Leonora Jakupi: Adelina te mos kerkoje fame ne kurrizin tim
Nuk e ka pritur mirë Leonora Jakupi thashethemin e përhapur në shtyp se mes saj dhe Adelina Ismajlit, me të cilën dikur është rrahur, do të kishte një duet së shpejti, gjë që nënkuptonte se mes dyshes së famshme gjërat ishin sheshuar. “Nga ajo çika, Adelina, unë kërkoj që të mos merret shumë me emrin tim, sepse ajo e ka treguar veten, ne kemi pasur njëherë një duel fizik me të. Ka forma dhe mënyra të tjera që t’i bëjë vetes reklamë, e jo me emrin tim. Ne e kemi kryer me të duelin fizik, tjetër duel me të nuk pres”, – ka thënë Leonora në një prononcim për mediat. Duke iu përgjigjur pyetjes se a e kishte idenë e lajmit që qarkullonte, Leonora ka shtuar se nuk merret as me mediat, e as me Adelinën. “As në ëndërr nuk e kam pasur një projekt të tillë me Adelinën, por më duket se asaj nuk i ka mbetur tjetër mënyrë për të qenë ende prezente në media, veçse të kapet me emrin tim”. Së fundmi, Leonora ka thënë se po ecën para me karrierën duke u marrë me projekte të reja muzikore, ndërkohë që Adelina nuk është prononcuar ende.