
Më mirë të mbetet i akuzuari pa u dënuar se sa te dënohen të pafajshmit – (Sami Frasheri)
Me mire vdekur e me nder, se sa gjalle e i turperuar.
Më shumë skuqu para vetes sesa para të tjerëve – (Pitagora)
Më të mira janë goditjet e mikut se sa puthjet e armikut.
Me mire nje dite ne liri, se njeqind vjet ne roberi.
Mençuria është armë e njeriut të kulturuar – (Herakliti)
Mendimet e larta gjinden në fjalë te shkurtëra – (Sami Frashëri)
Mendja e njeriut kuptohet me të folur dy tri fjalë, por zemra e tij s’mund të kuptohet as për disa vjet.
Mendja e zbukuron njeriun.
Mëndjelehti bën mik atë që i bën keq, e armik atë që i bën mirë.
Mendo dhjete here e fol nje here.
Miqtë e vërtetë tregohen në fatkeqësi – (Fetare)
Mirësia që pritet të bëhet për një kohë të gjatë, humbet vlerën kur realizohet.
Mirësjellja është celësi i artë që i hap të gjitha dyert – (Thënie latine)
Mohimi i gabimit është gabim i dyfishuar – (Monteskie)
Mos i shiko gunen, por shikoje punen.
Mos iu hidhëro një të keqeje të atij që të ka bërë njëqind të mira.
Mos kij besim në njeriun që s’ka besim në ty.
Mos ofendo askënd në jetë
Se gjuha është një thikë e mprehtë
E plaga e saj nuk është e lehtë.
Askë mos e poshtëro, dhe për askë mos fol keq – (Fetare)
Mos u prish me vellanë për punë te shokut, sepse shoqeria zhduket, vëllazeria mbetet (Sami Frashëri)
Mos u tall tepër, dhe thuaje vetëm të vërtetën – (Fetare)
Mosmirënjohja më e madhe e njeriut është harresa e borxhit.
Muzika është ushqim i shpirtit – (Shekspiri)
Në errësirë duhet dritë, në fatkeqësi mend.
Në luftë – Vendosmëri
Në disfatë – inatë
Në fitore – shpirtmadhësi
Në paqe – vulnet të mirë (Cercil)
Në qoftë se është lumturi të duhesh, është lumturi më e madhe të duash
Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.
Nje krimb thane nje lis.
Nje pike ne çati, prish nje shtepi.
Një punë e bukur është më e dobishme se njëmijë fjalë të bukura.
Një punë e bukur është më e dobishme, se një mijë fjalë të bukura – (Sami Frashëri)
Njerëzit e zgjedhin punën, ndërsa puna i vlerëson njerëzit – (Naim Frashëri)
Njerëzit janë të njejtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.
Njeri i zoti nuk është ai që s´ka të meta, po ai që i pranon të metat e tij.
Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.
Njeriu është aq i ri, sa të reja ka mendimet.
Njeriu është i lirë vetëm atëherë kur i shërben së vërtetës – (Sami Frashëri)
Njeriu i pa mesuar si druri i papunuar.
Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë.
Njeriu mëson më shumë nga pësimet, sesa nga sukseset (Henry Ford)
Njeriu plaket duke nxene.
Njeriu që flet shumë, sado mirë që të flaës, në fund do ta thotë ndonjë marri
Njeriu që të bëhet edhe me i zoti nuk duhet te harrojë edhe ato që ka mësuar.
Njeriu qe vetem per vete punon, eshte si nje dru qe peme s’lëshon.
Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.
Njerzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të kqinjëve.
Nuk ka krijesë pa dashuri, as dashuri të sinçertë pa xhelozi – (Mom)
Pa kundështime s’ka përparim; ky është ligj të cilin qytetërimi e ka trashëguar deri më sot – (Diogjen)
Pa nderime s’ka dashuri – (Kant)
Pakënaqësia është shtytje për të përparuar – (Tagore)
Pasurinë mund ta vjedhin, por diturinë jo – (Hafiz Ali Korca)
Pema më e ëmbël është ajo që vjel me duart e tua.
Për armikun mos fol keq, por vetëm mendo keq – (Latine)
Për çdo sy ka bukuri.
Për te qenë i lumtur nuk duhet vetëm të dish, por edhe të duash.
Për Volterin politika s’është asgjë tjetër pos mjeshtri e rrenës në çastin e duhur.
Peri i ngatërruar nuk zgjidhet me nguti.
Përpiqu të imitosh vetem punët e mira të njerëzve të mëdhenj – (Sami Frashëri)
Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.
Pleqëria në vetmi, nuk është jetë e plotë.
Po dëshirove të duash një njeri, ose të dojë ai ty, takohu më shpesh me atë.
Po mos të kishte njerëz të këqinj, s’do të kishte juristë të mirë – (Dikens)
Po të mos kishte jeta vuajtje, s’do t’ia dinim vlerën gëzimit.
Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.
Politika s’eshte asgje tjeter, pos mjeshteri e rrenes ne çastin e duhur – (Volter)
Populli me tri fe, shumë letë e gjen edhe najë Zot
Virgjine nuk bohesh, po mbetesh
Nuk jena larg standardeve Evropiane. Duhet vetëm kufirin me kalu.
N`shoqni hina i mençëm, por dola gllup.
Bashkësia ndërkombëtare po lyp prej neve më shumë pilot-projekte. Na projekte kena, po ku mi gjet pilotat.
Edhe unë kam qen n`mal — me pre dru.
Pse mi pagu përkthyst? Krejt qeveritarët kanë mësu me thonë yes.
Fallcat nuk kanë faj, origjinali ja ka nis i pari.
Nuk keni nevoj mo, me kontrollu ujin n`ker. Uji ju vjen me benzin!
Kur u ktheva n`Kosovë, e kuptova që nostalgjia ishte zgjedhja ma e mirë.
Ma kanë instalu kablloviken te shpia, po nuk po ma rrok programin e qeveris.
E kisha nis edhe unë najë biznis, po mu m`kapin menjiher.
NJERZ, BLENI TOKË, SE NUK PRODHOHET MO!
Zemrën e kam n`Kosovë, kryt e kam qu n`vend ma të sigurt.
Nëse doni me lonë femnen, lejeni te unë.
Shumë femra po kanë qejf, me flejt me mu, po mu s`po m`merr gjumi!
Populli me tri fe, shumë letë e gjen edhe najë Zot
Virgjine nuk bohesh, po mbetesh
Nuk jena larg standardeve Evropiane. Duhet vetëm kufirin me kalu.
N`shoqni hina i mençëm, por dola gllup.
Bashkësia ndërkombëtare po lyp prej neve më shumë pilot-projekte. Na projekte kena, po ku mi gjet pilotat.
Edhe unë kam qen n`mal — me pre dru.
Pse mi pagu përkthyst? Krejt qeveritarët kanë mësu me thonë yes.
Fallcat nuk kanë faj, origjinali ja ka nis i pari.
Nuk keni nevoj mo, me kontrollu ujin n`ker. Uji ju vjen me benzin!
Prej femrave nuk duhet me lyp shumë. Duhet me lyp shpesh.
Nuk po pi me t`harru, po me t`pa dy fish.
Pse po hani mut, kur bureki 50 cent?
Krejt po e këqyrin bothen e vet, unë temën nuk po muj me e pa.
Po qvar “momenti” historik, po këtu kaluan deceniet.
Te na, nuk oshtë e ndotur rrethina ku jetojmë – po qendra.
Armikun e kena ma t`mirë se veten. Hala nuk na ka trathtu.
Qysh nuk keni çka me lyp n`Kosovë? Po këtu krejt i i keni humb.
Për çka kan luftu Kroat dhe Muslimant n`Bosne? Për vend të dytë.
Armiku nuk po mundet me na bo kurgjo. Krejt çka kishin pas qejf, mundemi edhe na vet.
Krejt po i thojnë që është e bukur. Kurkush nuk po i thot që është e menqme.
Mu ka dok ma e vjeter edhe që m`tha qe i ka 20 vjet. Ne fund e kuptova qe ka mendu ne pervoj pune.
Unë jam bo optimist, se kështu mo nuk shkonë.
Bashkësia ndërkombëtare po lyp prej neve më shumë pilot-projekte. Na projekte kena, po ku mi gjet pilotat.
Dy penzionera ulur me nji bankë n`park, kur po kalojnë dy tinejgjerka tu “jogirat”. Po ngajnë ato, dhe cicat po ju shkojnë posht – nalt. A po t`bjen n`mend, qysh kena ngajt dikur pas qetyne – po perkujton rinin njani? Qysh nuk e mbaj n`mend? Vetëm kurqysh nuk po m`kujtohet pse – u pergjigj tjetri.
Po flasin dy shoqe: Burri jem ka qejf me dhez cigaren pas drekes mirë – po thot e para! Ani de, çka jan dy-tri cigare n`vitë – ja kthej e dyta?
Po zgjohët fëmija n`ora 4 t`mengjesit dhe po e lut nanen me ja tregu një prallë. Prit, loqka jeme, t`vjen baba, e na tregon te dyve.
Gruja po i ankohet burrit, cili punon n`termocentrall, qe nuk po e qet asnjëherë me dalë dika. T`nesërmen, pak pas ores 5 mengjesit, burri po ja mëshon me bërryl n`shtrat: Hajde, qu, a po vjen n`punë me mu.
Tipi tipkes me nji party: Po dukesh krejt si femra ime e tret! Po a, e sa femra i paske pas – po pyet tipka? Dy…..
Dy shoqe tu pergatit për dasmë: Po e veshi ket fistonin e ri, e ka dekollten shumë t`smut! Ani, qka po të duket – po pyet e para? Po, s`po di ….Qka, mos është shumë e dekolltune a – po insiston e para? S`po di qysh me t`thon….. Thujem bre, qka po te vjen keq, po a jena shoqe – a mos është e dekolltune shumë – kurqysh me marr përgjigje e para? A muj s`pari me t`vet diqka – po pyet pak si n`mare tjetra? Po more, lirisht – menxi po pret e para? Mos ki ti kime n`gjoks? Jo more, jo……
Vodoinstallateri po kërkon falje që ka ardh me vones t`madhe me një banes, ku ka shperthy gypi i ujit. Jo more, nuk ka problem – po thot i zoti shpis. Tu ju prit juve, ja nisa mi mësu fëmit me notu.
A e ke marr ARGETEN me veti? Po! Pasoshat, biletat? Po! A na duhet diqka tjeter? Jo!
Në hipermarketin MAXI, një burrë po i afrohet një femres bombastike: M`falni, por këtu diku m`ka humb gruja….. Ani, çka me bo unë, nuk e njoh – po arsyetohet femra? Kurgjo, kurgjo kishim mujt me bo pak muhabet……se gjeth kur nalna 10 sekonda me naj femer me cica si tuat, ajo menjiher paraqitet.
Po organizohet Sajmi i Automjeteve në Prishtinë. Nji vizitor i Sajmit po i afrohet menaxherit kompanisë cila i ka rentirat reth 1000 metra katror të hapësirës: Mirëdita…… m`falni po jam i interesuar për kët tipin e kerit sportiv me 16 ventilla….. M`falni zotëri, por nuk po kena hesap me shit kere të reja, po na po shesim vetëm kësi lule zbukuruese – po ja spjegon menaxheri. Lule zbukuruese po shitni? Qysh oshtë e mundur? Po pse gjeth kjo hapësirë, po çka janë gjeth këto kere në shtandin e juaj? Ashtu, keret i kena vetëm për dekor!
Sa mirë qe nuk jam zog, se m`kish dalë problem. Pse? Nuk di me fluturu!
Buri jem o ka ma bon jeten bajat, nuk po muj me jetu mo kështu. I kam hup 6 kille për shkak tine. Po pse s`po dahesh mo prej tine? Po pres ti hupi edhe ja tri kille!
Pranoje këshillën prej çdo njeriu, dhe mos e refuzo – (Fetare)
Prirja për gëzim e shpresë është lumturi e vërtetë, prirja për dëshpërim e frikë është fatkeqësi e vërtetë – (Gëte)
Puna vjen me kembe te arta.
Punen e sotme mos e ler per neser.
Qeni kur lehë na paralajmëron që mos t’i afrohemi. Ai që nuk lehe zakonisht përgaditet që të na kafshojë – (Zeki Bejtullahu)
Qente lehin, karvani shkon perpara.
Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.
Rruga e jetës është DREJTËSIA, mos u ndaj nga rruga për të hyrë në rrugica.
Ruaju flajëve të ndyta, dhe veprave të këqija – (Fetare)
Ruaju nga miku që bisedon me armikun tënd.
S`duhet me i shti hunte e me marre ere gjithkun.
S’ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia.
Sa më shumë që jepni, më shumë do të keni – (Lao Ce)
Shqiponja fluturon ne qiell, por folenë e bën ne tokë.
S’tundet mali nga debora.
Syri është një dritare e shpirtit.
Talenti krijohet në vetmi, karakteri në shoqëri – (Gëte)
Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë.
Të gjitha qeniet e gjalla përveç njeriut janë të vetdijshme, që qellimi kryesor i jetës është që ajo të shijohet.(Samuel Butler)
Të njohësh të tjerët është mençuri. Të njohësh veten është urtësia më e madhe. Ti imponohesh vullnetit të të tjerëve është forcë. Ti imponohesh vetes është forca më e madhe – (Lao Ce)
Të përsëriturit është nëna e të mësuarit – (Cajkovski)
Të vdesim kur vdekja është mjek yni.
Themel i një shteti është edukimi i të rinjëve – (Diogjen)
Thjeshtësia është bukuria kryesore e grave, se gjëndet shumë rrallë.
Thuaje atë që vlenë ose hesht – (Fetare)
Toskë e gegë- pemë nga një degë – (Gjirokastër)
Trathtia, pa marrë parasysh shkakun, prapëseprapë trathti është.
Tri gjëra janë më të bukurat ne jetë: pranvera, dashuria, dhe muzika.
Trimeria matet me zemer, jo me trup.
Trimi i mire me shokë shumë.
Trimi përmbahet, i ligu shpalon dobësitë.
Trupi shërohet me të punuar, mendja me të mësuar- (Naim Frashëri)
Tu flitet të tjerëve për të bërë mirë është një e mire më e madhe sesa të bëni vetë mirë. – (King Fu Ce)
Vdekja është e bukur, kur jeta është e shëmtuar – (Bah)
Veprat flasin më shumë se fjalët – (Angleze)
Vetëm puna i pengon njerëzit që të mos mendojnë për gjëra të këqija.
Vetmia është më e mirë se shoku i keq.
Vjehra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.
Xhelozia është krimbi i dashurisë.
Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi, shoku më i mirë libri.