Adnan Aliti-Festa e 7 Marsit ,dita e Mësuesit në Danimarkë -Tv emisioni.
7 Marsi, Dita e Mësuesit, në trojet trojet tona etnike dhe në diasporën shqipëtare shënohet si një ngjarje shumë e rëndësishme e kulturës shqiptare. Ajo na përkujton marsin e ndritur të vitit
https://vimeo.com/210606230
1887 , ku në në Korçë u hap shkolla e parë në gjuhën shqipe. Mësues dhe drejtor i parë i asaj shkolle ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash,kjo ngjarje ishte një fitore e madhe për popullin shqipëtar, pasi që, deri atëherë ,mbajtja e mësimeve në gjuhën shqipe, për shkak të pushtimit osman ,bëhej brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu që,nga ajo ditë 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit,si një ngjarje shumë e rëndësishme kulturore dhe historike e popullit shqipëtar.
Në ditët e sotme ,ne te gjithe se bashku kujtojmë mesuesit tone të parë që na mesuan 36 shkronjat e alfabetit tonë ,na mesuan ta duam dhe ta respektojmë atdheun.Na mesuan poezitë e bukura të rilindasve tanë të mrekullushëm ,ashtu që cdo fjalë dhe varg i tyne, ka mbetur e ngulitur thellë ne mendjet tona.Mësuesit tanë jane sjellur me shumë dashuri dhe respekt me neve, per té na mësuar sa më mirë por edhe na kanë kritikuar kur bënim gabime.Mesimet e mësuesve tanë ishin udhërrëfyes në rrugën tonë drejt pjekurisë dhe shkollimeve të më tutjeshme,një inspirues për te ardhmen tonë.Ato mesime na ndjekin edhe sot e kësaj dite,pasi që kemi aritur edhe në jetën tonë të pavarur.Prandaj ata meritojnë që sukseset tona të jetës t’ua dedikojmë pikërisht mësuesve tanë,të cilët në momentet e caktuara të fëmirisë tonë, trasuan rugët tona jetësore .
Mësuesit shqipëtar në çdo kohë kanë qenë jo vetëm mësues të arsimit,por në rradhë të parë ishin atdhetarë të mirëfillt me ideale të larta kombëtare,njerëz te emancipuar,fisnik, human dhe artiste te fushave te ndryshme. Cdo njeri nga ne , ka në zemër monumentin e mesuesit të tij të preferuar,andaj edhe unë,me shumë emocione kujtoj ditët e fëmirisë time në shkollën fillore në Tearcë,dhe padyshim kujtimit shkojnë te mësuesja jonë e dashur Meradije Ademi,e cila me shumë zell ,përgjegjësi dhe diciplinë ,na mësoi alfabetin tonë të dashur,dhe nga aty ,shumë e shumë mësime, të cilët ende i kemi në kujtime ,mësimet e së cilës më kanë ndihmuar në formimin dhe në shkollimin tim të mëtutjeshëm,për të cilën gjë e faleminderoj nga zemra dhe e cila e meriton një mirënjohje. Prandaj cdo njeri pavarsisht se cfarë profesioni ka sot, qoftë ai mjek,inxhinjer,ministër ,politikan , biznesmen apo punetror,duhet ta dijë se,edhe ai/ajo ka qenë dikur nxënës, ka patur perballë vetes Mesuesin apo Mesuesen që nuk e ka kursyer as kohën,as frymën,as pasionin,as jetën, për të furnizuar nxënësit me dije,atëdhedashuri ,kulturë dhe edukatë.
Për të mbajtur gjallë gjuhën,kulturën dhe traditat tona shqiptare,në diasporën shqiptare janë angazhuar një numër i konsiderueshëm i mësuesve ,të cilët punën e tyre të shejtë të mësuesit ,shpeshë e kanë bërë edhe në baza vullnetare.Kjo festë ,dedikuar mësuesve shqipëtar, me datë 10.03.2017 u shënua edhe në Danimarkë,në Shoqatën 97,ku ishin të ftuar mësuesit që mbajnë mësime në gjuhën shqipe këtu ,për të cilët kryesia e shoqatës 97 ishte kujdesur që të shpërndajë nga një mirënjohje për ta. Fjalën e rastit e mori edhe ambasadori shqipëtar në Mbretërinë e Danimarkës,z.Kastriot Robo,ndërsa tubimin e hapi bashkëthemeluesi i shoqatës 97 z. Enver Ameti.
Adnan Aliti
rtvzik.com