A KEMI RRUGE TJETER?!
Selim Ibrahimi-Gjate shekullit te XIX popujt e Ballkanit qe fituan pavaresine nga Perandoria Osmane u lidhen fuqishem me Kremlinin dhe Evropen.Qeverite e formuara kishin per qellim forcimin dhe krijimin e nje rendi te ri. Ne pas renies se perandorise, ngelem jashte ngjarjeve te asaj kohe dhe modernizimit qe kishte filluar ne Evrope dhe ne shtetet e pavaresuara.
Prandaj sot ashtu sic e kemi nisur do te ngelim pa rruge, pa investime te jashtme dhe pa teknologji.
Megjithate si nje nder idete qe sado pak do te krijonte lehtesi dhe integrim te shpejte brenda nesh do te ishte ndertimi i hekurudhes Prishtine- Prizren – Tirane – Durres, si nje zgjidhje strategjike qe do t’i mundesonte dalje me te lehte Kosoves ne te gjitha portet shqiptare.Nese nuk eshte utopike atehere
kjo do t’i sherbente kryesisht Kosoves per t’u lidhur me mire me BE dhe boten tregtare.
Po ashtu kjo do te rriste bashkepunimin tregtar mes dy shteteve dhe po ashtu do te sillte nje trend te ri. Aktualisht ‘Rruga e Kombit’ dhe e ‘Arberit’ jane projekte qe e plotesojne kete ide dhe i lidhin shume mire shqiptaret ne te gjitha anet e kufirit.
Sipas zhvillimeve te brendshme Tirana ,Prishtina largo Tetoven nuk posedojne mjete financiare per te mundesuar kete komunikim dhe ngritje te shpejte.
Ne fund pasi nuk jemi ne gjendje t’i bejme te gjitha punet vete atehere duhet kerkuar sponsore te jashtem dhe ombrelle sigurie nga fuqite qe jane ne gjendje te levizin politiken dhe ekonomine.Kombet keshtu apo ashtu zhvillohen dhe ecin perpapa!