Shkup, rikthehet dhuna nëpër autobusë

Incidentet në autobusët e Shkupit janë rikthyer dhe se policia mbrëmë ka regjistruar një incident të radhës rreth orës 22.00 në lagjen Aerodrom të Shkupit. 

Sipas policisë, një grup dhunuesish kanë ndërhyrë në autobusin numër 3 dhe kanë sulmuar dhunshëm udhëtarët.

MPB theksoi se një grup të rinjsh kanë ndaluar autobusin në një stacion kalimtar dhe se më pas kanë hyrë brenda dhe kanë rrahur udhëtarët.  Në këtë incident lëndime më të mëdha ka pësuar V.T, 24 vjeçar nga Shkupi.

Policia nuk ka dhënë hollësi mbi identitetin dhe përkatësinë etnike të personave të përfshirë në këtë incident dhe viktimave.